Vendimet/Sali Berisha futi 640 mijë ton mbetje në Shqipëri

October 2, 2016 10:24

Vendimet/Sali Berisha futi 640 mijë ton mbetje në Shqipëri

Gjata 12 viteve të fundit, nga të gjitha qeveritë, ka pasur tentativa për t’i hapur rrugë importimit të mbetjeve të Evropës në Shqipëri. Por, dokumentet tregojnë se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, me firmën e tij, ka mundësuar importimin e qindra mijërave ton mbetjeve në Shqipëri, me qëllim riciklimi, djegie, groposje apo hedhje në det.
I vetëdijshëm se me humbjen e pushtetit, ligji i vitit 2011 mund të rrëzohej, Sali Berisha, gjatë dy viteve të fundit në pushtet, nxitoi të autorizonte futjen e mijëra ton plehrash në vend. Në 25 gusht të 2012, Berisha ka autorizuar importimin e 25 000 tonë mbetjesh metalike të aluminit në Shqipëri. Mbetjet do të vitin nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Po në 25 gusht të 2012, ish-kryeministri ka autorizuar shoqërinë “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e 4 500 ton mbetjesh të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Mbetjet do të vitin nga vendet e BE.
Po ashtu, Berisha ka autorizuar importimin në Shqipëri të 7 mijë tonë mbetjesh metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Mbetjet do të importoheshin nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.

600 mijë ton
Vitin që është miratuar ligjit, Berisha ka autorizuar shoqërinë “Kurum Internacional”, sh. a., për importin 600 000 ton mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Mbetjet do të importoheshin nga Serbia dhe Bullgaria.

Po ashtu, në 18 prill të 2013, ish-kryeministri ka marrë një tjetër vendim për importin e mbetjeve. “Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në vendim.

Nxitimi para zgjedhjeve
Vetëm disa muaj para rotacionit politik në 2013, pikërisht me 7 gusht 2013, Berisha ka autorizuar shoqërinë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit nga Greqia. Sipas vendimit, shoqëria mund të importonte 600 ton mbetje në vit.

Edhe pse sot i penduar dhe kokulur para shqiptarëve, po atë ditë, Sali Berisha ka autorizuar shoqërinë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k. për importimin e 2000 ton mbetje të polietilenit nga Italia. Vendimet janë marrë në një kohë kur Aleanca Kundër Importit të Plehrave kishte nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi kombëtar dhe në një kohë kur Edi Rama kishte paralajmëruar se vendimi i tij i parë si kryeministër do të ishte rrëzimi i ligjit të qeverisë Berisha i vitit 2011.

Vendimi i qeverisë Berisha, mbetjet që importohen
Mbetje dhe kthime të gizës së derdhur.
Mbetje dhe kthime të çeliqeve të lidhur.
Mbetje dhe kthime të gizës dhe çelikut të kallajisur.
Mbetje dhe kthime të tjera ferrike.
Mbetjet dhe kthimet e bakrit;
Mbetje dhe kthime te nikelit;
Mbetje dhe kthime te aluminit;
Mbetje dhe kthime plumbi;
Mbetje dhe kthime zinku;
Mbetje dhe kthime kallaji;
Shufra të forta zinku;
Dioksid silici në forme të ngurtë.
Qelq i thyer dhe mbetje dhe mbeturina të tjera.
Fibra prej qelqi dhe artikuj prej tyre (mbetje).
Mbetjet prej etilenit, stirenit, vinil kloridit.
Karton i trashë i pazbardhur apo prej letrës.
Karton tjetër i bërë kryesisht prej brumit kimikte.
Letër apo karton i rikuperueshem (mbetje dhe kthime).
Veshje të përdorura dhe artikuj të tjerë veshje.
Tallash, mbetje dhe kthime të drurit.

Vendimet e Berishës për importin e plehrave
VENDIM Nr. 488, datë 25.7.2012
Autorizimin e “RAMETAL” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet është 25 000 ton. Mbetjet importohen Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

VENDIM Nr. 489, datë 25.7.2012
Autorizimin e “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e mbetjeve të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Sasia e mbetjeve të polietilenit është 4 500 ton. Mbetjet importohen nga vendet e BE.

VENDIM Nr. 672, datë 3.10.2012
Autorizimin e “ZODIAC” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve është 7 000 (shtatë mijë) ton. Mbetjet do të importohen nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.

