Vendi më i lumtur në botë? Norvegjia!

March 20, 2017 22:19

Vendi më i lumtur në botë? Norvegjia!

Norvegjia, e pozicionuar në vendin e katërt vitin e kaluar, eklipson Danimarkën (2) e pasuar nga Islanda dhe Zvicra, sipas klasifikimit 2017 të “World Happiness Report”, publikimi i këtij raporti përkon me Ditën Botërore të Lumturisë, e vendosur nga OKB-ja dhe që përkujtohet më 20 mars.

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg përballë një klime pasigurie për zgjedhjet legjislative në shtator, përshëndeti sot në mëngjes këtë vlerësim mjaft pozitiv.

« Edhe pse jemi tashmë në krye të klasifikimit, duhet të vijojmë t’i kushtojnë një prioritet të veçantë kujdesit për sëmundjet mendore dhe për të përmirësuar eçurinë e zhvillimit të fëmijëve dhe të rinjve pasi shumë prej tyre janë ende në vështirësi », u shpreh ajo në Facebook.

Finlanda (5), Holanda (6), Kanada (7), Zelanda e Re (8), Australia dhe Suedia të barabartë në vendin e nëntë, kompletohet klasifikimi i 10 vendeve ku banorët shprehen se ndihen mjaft të lumtur.

Synimi i këtij raporti vjetor është për të pasqyruar mirëqënien e popujve përtej  treguesve ekonomikë dhe të mundësojë përfshirjen e këtij kriteri në statistikat publike.

March 20, 2017 22:19
Komento

3 Komente

  1. asd March 20, 23:19

    Mund te jene te lumtur, por nuk shoh njeri te lahet ne det.

    Reply to this comment
  2. kolonizimi March 20, 23:32

    Ku eshte usa?????

    Reply to this comment
  3. Adih March 21, 00:15

    Nga OSLO qe ndodhet ne jug e deri ne Veri te Norvegjise ,distanca eshte me e madhe ( Km) se sa Oslo_ Rome Itali . Jane edhe me Rusi ne veri komshinje 142 Km. E permenda kete mbasi Norvegjezet , fill mbas luftes se dyte boterore ,paten friken e diktatures Ruse te Stalinit ,ku ne 45 firmosen per te qene ne NATO. E permenda kete se e kam degjuar nga nje minister ,personalisht Norvegjez ,jemi penduar qe u inkuadruam ne Nato, se pagojme takse, Por tani eshte teper vone dhe me keqeardhje nuk ka kthim mbrapsht te kesaj takse ,duhet te pagohet.. ,Kurse Saliu na mburret ???!! Ka me pak se 5 mil banore . Nafte dhe gaz me shumice te madhe ,gjetur ne 1972 . .,kurse per peshkun furnizon Amerike , Kanada , Europe e Rusi.Eshte prodhuesja nr nje ne bote i vait te peshkut .Kane investuar shume per spitalet ,ku robotat ,i marin carcafet i hipin ne ashensor dhe i lajne ne bodrumet e spitalit ,njekohesisht ,deri tek pjatat e ushqimit behet komplet nga robotet. Nuk e kam besuar ,por kur i kam pare jam shokuar ..Rrogat jane dy here me te larta se ne shtetet e zhvilluara te Europes dhe natyrisht eshte shtrenjte.Nuk gjen Norvegjez te punojne per hall jashte Norvegjie ,por ka shume Suedez ,Gjermane etj qe punojne ne Norvegji . Eshte nje vend jashtezakonisht i bukur e me njerez te qete . Norvegjia nuk ka pranuar te inkuadrohet ne EU ,per efekt te mos pagimit te taksave ose ndihmave.,por ka bere nje bashkepunim ,ku qytetari i KE nuk ka probleme punesimi .Kam qene me dhjetra here ne Norvegji . Me hyrjen ne EU te polonise ,kane vershuar kohet e fundit shume polalake.Kurse me vjen keq per Shqiptaret e mjere ,Dihet qe mos inkuadrimin ne BE eshte dhurate e banditeve neokomuniste keto 26 vite rjesht. Shkoni o derra thithni eren e corapeve te Lulit dhe te Saliut te cadra ,perballe kryeministrise .Norvegjia e
    ka korupsionin 0% Dhe arsyeja nuk eshte se jane ministrat te ndershem ,por eshte parlamenti qe i ka bere ligjet , sidomos per tenderat , ne ate menyre, sa edhe Saliu ,zeni e Meta te shkojne ministra , nuk kane shancin me te vogel te abuzojne . Dhe Norvegjezet (populli ) eshte mirenjohes parlamentit , per keto mbrekullira ligje te repta kunder abuzimit , qofte edhe me te vogel e te pa perfillshem . anti korrupsion qe ka bere . Po te doje Edver Rama dhe Like Floriri, une ja sjell ligjet parlamentit e shtetit shqiptar .. ,Norvegjezet nuk jane xheloze ,ti falin keto ligje…Po ja u them me sigurine me te madhe ,ku buxheti i shtetit eshte aq plot me para ,sa te mos punohet fare ,dhe te jete standarti si tani ,Norvegjezet e shtyrin 300 vjet . Jam i sigurte e mos me kundershtoje njeri ketu per kete teme . Me lini rehat ,do iki tani , se kam dezhurn tek cadra anti zhvillim perballe kryeministrise , turni i trete ,ku kam mare dominote me vehte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*