Vendet ku do të shijoni ushqimet më të mira në botë

September 14, 2018 15:07

Vendet ku do të shijoni ushqimet më të mira në botë

Ja cilat janë 10 qytetet ku do të gjeni ushqimet më të mira në botë.

Roma 
Një vakt i mirë romak lidhet me historinë dhe lashtësinë e këtij vendi. Makaronat dhe picat janë dy nga elementët karakterizues të kësaj tradite. Nëse jeni duke kërkuar një nga qytetet italiane për të kaluar një fundjavë , ja ku është zgjidhja, Roma është vendi ideal për të kaluiar kohë perfekte  dhe ushqimin e shijshëm.

New York 
New York-u është konsideruar gjithmonë si vendi në të cilin kuzhina është në një tjetër nivel. Kjo si pasojë e kuzhinave në të cilat ju mund të shijoni ushqimin kur është ende duke u gatuar. I gjithë procesi do të jetë një nga pikat që do të shijoni më tepër.

Paris
Një nga cilësitë më të mira të qytetit brilant të Parisit është kuzhina,  ku mund të gjesh larmi, shije dhe ngjyra nga më të ndryshmet në një vakt të shijshëm. Sigurohuni që mos të humbisni një udhëtim në këtë qytet.

Tokio
Tokio në të vërtetë ka më shumë shije dhe ngjyra në kuzhinë se kudo tjetër, duke nisur nga sushi tradicionale, ramen apo katsu. Sigurisht nuk do të mungojnë ëmbëlsirat si okomiyaki.

Madrid
Historia e Spanjës lidhet ngushtë edhe me kuzhinën e saj, plot shije, ngjyra dhe krijime të këtij populli, do iu shoqërojnë në ditët e bukura të verës. Një vakt në Madrid do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj dhe do të detyroheni të ktheheni sërish aty.

Lima, Peru
Nuk mund të mos udhëtoni drejt Perusë dhe të shijoni një nga pjatat karakteristike të këtij vendi, një peshk i shoqëruar me limon, erëza të shumta e të ndryshme tipike të kësaj zone.

Londër 
Në Londër do të mund të gjeni një larmishmëri të shijeve, të kuzhinave të ndryshme të gjtihë botës. Mund të shijoni shije nga mbarë bota dhe të mbeteni të kënaqur në këtë qytet ku historia, lashtësia dhe jeta modern mund të ndërveprojnë në mënyrën më të mirë.

M.H/ Dita

September 14, 2018 15:07
Komento

1 Koment

  1. intelektuali September 14, 23:42

    Me ushqimin famoz plot me hormone te Londres dhe te New Yorkut e qate fare o gazeta DITA, qe keni renditur qytetet famoze te Botes ku gatuhet me keq se ne cdo vend tjeter dhe i gjithe ky shkrim me fotografi mbreselenese ku nje pjate ordinere e ka cmimin 100 euro e larte:

    ESHTE SI NJE PROPAGANDE ENVERISTE PER KATUNARE DRU ME PRE.

    sepse:

    Ejani tek Tajvani qe te hani ushqimin me te shijshem, me te mire dhe me te lire ne Bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*