VENDIM Nr. 929, datë 21.12.2011
Autorizimin e shoqërisë “Kurum Internacional”, sh. a., për importin e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Sasia e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut, që importohet sipas kodeve të referuara është 600 000 tonë. Mbetjet importohen nga Serbia dhe Bullgaria

VENDIM Nr. 331, datë 18.4.2013
Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian.

VENDIM Nr. 673, datë 7.8.2013
Autorizimin e shoqërisë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, 600 tonë në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Greqisë.

VENDIM Nr. 653, datë 7.8.2013
Autorizimin e shoqërisë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve që importohet është 2000 (dy mijë) ton në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Italisë./Shqiptarja.com

252040
October 2, 2016 10:24
Komento

10 Komente

  1. intelektuali October 2, 11:03

    SALI BERISHA ESHTE VARKARI I FAMILJES HOXHA DHE PJELLA ORIGJINALE E ENVERIT

    prandaj:

    Edhe PENDIMI i tij fals eshte vetem mashtrimi i radhes si mashtrimet e Enver Hoxhes kur spjegonte deshtimet e tij te njepasnjeshme ne drejtimin e shtetit me parrullen bolshevike:

    BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BEJ UNE!

    Kete parrulle enveriste e ka pervehtesuar edhe Edi Rama qe e ka mesuar ne rinine e tij nga daja Spiro Koleka kur deshi t’u shese shqyptareve Armekt Kimike te Putinit dhe Asadit si KARAMELE bmiresie, ashtu sic e kishte mesuar mire edhe Saliu ne Palestrat e Sigurimit te Shtetit per te vrare, vjedhur dhe mashtruar njesoj si shefi i tij Enver Hoxha.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit October 2, 12:29

      Po ti o nastralesh i kujt je?
      Po ti o nastralesh me cilin je?
      Me Ameriken( a e mban mend çfare shkruajte per Obamen dhe Klintonin) jo, me Rusine jo, me kinen jo.
      Do me thene o nastralesh ti sub koshience je Enverist!

      Reply to this comment
    • Bond October 2, 15:28

      Lere Enverin se eshte personalitet, por merru me keta aguridhet ordinere te katrahures ‘anti-kumuniste’ (kupto: anti-shqiptare) serbo-amerikane te viteve 1989-1991…

      Reply to this comment
  2. intelektuali October 2, 11:04

    SALI BERISHA ESHTE VARKARI I FAMILJES HOXHA DHE PJELLA ORIGJINALE E ENVERIT

    prandaj:

    Edhe PENDIMI i tij fals eshte vetem mashtrimi i radhes si mashtrimet e Enver Hoxhes kur spjegonte deshtimet e tij te njepasnjeshme ne drejtimin e shtetit me parrullen bolshevike:

    BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BEJ UNE!

    Kete parrulle enveriste e ka pervehtesuar edhe Edi Rama qe e ka mesuar ne rinine e tij nga daja Spiro Koleka kur deshi t’u shese shqyptareve Armet Kimike te Putinit dhe Asadit si KARAMELE bmiresie, ashtu sic e kishte mesuar mire edhe Saliu ne Palestrat e Sigurimit te Shtetit per te vrare, vjedhur dhe mashtruar njesoj si shefi i tij Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  3. Gazeta 24/1 October 2, 11:09

    O SaliQëni, mos e befsh piken e ajrit, ti qe je bere gangrena e ketij vendi.
    O katran me boje, u plake por nuk u lodhe duke i bere gjemen shqiptareve. Zoti, qe ti i pafe e permend kur uron “Zoti e bekofte Shqiperine”, me ate goje te ndyre qe shan edhe ne parlament me fjalet me te ndyra, qe nuk i perdor as nje rrugac, do te ta beje gjyqin. Zoti vonon, por nuk harron. Ne zjarrin e ferit do te perfundosh, si vrases, si mashtrues, si i pabese dhe i pafe.

    Kur shikon këtë manipulues te llahtarshem shqipfoles, qe pergjerohet per ”sovranitetin”(renegati qe shiti detin e shqiptareve te greku!), ”Kushtetuten”(antishqiptari qe e ka anatemuar dhe nuk e votoi kurre!), si dhe per ”te drejtat e njeriut”(qëni i luftes qe vrau ne Gerdec dhe para kryeministriae), habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te kesaj ”mostre” nuk paskan kufi…….. . Edhe ”diktatori me i eger i Europes” duket amator ne kete ”art te piset”, krahasuar me kete ”manjak paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE.

