Vendi vakant për deputetin e PD-së, ja cili deputet e refuzoi postin e Kadelit në KQZ

July 19, 2017 09:05

Vendi vakant për deputetin e PD-së, ja cili deputet e refuzoi postin e Kadelit në KQZ

Do t’i kalojë një tjetër kandidati mandati i të ndjerit ish-deputet i Partisë Demokratike, Gjovalin Kadeli, i larguar prej saj për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Edhe pse mandati i ish-deputetit skadon ligjërisht në muajin shtator, Kuvendi ka njoftuar vakancën në KQZ dhe ky institucion pritet t’i japë Partisë Demokratike një mandat në Lezhë.

Kadeli ishte numri 5 i PD-së në Lezhë dhe pasuesi i tij në listë është Artan Bushi.

Ndërkohë që Bushi, në një shkresë drejtuar KQZ-së, ka refuzuar marrjen e mandatit që është i vlefshëm për një muaj. KQZ ka vijuar me pasuesin e listës së zgjedhjeve të 2009-ës, duke ia propozuar këtë mandat kandidatit të 7-të në listë që është Zef Maçi.

Ky i fundit rezulton të jetë dënuar në vitin 2001 për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, i dënuar me 5000 lekë gjobë, por sipas KQZ nuk e pengon të marrë mandatin e Gjovalin Kadelit.

 

July 19, 2017 09:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*