VENDIMI / 613 kg kokainë në portin e Durrësit, Arbër Çekaj dënohet me 14 vite burg. Mbrojtja: Ndërpretë operacionin për të mos shkuar te kokat e trafikut

September 15, 2020 18:52

VENDIMI / 613 kg kokainë në portin e Durrësit, Arbër Çekaj dënohet me 14 vite burg. Mbrojtja: Ndërpretë operacionin për të mos shkuar te kokat e trafikut

Pas një seance që ka zgjatur më shumë se 10 orë, Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit ka dënuar me 14 vite burg Arbër Çekajn, të akuzuar për sasinë prej 613 kg kokainë.

Gjithashtu togat e zeza dënuan me 8 vite e 8 muaj burg, shoferin e kamionit që transportoi kontenierët nga Porti i Durrësit drejt kompanisë “Arbri Gardën”, Armando Pezakun, ndërsa menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj u dënua me 10 vite e 8 muaj burg.

Prokuroria akuzon Çekajn, si organizator të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Lënda narkotike u zbulua në shkurt të 2018-tës në Maminas,  pasi ishte fshehur në konteniert me banane që ishin porositur nga Çekaj.

Në seancën e së martës që u zhvillua me dyer të mbyllura Çekaj u mbrojt duke thënë se prokuroria dhe policia urdhëruan ndërprerjen e operacionit, me qëllim fshehjen e trafikantëve të vërtetë, duke mohuar edhe akuzat.

j.l./ dita

September 15, 2020 18:52
Komento

8 Komente

  1. Grupi qiftelia i gonkuliqit September 15, 19:13

    Do ishte mire qe gazetaret te sqaronin ndyshimin e mbiemrit te keti ‘BOSII’ nga kuliqi ne cekaj..qofte kuliqi qofte lushaj jane tropojane te grupit Nazikin Ciftelia me Kapitan Agron Kulicin.
    .Nese “shoket e drejtesise” do te germonin me shume duhej thirrur dhe denuar Xeni I Sales dhe nje nga vellezerit e Rudines qe hiqet si engjellore kur takohet me virgjereshen Y.K

    Reply to this comment
    • Hosteni September 15, 21:29

      Xeni i Sales e pi kafen me Olsi Ramen, keshtu qe krisma nuk ka patur. Dhe neqoftese ka patur, ato kane qene diku …larg.

      Reply to this comment
  2. C'a bohet keshtu. September 15, 19:23

    Denime denime, denime, Cekajt i jepet 21 vite burg dhe me gjyq te shkurtuar i ulen 7 vite?????
    Pas 2 vitesh do te jete i lire si cdo mafioz, vrases, hajdut qe jane denuar me burgim te perjetshem dhe sot jane te lire.
    Shtet shkerdhat qe drejtohet mga MAFIA.

    Reply to this comment
    • Berati September 15, 20:36

      Si ca bohet. Pse ti dhe une 10 burg per partine nuk do ti beje? Si mendon ti qe ajo qe thote avokati nuk eshte e vertete?

      Reply to this comment
  3. popull September 15, 19:25

    Kinezi do i denonte me pushkatim ne stadium, tamam sic e meritojne armiqte e popullit.

    Reply to this comment
  4. Roberti September 15, 19:37

    Shume pak eshte denuar, duhej te vuante dyfishin e ketij denimi.

    Reply to this comment
  5. vlora September 15, 21:53

    Kjo eshte drejtesia e re? Ne asnje vend te botes me 600 kg nuk denohesh kaq pak.Turp per keta gjyqtar e prokuror.KLGJ dhe KPK duhet te analizojne kete gjyq.Ky eshte sinjal i keq qe jepet per sigurine ne vend.Ne cdo vend ky do hante jo me pak se 25 vjet

    Reply to this comment
  6. Adih September 16, 03:27

    Nuk eshte keq 14 vite ,o komentues ,qe pretendoni me te drejte me shume .Ky po te beje fiks 14 vite burg ,ta keni te qarte ,ka mberthif komplet nga trute e kokes ,nje fjale goje .Por idioti seshte burre fare ,justifikohet dhe thote u mbyll gjygji se gjykatat donin te mbulonin e te ndihmoni kokat e verteta te krimit ,por je vet fajtore more malok budalla ,duheshe ti te ndihmoje e te pnunoje me dejtesine ,apo ke frik se mafja qe ka dale jashte kontrollit , te zhduk familjarisht ,edhe mund te keshe te drejte ore budall malok.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim