“Vendet e rezervuara”, Vasili: Ekziston mundësia e gjetjes së konsensusit

June 13, 2016 14:02

“Vendet e rezervuara”, Vasili: Ekziston mundësia e gjetjes së konsensusit

Propozimi i demokratëve për formulën e “vendeve të rezervuara” për emërimin e Këshillave të gjyqësorit dhe prokurorëve ka dominuar të gjithë diskutimin mes aleatëve qeverisës Ilir Meta dhe Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, delaroi pak orë pas takimit në Kryeministri se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të gjetur konsensusin mbi këtë pretendim të vetëm të opozitës.

Vasili tha se Meta e informoi Ramën dhe lidhur me takimin e një ditë më parë me kreun e PD-së, Basha.

Vasili: Meta informoi kryeministrin Rama lidhur me takimin më të fundit një ditë më parë me Bashën dhe krahas informacionit që ka të bëjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me procedurat parlamentare tepër të rëndësishme që duhen respektuar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, informoi dhe për pretendimin e vetëm që Basha ngriti lidhur me miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi.

June 13, 2016 14:02
Komento

1 Koment

  1. Like-Mona Floriri June 13, 14:29

    Filliuan hajdutet te nxjerrin kokat. He more legenat e shpk LSI juve ju nuk e doni Reformen me shume nga Saliu po jeni te kenaqur qe i ka dal ai per zot dhe ju beni te “ndershmin”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*