Vendimi: Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

February 15, 2018 09:05

Vendimi: Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste madhore korrupsioni.

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Përveç Llallës, Sekretari Tillerson ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla dhe të vajzës Eni Llalla.

o.j/dita

February 15, 2018 09:05
Komento

13 Komente

  1. Shoshori. A February 15, 09:58

    Saliu mbreteron, keta behen hiena me Llallen qe ka keputur qafen.
    Duhet te jemi te zotet e vetes, se amerikanet, na qeverisin me horra, si garanci e vetme e dominimit te tyre absolut. Jemi kombi me i falimentuar i europes, qe jo vetem per te mbijetur ne ballkan kemi nevoje per tu mbrojtur nga te tjeret, por edhe per tu qeverisur, kemi nevoje per padrone te huaj.

    Reply to this comment
  2. POPULLI KATUNAR February 15, 10:13

    Po gjeje ate mut shkolle te mesme, O Tiku!!! Se mbase te lene qe te hysh ne USA!!!

    Reply to this comment
  3. korçari February 15, 10:17

    Nje mesazh pozitiv nga USA dhe shpresoj dhe uroj qe shume shpejt ky Llalla dhe shume maskarenj te tjere t’a inagurojne burgun e ri ne Shkoder ,e terheqte kemben zvarre per Salehun, Salehun e ri ,Meten,Bashen,Pollon ,Boden dhe shume plehra te tjere.Populli kerkon drejtesi dhe te shpetoje njehere e mire nga keta shushunja te cilet nuk e lene te ngreje koke.TIK-TAK

    Reply to this comment
  4. alphade February 15, 10:22

    E shikon Ti qenroje e monstres se Vicidolit sa te vlen le-
    kura ne SHBA- Dhe po te tha se ndalohesh te hysh ne
    Amerike si i korruptuar dije mire se te pret jo vetem Reci
    por edhe konfiskimi i gjithe pasurise se grabitur.
    E shikon more Dhalla qe tash je bere Hirre sa te keqia i
    ke bere shqiptareve pergjate ketyre 5 vjeteve ne krye te
    Antidrejtesise shqiptare… ! Go to hell !!!

    Reply to this comment
  5. Http February 15, 10:30

    O Ambasadori Lu!
    Po Shkelzeni ore me marsh te keqen, qe shkerdhen miljona xhiro neper bote, qe na u gdhi miljarder pa punuar nje dite te vetme, qe e gjen sa te Gerdeci e deri tek Cez me valixhe lekesh ne dore, qe ka per baba me horrin e horrave,
    Kaq i paprekshem eshte per ju?! Mire qe ne Shqiperi, partita me e mafje opozitare dhe institucjonet e shtetit, jane peng dhe garanci qe ky idiot te mbreteroje mes luksit te vjedhur i paprekshem, por edhe ShBAja rri me bisht ne shale, perballe ketij idioti teveqel dhe kermes qe ka per baba?!
    O perdordoreni ne menyre korrekte , ndalimin e levizjes per te korruptuarit, osé mos na merrni per budallenj! Se na e bete zagarin Llalla, me te rendesishem se padronin e tij Berisha.

    Reply to this comment
  6. alphade February 15, 11:13

    Shenim: Kur them se Llalla eshte “qenroje” i Monstres se
    Vicidolit del e qarte se ky nuk eshte asgje para klanit e di-
    nastise se Sali Betishes. Eshte ky ,Sali Vicidoli gjema e
    Shqiperise dhe shqiptareve. Prandaj te paret qe duheshin
    te viheshin ne “Black List” te SHBA-s duhet te ishin: nu-
    mer njeshi i te korruptuarve te Shqioerise: familja berisha,
    numur dyshi: Ilir Meta dhe familja e tij, numur treshi: Lul
    Basha dhe familja e tij dhe ne vendin enkatert : LLalla
    dhe familja e tij. Padi te zgjidhet problemi i katershes se
    lartpermendut ,le t’i kthehen pales tjeter qe eshte ne pu-
    shtet aktualisht…!

    Reply to this comment
  7. Soni February 15, 12:08

    Salehun!
    Gjithe keta funderrinat e tij, jane per te ber teater me gjoja.
    O arrestohet Sali Berisha, o ne hale Amerika, deforma ne drejtesi, Rama, dhe denglat me antikorrupsion!

    Reply to this comment
  8. MH February 15, 12:49

    Shteti shqiptare duhet ti ndalojne shetitjen ne oborrin e teritorit Shqiperi per ta vendosur sa ma pare ne Rec te Shkodres.Pwer kete te shpetojne berjen e letrave jo per bashkim familjare jshte shtetit siemigrant.Po per te hyre sa ma pare e te zeje vendin qe i perket e ne prespektiv ti beje letrat dhe familjarve qe te gjinden ne te njetin apartament te pallatit te Recit per gezime e festa familjare qe ti kalojne se bashku.

    Reply to this comment
  9. BB February 15, 13:25

    Ndaloni dhe arrestoni Saliun te parin me familjen e tij te shushnjave, pastaj keta muterit e tij. Se gjen te tjere Saliu, si Llalla apo Izeti. Saliu eshte vatra e kancerit.

    Reply to this comment
  10. Adih February 15, 15:16

    Ti o Llalle fshatari ,por edhe shefat politikane te tu mafjoze, qe shkateruat shqiptaret mbare e prape , ne te gjitha drejtimet ,ju gjeti VETTINGU gafil , kjo ishte zgjuarsia e babezitur fshatareske e juaja ,e tani perballuni me Ameriken e drejtesine .Kujtuat se do ishit ne shekuj te shekujve pashallare te pa prekshem????.
    E falenderojme nga thellesia e zemres DASH te Amerikes dhe rrespakte ,per jete te jeteve . Zoti i bekofte Amerikanet .

    Reply to this comment
  11. fteri February 15, 15:57

    Në se punonjësit e drejtësisë .prokurorët,përfshi edhe k/prokurorin e përgjithshëm ,gjykatësit apo avokatët shpërdorojnë funksionin siç e kan shpërdoruar e abuzuar kafshërisht deri tani dhe nuk jan ndëshkuar ,ato kthehen menjëher automatikisht në autor të një vepre penale.
    Ligjet amerikane dënojnë çdo formë dhune dhe krimi duke mos përjashtuar ,as një funksionar e zyrtar sa do i lartë që të jetë,ato jan si gropa thithse dhe cilido funksionar që nuk zbaton ligjet ai thithet dhe nuk del më në sipërfaqe ose do të dalë një Adriatik Llallë i tjetërsuar ,këtë fat duhet të kenë edhe politikan e hajdut të tjerë sharlatan që kan kryer edhe krime vrasje ,vjedhje e gjenocidi dhe akoma nuk i ka dënuar drejtësia shqipëtare,si S.Berishën me shokë etj

    Faleminderit Amerikë (Donalt Lu )që i dilni zot qytetarve shqipëtar që nëpërkëmben nga funksionar të ndryshëm në procecst gjyqësore.Si masat kundër Llallës duhet të jenë të ndëshkuar edhe politikan të tjerë .

    Reply to this comment
  12. perkthyesi February 15, 17:39

    Jo vetem Llalles, por te gjithe politikaneve shqiptare e duhet dhene nje mase e tille, jo vetem nga Sh.B.A, por dhe vendet e Bashkimit Europian, deri ne arrestimin e zuzareve dhe batakcinjve!

    Reply to this comment
  13. Petrit Vjosa February 15, 18:46

    Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London/UK

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim