Vendimi i Kushtetueses, reagon Kurti: I papranueshëm, beteja jonë kundër kësaj kaste të korruptuar vazhdon

May 29, 2020 12:33

Vendimi i Kushtetueses, reagon Kurti: I papranueshëm, beteja jonë kundër kësaj kaste të korruptuar vazhdon

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i dha të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për dekretin me të cilin nominoi Avdullah Hotin për kryeministër të ri.

Kryeministri në detyrë e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papranueshëm. Kurti ka listuar një sërë kundërshtimesh për vendimin e Kushtetueses, ndërsa ka thënë se do të bëjnë një vlerësim të një vendimi të tillë pasi të  marrin tekstin e plotë të Aktgjykimit.

“Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, me një vendim të tillë Kushtetuesja është rreshtuar me kapësit e shtetit dhe thotë se  ka zhvlerësuar veten si institucion.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten”, shton tutje Kurti.

Kurti ka thënë se pas një vendimi të tillë të Kushtetueses për hapat politik që do të ndërmarrin do të njoftojnë në ditët në vijim.

“Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Reagimi i plotë:

Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit.

Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese.

Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë.

Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.

Gjykata ka theksuar se në vitet 2010 dhe 2017, pas mocioneve të suksesshme të mosbesimit, nuk ka pasur vullnet dhe as shumicë në Kuvend për të formuar një Qeveri të re, mirëpo se si e kanë konstatuar këtë nuk dihet, pasi shpërndarja e Kuvendit ka qenë automatike.

Është e vërtetë që Presidenti s’ka një të drejtë absolute për të shpërndarë Kuvendin, por, pikërisht për këtë arsye, ajo është e kufizuar në mocionin e mosbesimit si kriter për këtë.

Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë inexistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit.

Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon.

Në disa raste Gjykata në vend të interpretimit është marrë me shkrim e rishkrim të Kushtetutës, psh. në pikat 13 dhe 18.

Formulimet e llojit “… Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme, që ky “konsultim” formal, duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”, apo, “E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj” përbëjnë shembuj eklatant të kreativitetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shprehjen e admirimit të tyre ndaj vendimeve të Presidentit të vendit.

Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykates Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.

 

o.j/dita

May 29, 2020 12:33
Komento

22 Komente

  1. anticensurë25642654 May 29, 12:46

    kurt
    kujdes se po rrëshket shumë!e nuk jemi në dimër e në akull!!ti mund ta quash” vendimin si të padrejtë”por në asnjë mënyrë si ” të papranueshëm”!
    prite shikoje dhe ankohu!
    nëse ti je për shtet të të drejtës!?
    nuk mund të quash të papranueshëm,pasi të jetë vendimtar një vendim gjykate!je i detyruar ta zbatosh!!
    mos i lësho fjalët si lopa bajgat o kurt!!qetsohu,konsultohu dhe pastaj fol me qetësi!!
    do humbësh dhe ato vota që ke fituar herën e fundit o sharlatan model shqiptar!!

    Reply to this comment
  2. !!! May 29, 13:50

    Ka gjetë teren në një vend që është në konsolidim e sipër po pse nuk protestoje pa ndalë në kohrat e Millosheviqit është Kosova më keq tani !!!

    Reply to this comment
  3. Arben May 29, 13:51

    Skllevër të.xhaxha Sam

    Reply to this comment
  4. mirel May 29, 13:56

    I vetedijesuar, i vetedijshem, i ndergjegjshem..
    Nominuar- emeroj.
    Eklatant?

    Reply to this comment
  5. mirel May 29, 13:59

    Nuk e hengri Kurti ceno, po Kosova.
    Thaci e ka bere pazarin me kufijte. Tani do e legjitimoje.

    Reply to this comment
    • Mollosi May 29, 18:58

      Kushdo qe e ben pazarin (nese vertete e ben) bie poshte nese nuk e ratifikon parlamenti.

      Reply to this comment
      • Sander May 30, 05:44

        Mollosi, si “nuk e ratifikon Parlamenti”, apo, sic nuk ratifikoi Marreveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, te cilen vetem LVV e votoi kunder, e humbem 8 mije ha territor?!!! Se, per koncidence, dhe ate Thaci e nenshkroi fillimisht, por ama, me mashtrime e presione, kete tradheti e legjitimoi Parlamenti!!! – Se dhe atehere disa ne BE thoshtin se, po nuk e ratifikuat nuk behet liberalizimi i vizave! – ku eshte liberalizimi i vizave? – o driteshkurter?!! Po merrni ne qafe Kosoven!

        Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 2, 10:39

      mirel
      ta kam thënë dhe herë të tjera,mos gjyko me dëshirë!!
      ky kërkon të “bëjë shtet”që të respektohen ligjet e tij??
      atëherë duhet të fillojë të respektojë ligjet egzistuese!
      sado të padrejta të jenë!?janë në fuqi!!pa u ndryshuar ato duhen zbatuar!!
      ky po na bëhet saliu i kosovës!ky këron ligjet që i duhen atij!!
      në të dyja rastet ka humbur kosova!si me hajdut thaçin dhe me këtë,unë e quaj erdoganist,që po tregohet debil!!
      ky ka të njëjtin delir madhështie si saliu e rama!!nuk e lëshon atë që e kap!!
      ky si duket do të vrasë shpresën e shqiptarëve të kosovës si e vrau rama të shqipërisë!!
      thaçin o mirel e njoh prej kohësh,jo vetëm me kufijt por dhe me shumë gjëra të tjera,POR kjo nuk më errëson sytë që të mos shoh dhe delirin e këtij albini fallco!!
      nëse nuk dua të përlyhem me mut,nuk është e thënë të shkel mbi kakë!

      Reply to this comment
  6. Shefqet Cela May 29, 16:04

    Është e tepërt të shtoj diçka.
    I ke thënë të gjitha dhe llogjikisht.
    Duhet të reflektojë, për të mirën e përgjithëshme dhe të vet, se kanë nam nga të dy anët e kufirit.
    Rrespekte!

    Reply to this comment
  7. Orli May 29, 17:11

    O kurti,o hipokrit e llapaqen! Ne te gjithe vendet demokratike qeverine e bejne ata qe kane deputetet e mjaftueshem per ta krijuar ate.Fillimisht ti si parti e pare dhe po nuk i ben votat (deputetet) i jepet shansi partise se dyte e keshtu me radhe e ne qofte se asnje nga partite nuk arrine te siguroi votat e mjaftueshme atehere kalohet ne zgjedhje te reja.Per mua malpin kurti = batakci e mashtrues!

    Reply to this comment
    • Sander May 30, 05:48

      Mollosi, si “nuk e ratifikon Parlamenti”, apo, sic nuk ratifikoi Marreveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, te cilen vetem LVV e votoi kunder, e humbem 8 mije ha territor?!!! Se, per koncidence, dhe ate Thaci e nenshkroi fillimisht, por ama, me mashtrime e presione, kete tradheti e legjitimoi Parlamenti!!! – Se dhe atehere disa ne BE thoshtin se, po nuk e ratifikuat nuk behet liberalizimi i vizave! – ku eshte liberalizimi i vizave? – o driteshkurter?!! Po merrni ne qafe Kosoven!

      Reply to this comment
  8. kosovart i treguan te zgjuar e larguan shpejt May 29, 18:50

    nuk behesh KM me dhune sot ,

    si dikur me tabore rrethohej kulla

    Reply to this comment
  9. Alban Dega May 29, 20:08

    ALBIN KURTI DUHET TE MESOJE ABC-NE E POLITIKES DHE DIPLOMACISE !

    – Keshilltaret e tij politiko- diplomatike jane per te qare hallin…

    – Shtigjet e pashkelura ta thyejne qafen!

    – Qeverine e Kurtit e rrezoi Albini Hunveibini d.v.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E mbeshteta dhe pershendeta fitoren e Vetvendosjes dhe liderin e saj Albinin ne zgjedhjet e 6 Tetorit jo pse ishte i perkryer por per mendimin tim ishin dhe mbeten me te miret midis partive te tjera edhe per faktin se nuk jane perlyer ne plackitjet dhe hajni e me cizme te partive qeverisese te Kosoves megjithese i ka mundesite edhe votat per tu perfshi ne to.
    Nuk jam penduar pasi ndryshe nga ithtaret dhe keshilltaret e tij politike e diplomatike nuk kam bere as lepepeqenin e as bythelepiresin e tij dhe te asnje politikani shqiptar deri sot.
    Keshilla e pare vellazerore per Albin Kurtin para se te krijonte e sapo u krijua Qeveria e tij ka qene kujdes ne zgjedhje ne keshilltareve te cdo fushe sidomos te politikes dhe diplomaciacse nga kokat me te mencura dhe me te shquara te Kosoves, Shqiperise e me gjere pa e harruar as diasporen jo ass-kissers e lepepeqena !
    E dyta, i kam sugjeruar te uli shpatat dhe shmanget síndromes me rrenimtare jo vetem te politikes se parí por edhe te shqiptareve ne teresi “ Albanus Adversus Albanus” – Shqiptaret kunder shqiptareve!
    Askush si Faik Konica nuk e ka bere diagnozen kesaj semundjeje vdekjeprurese me percaktimin filozofik
    “ Armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret”!
    Shprehjen filozofike shqiptare “ I joti mishin ta han por kocken ta ruan!” ne shqiptaret, sifomos politikanet shqiptare e kane kthyer “ I joti mishin ta han dhe kockat ti bluan !”
    Makabritet mbi makabritet!
    Kete sindrome Albin Kurti e shfaqi qe gjate fushates zgjedhore e sidomos pas krijimit me shume veshtiresi te qeverise se tij laramane.
    Ai jo vetem e ktheu babain e pavaresise se Kosoves dhe Presidentin ne detyre Hashim Thacin etjere ne tabele qitjeje e poligon lufte sikur ai te ishte e keqja me e madhe dhe koronovirusi i Kosoves e jo kryetari legjitim, kushtetues i saj.
    Ne te njejten kohe ai mezi priti ti shpallte lufte SHBA-se, aleatit strategjik dhe mikut kryesor te shqiptareve si komb e Shqiperise si shtet, nenes e babes se lirise dhe Pavaresise se Kosoves. Sulmet e shpifjet e tij ndaj ambasadorit te Shtepise se Bardhe ne Prishtine ishin tipike autoritare nga ideologjia dhe rrugacerore nga sjellja dhe edukata minimale diplomatike.
    Po aq autoritare ishin edhe fjalimet e tij lojra fjalesh e recitime patetike kur edhe ne krye te vete partise se tij ka te sterkorruptuar, zhates e te perlyer ne afera mafioze. Pa e ngrohur akoma karriken e kryeministrit, Albin Kurti filloi te beje garipin, te fortin e lagjes, Kryeministrin, Presidentin e Mbretin e Kosoves. Ai shkarkoi njesoj si dikur Enver Hoxha, ministrin e Brendshem Veliun pa e pyetur“bashkekryeministrin” e liderin e kryealeatin e tij Isa Mustafa me mendimin se LDK-ja eshte “ e bute”, paqesore dhe nuk do ndihet sikur vetem Albini ka tope e Mustafa e te tjeret jo.
    E bute e bute por ta fute!
    “Me ruaj Zot nga terbimi i deleve se nga ujku ruhem vet“, thone francezet.
    Keto prirje autoritare nuk jane nje semundje e re e Albin Kurtit, por qe ne opozite kur guxoi te kapte per krahu ambasadoren amerikane ne mes te Prishtines cka perben nje veper penale me ligjet e Kosoves dhe ato nderkombetare qe percaktojne qarte
    “ paprekshmerine” e nje diplomati te rendomte edhe te shtetit me te vogel ne Bote e jo me ambasadoren e superfuqise Boterore, te aleatit dhe mikut me te madh, Ores Mitike te shqiptareve si popull e komb kudo ne Bote tash e mbi nje shekull me pare,
    Po aq i denueshem e ndeshkueshem eshte edhe akti i kthimit te Kuvendit te Kosoves ne nje skene gladiatoresh e pulari si nga Kurti edhe nga Haradinaj….
    Keto veprime autoritare deri ne arrogance si ne opozite edhe ne qeverisje te Albin Kurtit dhe Vetvendosjes jane shenje dobesie, injorance politike, analfabetizmi diplomatik qe po thellohen edhe me tej nga bythelepiresit e tij politike e mediatike qe jane vene ne gare tia kalojne edhe Enver Hoxhes, Salí Berishes, Ilir Metes, Lulezim Cizmes, Petrit Paloqes… e mercenareve te tyre mediatike kunder “ imperializmit amerikan” dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane, Prishtine e deri ne Shtepine e Bardhe!
    Ndaj qeverine e Kurtit e rrezoi Albin Hunveibini dhe askush tjeter!
    Uroj qe ai ta kuptoje e ndreqe sa me pare politiken dhe keshilltaret e tij ne dobi e sherbim te popullit e shtetit te Kosoves!
    Perndryshe… Lamtumire Albin!

