Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

September 20, 2019 12:17

Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas vendimit të dhënë një ditë më parë nga gjykata, ndaj ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria deklaron se do të apelojë vendimin, si një detyrim ligjor.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Dje, gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se ishin të mjaftueshme sipas saj , për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

j.l./ dita

September 20, 2019 12:17
Komento

10 Komente

  1. FBI September 20, 12:32

    Apelojeni me ato prova te manipuluara qe keni paraqitur ne vend te provave te verteta, se ne fund fare, Strasburgu do e detyroje Shqiperine t’i jape ca miliona euro Sajmirit….

    Reply to this comment
  2. Shefi i madh September 20, 13:06

    Ne Tirane eshte koha “shefit te madh” Al Kapones. Gjykata provoi se “shefi i madh” nuk eshte Saimiri po kush do te jete valle?

    Reply to this comment
  3. Niku September 20, 14:43

    Mafia dihet kush eshte ,populli njeh mire kreret qe nga Sali ,Biberaj,Metà e kompani qe Kane filluar qe ne 1991,me vrasje,korrupsion .Saimir Tahiri eshte koke turku qe i nevoitet kesaj mafie per te mbuluar bemat e tyre.
    Populli i njeh mire ,por ndoshta dhe shpresojme qe drejtesia te filloje nga ata.

    Reply to this comment
  4. radioloja luli-lili-luja...dhe palloshi 2 metrosh September 20, 15:06

    Nëse do dënonim si kriminel Tahirin për shpërdorim detyre atëhere i bie që:
    1-Sali Bythishën ta denonim me varje ne litar
    .
    2-Belul Bashën me egzekutim
    .
    3.Ilir & Monika Meta në fuci bitumi
    .
    Pa harrur dhe ca ambasadorë si Edwin Rajerson ,Arvizu & dipllomate si Doris Pack-ët Gollsbruke-ët e Europës që kllonuan dhe mbrojnë hapur dyshen kriminale 2B që është jo vetëm shpërdorim detyre por dhe ndihmese per kete gruo kriminal kombetar të strukturuar nga Athina & Beogradi me tentakulat e tyre në WDC- Bruksel-Berlin apo Paris
    >>

    .
    Ndërsa Sali Berisha është përballë “gjyqit” për shumë krime të njohura e të panjohura, nëpërmjet dosjes që ka ofruar Izet Haxhiaj, presidenti aktual Ilir Meta, do ballafaqohet me “Izet Haxhiajn” e tij Almir Rapo, ish-krye-këshilltar kur ishte Ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër, i përzgjedhur prej Metës.

    Kujtojmë, që “krye-adjutanti” diplomatik i Ilir Metës, u arrestua më 2 korrik 2010, brenda zyrave të Ambasadës së SHBA në Tiranë, si person në kërkim nga drejtësia amerikane (DEA), për krimet “trafikim lëndësh narkotike; kërcënim, grabitje, rrëmbim personi, vjedhje e vrasje, si pjesë e organizatës kriminale “Krasniqi”, me bazë dhe aktivitet në Staten Island, Queens, në Distriktet Jugore- Lindore të Nju Jorkut, Miçiganit e Konektikatit.

    Pas ekstradimit në SHBA, banditi 29-vjeçar i Ilir Metës, krimineli ndërkombëtar Almir Rrapo, vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke çuar në qeli të 20 anëtarët e bandës “Krasniqi”, ku bënte pjesë edhe vetë, bashkëpunim që i la masën e dënimit vetëm me 6 vite burg dhe jetë në kushte sekrete, me identitete të tjera.

    Me kaq, Ilir Meta prej 8 vitesh ra në qetësi, me mendimin se “Dosja Almir” është hedhur në kosh si dosjet e tenderëve të Tit Vasilit, por ja që DEA nuk harron e nuk nënvleftëson, sidomos për “fekale” si Ilir Meta, të cilët vazhdojnë të trashin zullumet, madje pengojnë e shkatërrojnë reformën në drejtësi, për të mbrojtur krimet që kanë bërë.

