Vendi ynë i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale

Edlira Shehu March 17, 2014 08:58

Vendi ynë i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale

Krahu i lirë i punës në venditn tonë dëshmon dhe një tjetër tregues negativ, kemi pagat më të ulëta në rajon. E flasim si mundësi të mirë në thithje të investitorëve të huaj këtë mundësi, por tej punësimit që afrohet niveli i pagës dhe si pasojë standardi i jetesës mbeten të ulëta. Studimi më i fundit i Open Data Albania mbi nivelin e pagës minimale në vend, në Ballkan dhe në vendet e tjera të Europës, referuar në burime zyrtare, tregon se niveli i pagës minimale në vendin tonë është shumë i ulët. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë renditet i fundit pas Kosovës.

Shteti më i ri i Ballkanit aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 euro në muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170 euro në muaj. Ndërkohë që në vendin tonë, paga minimale është 22 mijë lekë, ose afërsisht 157 euro në muaj dhe nuk ka ndonjë diferencë sipas grupmoshave, ashtu sic e aplikon Kosova. Dallim tjetër bën Maqedonia, ku paga minimale në këtë vend vendoset sipas sektorit të punësimit, ku paga minimale më e ulët është 178 euro në muaj.

Vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit dhe vendit tonë. Krahasuar me këto vende, sërish Shqipëria renditet ndër të fundit. Pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 1921 euro në muja. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe. Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 euro ora për 48 orë pune në javë. Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 euro në muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare.

Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. 

Edlira Shehu March 17, 2014 08:58
Komento

1 Koment

  1. Lejleku March 17, 09:34

    Prandaj dhe 50% te pasurise kombetare ne vlere monetare e disponojne vetem 5% e popullsise . Kjo eshte politike LARGPAMESE E QEVERISE SE KALUAR e cila per vehte ish ne evrope bile ne Luksenburg me Jozin ne krye qe i dukeshin rruget tona me te mira se te Xhermanise dhe te Frances.!!!!
    Ky lajm na ben te ndihemi shume te fyer nga lideret tane delitante e mosperfilles ,bashibozuke e hajdute ,si dhe per te gjithe ata qe hiqen eksperte te ekonomise Shqiptare qe marrin pare me thes per vehte e kane shpikur *Hudhren*.
    Qeveria e re e ka ne plan nje rishperndareje te te ardhurave ne menyre te drejte dhe duhet ta beje se jo te gjitha leket qe kane fituar Biznesmenet ju takojne atyre nga ky fakt….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*