Vendimi: Detyrime për ndërtuesit që lidhen me kabllat e internetit

March 24, 2018 04:18

Vendimi: Detyrime për ndërtuesit që lidhen me kabllat e internetit

Çdo godinë e re që do të ndërtohet duhet të krijojë hapësirën e nevojshme për rrjetin e internetit me shpejtësi të lartë. Kjo nënkupton se pallatet e reja, apo godinat për zyra e biznese duhet të pajisen me një infrastrukturë të brendshme që lejon instalimin e fibrave optike dhe kabllove të ndryshëm deri tek përdoruesi.

Këshilli i Ministrave ka bërë gati një projektvendim që parashikon masat e mësipërme dhe tashmë pret fazën e konsultimit publik.

Ndër ndryshimet më të mëdha që prek ky vendim është edhe e drejta e barabartë e operatorëve të komunikimeve elektronike për përdorimin e infrastrukturës fizike në godinë. Kjo do të thotë se administratorët e pallateve të reja nuk mund t’u mohojnë kompanive në bazë të preferencave ofrimin e shërbimit të internetit për banorët e pallatit – shkruan Scan.

Vendimi parashikon detyrime edhe për operatorët, të cilët duhet të shtrijnë rrjetin kabllor jashtë godinës vetëm nëpërmjet tubacioneve nën tokë. Linjat ajrore do të lejohen vetëm në raste të justifikuara.

Krahas godinave të reja, obligimi do të zbatohet edhe në godinat e vjetra në momentin që ato i nënshtrohen rikonstruksionit.

Përjashtohen nga detyrimi për të ndërtuar pikën e aksesit ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërtesat në listën e monumenteve kulturore, ato në zona të izoluara dhe të largëta, shtëpitë e pushimit, hangarët, serat, garazhet, magazinat dhe godinat e tjera që nuk kanë për qëllim fjetjen.

Përmes këtij vendimi pritet të zvogëlohen barrierat e përdoruesve shqiptarë për akses në internet me shpejtësi të lartë mbi 30 Mbps. Aktualisht Shqipëria renditet e parafundit në Europë për shpejtësinë mesatare të rrjetit, me 12.45 Mbps, ndërkohë që parakalohemi nga fqinjë si Bosnja, Maqedonia dhe Serbia.

n.s. / dita

March 24, 2018 04:18
Komento

1 Koment

  1. Aty March 24, 23:10

    Kanalet me tubacionin e duhur duhet ti ben bashkia che kush do me fut linjat e korentit,telefonia,internetit te paguaj dhe te jene ne rregull me ligjin,ne te kundert ATA qe duan linja ajrore tu priten dhe tu hiqet licenza.Po te ishin hapur k’anale dhe vendosur tubo plastike ne te,dhe jo nje tubo por dhjetera tubo sic e la bota,e jo vit per vita hap kanale e shqep rruge e torturare .Te gjitha firmat kur marrin nje licenze e marrin qe fijet e telit te jene nen toke e jo ne ajer ,mbi kokat tona.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*