    From: Alban Dega
    Date: April 6, 2020 at 4:51:49 PM EDT

    Reply to this comment
  10. vlora.vlora May 29, 20:44

    me vjen keq per Kurtin po mire ti behet ,e para ju kundervu amerikaneve ,dhe e dyta deshte te trazonte ujrat me vv dhe ne shqiperi .O Kurti po kur s ke rregulluar hallet e kosoves do rregullosh tonat ?dhe me trazira ?Keto gjera si pelqejne as amerikes dhe as evropes ,prandaj hengre dhe karrin.

    Reply to this comment
  11. XXXL May 30, 00:21

    Me kauza të rrejshme dhe joshëse thot i pa korruptuar por ti nuk ishe në pushtet dhe anti Serbi dhe në fakt për 50 ditë largoi taksën dhe u këthy në ananti Shqipëri

    Reply to this comment
  12. Plakuxhuxhumaku May 30, 01:07

    Ky komentuesi me emrin Mirel
    qenka kar me syze

    Reply to this comment
  13. mirel May 30, 01:16

    Nje gje ta dini mire ,qe Albin Kurti
    eshte me i zgjuar se Sali Berisha

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 2, 10:43

      mirel
      je ti ai sagllami apo ndonjë tjetër??
      ” mirel
      Nje gje ta dini mire ,qe Albin Kurti
      eshte me i zgjuar se Sali Berisha”
      unë nuk e di sa i zgjuar është sala,nuk e mbaj për të tillë!e mbaj për të ndyrë,për sociopat dhe të çmëndur,POR të thuash se është “më i zgjuar se sala”!?
      do të thotë sikur të krahasosh mutin me diçka tjetër,të përafërt me të, dhe të thuash se hahet!!
      çdo gjë që është aty afër mutit,nuk hahet mirel!!pavarsisht se mund të jetë “më i zgjuar”!!

      Reply to this comment
  14. altin isufi May 30, 09:17

    Albin je per te qare hallin.Ne fund te fundit edhe ti shqiptar je.Nuk ke cfare pret nga ne .Hip se te vrava zbrit se te vrava.Albini i fitoi zgjedhjet me nje deputet me teper,e mendon se eshte i pa thyeshem,edhe kur qeverine nuke formon dot i vetem.Asnjehere nuk kam patur simpati per kete njeri,nuk e di cfare perfaqeson e cfare idesh ka.Ato pak here qe kam marre info per kosoven,gjithmone ky njeri ka qene ne qender te vemendjes per protesta te dhunshme,dhe per idete e tij marksiste (komuniste).O SHOK MOS I BEJE KARSHILLIK AMERIKES,se gte fusin prape nga vrima e asaj nga ke dale.Respekto vendimin e gjykates dhe shihemi ne zgjedhjet e tjera.Tung.

    Reply to this comment
  15. i shqetesuari May 30, 14:23

    Nuk u deshmuat se, jeni per largimin e se keqes nga ky troll shqiptar dhe nga qenia jone kombetare. Vepruat ne largimin-perjashtimin e Bordeve qe t’i vendosni pjestaret e klanit tuaj.politik, Ke ngulfatur gjate pandemise shqiptare,kjo me siguri eshte nje e mire per ruajtjen e shendetit,Por, serbet kane hyje e kane dalur si ne “bahqe te babes”, pa pyetur e perfilluar askend.Kisha deshiruar te jeni me tolerues-transparent me shqiptaret dhe shtetin shqiptar. Kisha deshire te krijioni ambient bashkpunimi te ngushte mes dy shteteve shqiptare, qe nuk u venerua bashkpunimi nder shqiptar , Te gjitha subjektet politike, edhe Ju vet, ashpersuar shmetine tradicionale shqiptare PERQARJEN nder shqiptare.Vertet edhe Ju na keni krijuar, nga inatet e mosdurimi deri ne urrejtje nje shqetesim, deri ne frigesim, per fatin tone dhe shtetit te Kosoves.Ju lutem cfrytezoje menqurine e veprimit politike ne te miren e vendit dhe shtetit!Shqiperia e shqiptarve! Atdheu mbi te gjitha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim