Vendburimet e naftës i jepen kompanisë që ka borxhe ndaj shtetit shqiptar

June 7, 2018 21:59

Vendburimet e naftës i jepen kompanisë që ka borxhe ndaj shtetit shqiptar

Koncesioni i fituar nga TransOil Group për 3 vendburimet e naftës, Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë, ka një sërë shkeljesh proceduriale, financiare por edhe konflikt interesi, krahas faktit që ka lidhje të errëta me rusët.

E përfaqësuar në Shqipëri me kompaninë Visoka Oil Corporation, TransOil Group rezulton të jetë debitore ndaj Albpetrol me rreth 7 mijë ton naftë, e barazvlefshme me 2.5 milion dollarë si dhe detyrime të prapambetura në vlerën e 700 mijë dollarëve.

TransOil group e ka krijuar këtë borxh nëpërmjet vendburimit të naftës në Visokë, në afërsi të Ballshit, të cilën e shfrytëzon që prej shkurtit 2012.

Ky borxh ndaj Albpetrol, automatikisht duhet ta skualifikonte këtë kompani, e jo më ta shpallte fituese.

Albpetroli i hoqi vendburimin e naftës shoqërisë Phoenix, atë të Amonicës, sepse krijoi një borxh prej 1500 ton naftë, e barazvlefshme me 100 mijë dollarë, pra 32 herë më pak se kompania TransOil Group e cila vijon të ketë vendburimin e Visokës, por mbi të gjitha ka përfituar edhe 3 vendburime të reja.

Kjo krijon një precedent të rrezikshëm në pasigurinë e marrëveshjeve hidrokarbure mes shoqërive të huaja dhe shtetit shqiptar.

Pak kohë më parë, ish drejtori i AKBN-së, vuri në dijeni Ministrin Gjiknuri për problemet që kompania TransOil Group po i sillte buxhetit të shtetit, nëpërmjet shfrytëzimit të vendburimit në Visokë.

Ndërsa në shkurt të 2018-s, AKBN i tërhoqi vëmendjen TransOil Group që të respektojë marrëveshjen për vendburimin e Visokës, ose në të kundërtën do t’i revokohej licenca.

Një tjetër kriter i shkelur nga kompania Transoil Group është pagesa ndaj Albpetrol për të blerë Paketën e të Dhënave, një kriter ky i vendosur përpara se të zhvillohej gara koncesionare.

Por, sipas një transaksioni bankar të siguruar nga “Të Paekspozuarit”, Transoil Group e ka kryer këtë pagesë në datë 4 prill 2018, pra, 5 ditë pasi ishte shpallur fitues. Me gjasë, fatura është futur brenda në dosje nga zyrtarë të Albpetrol, pasi në datë 30 mars 2018, Transoil Group i kishe dorëzuar të gjitha dokumentet, përveç pagesës.

s.a/dita

June 7, 2018 21:59
Komento

4 Komente

  1. Arben June 8, 08:10

    Te na rroje partia

    Te na rrojne shoket Edver DHE lalidhjer

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 8, 10:10

    jepi sali jepi!!
    prit dhe pak sa të vijë ed rama në pushtet dhe do të shohësh se si do të ndryshjnë gjërat!!të gjitha këto ndyrësira që bën ti,ai ka për ti anulluar!!
    në burg e ke vëndin!!antishqiptar i ndyrë!

    Reply to this comment
  3. info analitike June 8, 20:43

    Ku jane shoket e partise qe nuk ndihen per keto mrekulli rilindjote?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*