    Per ata qe skane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.
    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti, këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):
    -Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    -Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.
    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet(por vetem per bastardet), mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per Tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia do te vendoset. Minjte po dalin nga “galeria”. I uroj “mareshallit antishqiptar” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.
    Me pas, ky i pa fe, ka gjyqin e fundit, para Zotit.

    Reply to this comment
  4. Eduarti October 2, 12:18

    Rama ne fillim te qeverisjes hiqej me i mire se Sala. Tani po kerkon te binde popullin se nuk eshte ndryshe nga Sala. Kete gje populli po e sheh perdite pa pas nevoje t’ja tregojne mediat e Rames. Se Sala dhe Rama jane bajga te dala nga nje bythe. Bytha e Nexhmijes. Nuk ben hajer ky vend me bajgat e saj. Bajgat plehra duan qe te mos dallohen qarte.

    Reply to this comment
  5. Darius October 2, 20:28

    O Thanas mos qep thas….
    Shume mire ka bere jo 640.000 po 6 miliarde duhej te sillte.
    Kur ka qorra,dhe media qe bejne lajmin tani sikir ju jane prekur telat a mandolines,shume mire ben dhe Saliu dhe Edi,dhe une po te isha me keto dele popullore gazetareske do kisha sjelle 6 trilione.
    Me mire Plera me shumice sesa Plera me Pakice!!!!

    Reply to this comment
  6. kris 1 October 3, 04:26

    Paska qene ne nje mendje me Ramen qe e ka ditur dhe ka heshtur

    Reply to this comment
  7. anticensurë 25642654 October 3, 08:41

    sado të ketë sjellë saliu nuk jushtifikojnë sjelljen nga rama!!
    mos hani mut kot!!
    nëse dikush është i ndyrë!?nuk do të thotë se shoku i tij po u lag nga shiu është pastruar!!
    berisha është kriminel dhe rama të tillë na e paraqiti!!i dhamë votat dhe si shpërblim ai po bën të njëjtat krime si berisha!!
    nëse ato që bëri berisha ishin krime,sipas ramës,atëherë rama ose duhet të kërkojë falje,të përgënjeshtrojë thënjet e tij të para 3 vjetëve, për ato që ka thënë kundër berishës,ose të mos bëjë të njëjtat veprime kriminale si berisha!!
    dhe njëherë krimet e berishës nuk mund të jusitfikojnë krimet e ramës!!

    Reply to this comment
  8. anticensurë 25642654 October 3, 14:32

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
    sado të ketë sjellë saliu nuk jushtifikojnë sjelljen nga rama!!
    mos hani mut kot!!
    nëse dikush është i ndyrë!?nuk do të thotë se shoku i tij po u lag nga shiu është pastruar!!
    berisha është kriminel dhe rama të tillë na e paraqiti!!i dhamë votat dhe si shpërblim ai po bën të njëjtat krime si berisha!!
    nëse ato që bëri berisha ishin krime,sipas ramës,atëherë rama ose duhet të kërkojë falje,të përgënjeshtrojë thënjet e tij të para 3 vjetëve, për ato që ka thënë kundër berishës,ose të mos bëjë të njëjtat veprime kriminale si berisha!!
    dhe njëherë krimet e berishës nuk mund të jusitfikojnë krimet e ramës!!

    Reply to this comment
  9. Adih October 29, 01:14

    Ka futur lende radioaktive te mbeturinave te termocentraleve berthamore . (kancer i gjalle) duen 3 miliard vite te dekompozohen. Ka marre para te madhe e te pallogaritshme ,edhe si ky dhe Rama sot do te fitoj shumat e medhaja ne dem te shendetit te shqiptareve . Ku sot Saliu nuk thote te verteten ,dhe ska se si ,por eshte xheloz per parate ne stratosfere te humbura , ku shkojne per hesap te anti shqiptarit edvin, ashtu si sala dikur.,keta eshte per ti varur me koke poshte . Kjo eshte e verteta ,dhe jazek i qofte specialisteve shqiptare te vdekur ,ku vetem flene gjume. Turp ,,,,Turp….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim