Vendet me pasaportën më “të fortë” në botë për vitin 2019

July 6, 2019 11:24

Vendet me pasaportën më “të fortë” në botë për vitin 2019

Ka qenë një garë që quhet pasaporta më e fuqishme në botë, me të tre konkurrentët kryesorë në Azi.

Në gjysmën e dytë të vitit 2019, Japonia dhe Singapori kanë mbajtur pozicionin e tyre si pasaporta më miqësore në udhëtim në botë, ndërsa Koreja e Jugut ka rënë në vendin e dytë.

Kjo renditje bëhet nga Indeksi i Pasaportave të Henley, e cila periodikisht mat aksesin e dokumenteve të udhëtimit të secilit vend, shkruan Skan.

Dr. Christian H. Kaelin, kryetar i Henley & Partners dhe krijuesi i konceptit të indeksit të pasaportave, thotë se: “Me disa përjashtime të dukshme, renditjet më të fundit nga Indeksi i Pasaportave Henley tregojnë se vendet në mbarë botën po rrisin gjithnjë e më shumë numrin e aprovimit të vizave në mbarë botën dhe që është një hap vendimtar për përparimin ekonomik dhe social. ”

Pasaportat më të mira për të mbajtur në mes të vitit 2019 janë:

Japonia, Singapori (189 destinacione)

Finlanda, Gjermania, Koreja e Jugut (187)

Danimarka, Italia, Luksemburgu (186)

Franca, Spanja, Suedia (185)

Austria, Holanda, Portugalia, Zvicra (184)

Belgjika, Kanadaja, Greqia, Irlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (183)

Malta (182)

Republika Çeke (181)

Australia, Islanda, Lituania, Zelanda e Re (180)

Letonia, Sllovakia, Sllovenia (179)

 

b.b/dita

July 6, 2019 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim