Vendimi i papritur, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listës së PD-së

May 27, 2017 16:10

Vendimi i papritur, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listës së PD-së

Në një kohë kur sot pasdite ishte parashikuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhej për miratimin e listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, mbledhja është shtyrë për nesër.

Ky fakt bëhet i ditur nga KQZ më anë të një njoftimi për mediat. Mbledhja do të mbahet nesër në orën 12:00.

Mesnata e 26 majit shënoi dhe skadimin e afatit ligjor për depozitimin e listave dhe Partia Demokratike i depozitoi ato në KQZ përtej këtij afati.

Me marrëveshjen e lidhur mes Ramës dhe Bashës më 18 maj, u shty dhe data e zgjedhjeve, duke sjellë kështu dhe shtyrjen e afateve në regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe të listave shumëemërore të kandidatëve.

May 27, 2017 16:10
Komento

1 Koment

  1. andromeda May 27, 17:07

    Dan të bëjnë korrigjime në listat e dep. të PD. Kjo ndodh kur ia lë KQZ në dorë bandës tradicionale së hajdutëve të zgjedhjeve. Prisni sa marifete të tjera do shikojmë nga KQZ-ja. Rroftë Arben Ristani, shembulli paraprijës i bandës PD.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim