Vendimi i Administratives, formal. Detajet e dy gjyqeve mbi kullat te Liqeni

April 3, 2018 22:36

Vendimi i Administratives, formal. Detajet e dy gjyqeve mbi kullat te Liqeni

Një trup gjykues i Apelit të Gjykatës Administrative ka marrë dje një vendim lidhur me ndërtimin e disa kullave shumë të debatuara pranë Liqnit Artificial të Tiranës.

Të pyetur lidhur me detajet e këtij vendimi, burime nga kjo Gjykatë thanë që themeli i kësaj çështje ka qenë jo gjykimi i djeshëm por një proces paralel po në Gjykatën e Apelit Administrativ lidhur me sigurinë e digës së Liqenit, nëse kjo cënohej ose jo nga ndërtimet e kullave pranë saj.

Ky gjyq i dytë ka qenë i pezulluar deri në momentin që do merrej vendimi në gjyqin mbi rrezikimin e digës.

Në 21 mars 2018 trupa që gjykoi sigurinë e digës ka marrë vendim që diga nuk rrezikohet nga ndërtimet. Pas kësaj, shkaku i pezullimit të gjyqit të djeshëm ra.

U njoftua me shkresë Bashkia dhe IKMT që gjyqi do të vazhdojë – tha burimi i Ditës në Gjykatën Administrative, duke shtuar:

“Ky gjyq ishte formal sepse themeli ishte për digën nëse cënohej apo jo dhe është zbatuar procedura duke pritur vendimin për gjyqin e digës. I njëjti trup gjykues në Administrative vendosi pezullimin e punimeve më herët sepse ishte në lojë siguria e digës. Pas vendimit që siguria e digës nuk cënohej, gjyqi i sotëm ishte formal”.

Bashkia reagoi sot lidhur me vendimin duke deklaruar se gjykatat nuk mbrojnë interesin e qytetarëve.

k.a/dita

 

April 3, 2018 22:36
Komento

5 Komente

  1. info analitike April 3, 23:07

    Mos u lodhni shoke se lali Eri e ka te humbur ate gjyq. Qellimi Ishte thjesht prej gjobaxhiu e aspak se i digjej xhani per digen apo per betonizimin e zones se Liqenit. Shikojeni si e kane katandisur zonen e Liqenit Artificial nje grumbull rremuje ndertimesh me dyndje njerezish pa asnje rregull. Shikoni Komunen e Parisit qe mban vulen e asaj qe ka ditur te beje kriepsikopati dhe sensin e rregullit e te shtetit qe ka ai.

    Reply to this comment
    • L.F. April 3, 23:26

      Eh mor anali dixhital i Sali Qenit, sipas teje po e kundershtoj e ben per gjoba, po e perkrahu e ben se i ka marre gjobat.
      Po pse keshtu e kishin stilin Saliu, Zeni, Argjita dhe Lulushi?

      Reply to this comment
  2. Inxhinieri April 3, 23:56

    Diga rrezikohet me shume me pemet qe ka mbjelle Lalit eri ne pjesen e poshtme te diges.
    Me kushton teknik nuk lejohet te mbyllet pemet se prishin trupin e diges

    Reply to this comment
  3. Revolucioni April 4, 00:06

    Loje e ndyre qe e kupton edhe me naivi , turp me kete mazhoranc dhe me shume me kete opozite qe jane komplet koke e kembe te lidhur me oligarket qe kane zaptuar dhe bllokuar cdo biznes qe kerkon te lulezoj
    Te pakten, me mire mos reagoj fare bashkia se sa del me ato deklaratat qe tallen me dhqiptaret

    Reply to this comment
  4. Kaçi i zi April 4, 08:48

    Kullat jane te Lulit. Gjikatat vazhdon dhe po i kontrollon Saliu. Veshtire per ta crenjosur faren e tij nga ky vend

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*