Vendimi i Kushtetueses, Shehaj urdhëron: Të anulohen gjobat

August 3, 2016 19:17

Vendimi i Kushtetueses, Shehaj urdhëron: Të anulohen gjobat

Pavarësisht pezullimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë vendosur gjoba për mospagimin në afat të kësteve të tatimit mbi fitimin, bazuar në dispozitat të pezulluara.

Konstatimi është bërë nga vetë Drejtoresha e Përgjithshme  e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ka kërkuar nga drejtoritë rajonale dhe inspektorët tatimorë të zerojnë këto gjoba në mënyrë manuale.

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit  nr.99/2015 të procedurave tatimore, kërkesë në të cilën Gjykata është shprehur  me vendim të nr. 33, datë 8 qershor 2016, botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Paraprakisht me datën 23 dhjetor 2015, në kuadër të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur edhe marrjen e masës së sigurisë, duke urdhëruar pezullimin  e zbatimit të dispozitave ligjore të kundërshtuara.

“Sqarojmë se nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo marrëveshje u është komunikuar elektronikisht të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore”, sqaron Shehaj në shkresën drejtuar drejtorive rajonale .

Bazuar në këtë arsyetim, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, u ka kërkuar Drejtorive Rajonale që, për të mos sjellë shqetësime për tatimpaguesit që kanë lidhur marrëveshje të pagesës më këste të detyrimeve tatimore, nga ana e inspektorëve që administrojnë këto marrëveshje të llogariten manualisht këto gjoba të vendosura nga sistemi në të gjithë periudhën që mbulon marrëveshja dhe të anulohen nëpërmjet akteve të anulimit të gjobave, përmes modulit të planit të mbledhjes së borxhit.

Ajo sqaron se sistemi [email protected] lejon dhe nuk sjell asnjë pengesë në këtë drejtim. Kjo mënyrë do të përdoret edhe në periudhat në vijim.

“Drejtoritë rajonale tatimore të marrin masa për të anuluar të gjitha gjobat e vendosura për mospagim në afat të kësteve të tatimit mbi fitimin, bazuar në nenin 114/1 të ligjit 9920 të procedurave tatimore për periudhën 23 dhjetor 2015 deri më 16 qershor 2016, periudhë përgjatë së cilës dispozita referuese ka qenë e pezulluar sipas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Për sa më sipër, drejtuesit e Drejtorive Rajonale Tatimore dhe drejtoritë në DPT të marrin masa për shpërndarjen dhe njohjen e punonjësve të administratës tatimore me përmbajtjen e shkresës si për kontrollin e vazhdueshëm të saj, për të mos sjellë shqetësim tek asnjë tatimpagues”, thuhet në shkresën e Shehajt dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

August 3, 2016 19:17
Komento

3 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 3, 20:17

    Po u vjen veza ne by**, po afrohen zgjedhjet dhe po beheni te “mire”.
    N.q.s gjoba eshte e bazuar ne ligj nuk mund te kete falje, beni nul LIGJIN qe i detyron tregetaret te paguajne gjoba.
    Shoqja Briseida mos tejkalo kopetencat dhe mos dil mbi ligjin.
    Kur do t’i falnit keto gjoba perse i vune inspektporet, apo per te rrjepur ndonje lek per xhepin privat.

    Reply to this comment
    • Pilo Vrapi August 4, 11:21

      Nuk eshte loje politike por GAFE e MADHE ligjore. Ligji qe ne fillim ishte Gabim, dhe Kushtetuesja duhet ta kishte rrezuar qe ne fillim sic rrezoi dhe dispozitat e tjera te gjobave. Llogjika e ligjit ishte e gabuar: “nuk mund ti kerkosh interesa dhe ti vendosesh gjoba nje subjekti pse nuk paguan kestet e tatim fitimit, KUR BIZNESI MENDON SE DO DALE ME HUMBJE”. Kjo eshte kunder llogjikes dhe nje cenim i te drejtave dhe lirive themelore. Pra ligji i atehershem i gjobave ishte i gabuar edhe per kete dispozite, por kushtetuesja atehere ishte gjysma me Biznesin e gjysma me Qeverine. Futja kot dmth. Rrumpalle alla shqipo! Megjithate mire qe e hoqen tani dhe kjo Brisida duhet te jape dorheqjen sepse shume nga reformat e saje kane qene anti ligjore. Te kaloje dhe kjo tek Vetingu njehere!

      Reply to this comment
  2. info analitike August 4, 08:55

    Duhej vetem nje kryepsikopat qe te vinte ne krye te Tatimeve kete shembullin e paaftesise dhe te arrogances. Vajmedet!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*