Vendimi i pazakontë i qeverisë Tsipras: Pezullohen pa afat të gjitha ndeshjet e futbollit

February 25, 2015 18:16

Vendimi i pazakontë i qeverisë Tsipras: Pezullohen pa afat të gjitha ndeshjet e futbollit

Qeveria greke ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të kampionatit të futbollit për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës mes tifozerive.

Një zëdhënës i kabinetit Tsipras njoftoi se nuk plotësohen kushtet e sigurisë për vijimin normal të kampionatit.

Zv.Ministri i Sporteve Stavros Kontonis u ka kërkuar autoriteteve greke të futbollit të pezullojnë të gjitha aktivitetet për një kohë të pacaktuar – raporton DITA duke cituar mediat greke.

Kontonis shtoi se ndeshjet nuk do rifillojnë derisa të mos ketë angazhim të të gjitha palëve për ti dhënë fund dhunës ose një kuadër të ri ligjor.

Ai ka takuar kryeministrin grek Alexis Tsipras që ka aprovuar vendimin për të pesulluar të gjitha aktivitetet futbollistike deri në një urdhër të ri – njofton shtypi i Athinës / DITA

February 25, 2015 18:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*