    Dosje-dëshmia “Almir Rapo” është pjesë kryesore e bashkëpunimit të tij me DEA, brenda të cilës ai ka lënë me zë, me figurë e firmë, gjithë “ditarin” e zullumeve të Ilir Metës deri në vitin 2010, kohë Meta kur ishte bërë kapo i korrupsionit ekonomiko-politik në Shqipëri, në aleancë pushteti me krye-mafiozin Sali Berisha

    Dëshmia e Rapos, u prova me faktin, se qysh prej vitit 2000 në moshën 19 vjeçare, ai kishte qenë pjesë kryesore e shumë akteve korruptive e kriminale të Ilir Metës, sidomos i përballjes me skemat dhe bandat politiko-ekonomike, që i rrezikonin nxjerrjen nga pushteti, të cilat sipas Rapos, Ilir Meta i zgjidhte, duke financuar “kulaç” ose “kërbaç”, madje shpesh edhe ndaj strukturave e zyrtarëve të shtetit, që tentonin t’i hapnin dosjet e korrupsionit.

    Këto “zgjidhje”, kapobanda Ilir Meta i realizonte me sukses, duke përdorur banda kriminale dhe kamikazë të sprovuar e sofistikuar të llojit “Rapo”, të cilët i maskonte me detyra të larta shtetërore pranë çdo pushteti që merrte, për t’i pasur në përdorim..

    Arrestimi i kamikazit Almir Rapo e alarmoi Ilir Metën, prej frikës se në drejtësinë amerikane nuk kishte as Shpresa Beçaj, as Gjin Gjon, as Tom Ndreca, as Zaganjor, as Broc, as Thanza dhe as zagarë të tjerë, që Meta-Berisha i shpërblenin me poste në drejtësi, për t’i mbrojtur, siç ndodhi me video-bllokun, Gërdecin, 21 Janarin etj.

    Duhet kujtuar, që për të shpëtuar nga ky siklet me stampë drejtësie “SHBA”, Ilir Meta pëdori gjithë “bajgat” e drejtësisë shqiptare dhe fuqinë e pushtetit të përbashkët me “halen publike” Sali Berisha, për ta bllokuar ekstradimin e Almir Rapos në SHBA, të cilin e vonuan 6 muaj, por nuk e bllokuan dot, mbasi më 24 nëntor 2010, DEA dhe FBI i dërguan ultimatum shtetit shqiptar, t’i jepnin fund lojës për mos-ekstradimin e kriminelit të Likes, si dhe urdhëruan Ilir Metën, të paraqitej urgjent në qendrën e DEA në SHBA, për të dhënë sqarimet e tij, për lidhjet private, që kishte me kriminelin Almir Rapo, i cili sot pas 8 vitesh, do të jetë “Izet Haxhia” i zbardhjes së krimeve të Ilir Metës
    Epilog
    E përseris:Nëse do dënonim si kriminel Tahirin për shpërdorim detyre DHE SUPERKRIMINELI BASHA ..YLLI NE NGJITJE I ANTIAMERIKANIT ARVIZI ESHTE JASHTE BURGUT vertetohen fjalet e Fatos Nanos ( sot eshte degradua
    r) ne 1993 kur e denuan me “HILLAT & BILLAT” qe tha shprehimisht:

    NUK ESHTE PROBLEMI
    QE PO DENOHET FATOS NANO
    ..POR PROBLEMI ESHTE
    SE PAS KESAJ
    SHQIPERIA NUK DO DREJTOHET NGA SHQIPTARET
    POR
    NGA HILLAT & BILLAT
    QE BENE DHE VETINGUN
    E LU-LESHIT PER KETE PUNE

    Reply to this comment
  5. Lili September 21, 07:33

    Prokuroria do ishte mire mbas ketij appel te kerkoje edhe investigim shtes per ministreshen qe fiku radaret e ushtrise se Natos nje, edhe te kerkoje ku shkuan paret e ketij traffiku me tonelata kokaine , bananet qe u kapen jane peanuts ne kete rast, e te shikoje sidomos ka Vlora e ka investimet e promovuar nga pushtetaret tone ,qofte me ppp, alias makina e pastrimit te pareve te parise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*