Vendet ku duhet të lini bakshish dhe sa. Në Shqipëri duhet të…

November 16, 2017 15:05

Vendet ku duhet të lini bakshish dhe sa. Në Shqipëri duhet të…

Lënia e një pagese shtesë mbi atë të vendosur në faturë në thelb është një vlerësim për cilësinë e shërbimit të ofruar. Por, në disa vende kjo rezulton të jetë fyese.

Lërini bakshish një kamerieri japonez dhe ai do të fyhet. Mos i lini një kamerieri amerikan dhe do të merrni të njëjtin rezultat.

Një ‘shpërblim’, shuma e paguar në krye të faturës aktuale, i jepet drejtpërdrejt stafit të restoranteve dhe bareve, taksistëve, punonjësve të hoteleve dhe ndonjë personeli tjetër shërbimi.

Pra, ku duhet të lini bakshish dhe sa? Kjo hartë do t’ju mbajë larg ‘problemeve.’

Lejla: Mos ua lini bakshishin në sy të njerëzve, rrezikoni t’i fyeni. Kjo vlen për vende si Japonia, Koreja e Jugut, Gjeorgjia dhe Islanda.

Blu e lehtë: Mos ua lini bakshishin para syve të njerëzve, do t’i habisni apo hutoni ato. Ata madje mund të bëjnë përpjekje për kthimin e parave tuaja, duke krijuar një situatë të sikletshme. Kjo mund të ndodhë në Peru, Bolivi, Spanjë, Kazakistan, Mongoli dhe Tajlandë.

Blu e errët: Mos lini bakshish, nuk e pranojnë. Mund të reagojnë shumë keq. Kjo ndodh në Kinë, Iran, Finlandë, Norvegji,   Danimarkë, Holandë, Belgjikë, Zvicër, Kroaci, Mongoli dhe Tajlandë.

Jeshile e lehtë: Përthyerja e faturës është një mënyrë e mirë për të lënë një bakshish të vogël, por kjo nuk pranohet në këto vende: Angli, Portugali, Gjermani, Republikën Çeke, Bosnjë dhe Suedi.

Jeshile e errët: Përthyerja e faturës pritet në Francë, Itali, Hungari, Greqi dhe Letoni.

E verdhë e lehtë: Ju mund të lini një bakshish 5-10%, por nuk mirëpritet. Kjo ndodh në shtete si Ekuador, Argjentinë, Austri, Shqipëri, Turqi dhe Indi.

E verdhë e errët: Mund të lini 5-10% bakshish në Slloveni, Rumani, Lituani dhe Rusi.

Portokalli: Nëse lini bakshish, planifikoni rreth 10 për qind. Por mos u ndjeni të detyruar. Ky është rasti në Kolumbi, Sllovaki dhe Estoni.

Portokalli e errët: Mund të lini 10% bakshish në Kubë, Uruguai dhe Bullgari.

Rozë: Mund të lini 10-15% bakshish, por nuk mirëpritet në Serbi.

E kuqe: Mund të lini 10-15% bakshish në shtete të tilla si Kanada, Meksikë, Kili, Poloni, Ukrainë, Egjipt dhe Armeni.

E kuqe e errët: Lini rreth 15-20% bakshish në Shtetet e Bashkuara./ Scan

November 16, 2017 15:05
Komento

1 Koment

  1. Mark .U.K November 17, 09:40

    Pse e thuani ne turqisht bakshish,thuajeni ne shqip ja jep per qef.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*