Vendet e Quintit: Dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë menjëherë

August 13, 2019 14:40

Vendet e Quintit: Dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë menjëherë

Ambasadat e pesë vendeve fuqive perëndimore në Prishtinë, ajo e SHBA, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rifillojnë menjëherë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin çdo veprim, që pengon marrëveshjen përfundimtare.

Në një komunikatë të përbashkët lëshuar të martën, shtetet e Quintit deklarojnë: “Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”.

Në deklaratë, këto vende theksojnë edhe angazhimin e tyre për të vazhduar procesin e dialogut, duke nënvizuar se dialogu kalon nga dy dëshira për kompromis: “ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”.

Në vijim, në këtë deklaratë nënvizohet se vendet e Quint-it “janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët”, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët në çfarëdo mënyre.

Aktualisht procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

e.ll./dita

August 13, 2019 14:40
Komento

2 Komente

  1. igor August 13, 21:21

    Or fashistet e Evropes pse veproni keshtu ndaj Kosoves per taksen ,por nuk flisni per gjenocidin Serb ndaj Shqiptarve 13000 te vrare pa faj 20.000 gra te dhunuara e disa te zhdukur per kesoj gjerash nuk flet bota

    Reply to this comment
  2. Lili August 14, 14:46

    Dmth Serbia vetem nje premtimsi kushtezim! Po ku keni pa keshtu ju te Quintit! Serbia te njohe kosoven e asgje ma pak! Deri kur do te shantzhohemi per hater te Serbise? Deri kur do mbani instabilitetin per hater te Serbise? Derisa te vdese serbi i fundit, te jemi peng pa asnje vlere per ju?
    Pffff !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin