Vendimi i qeverisë, 28 institucione verifikojnë online për gjendjet gjyqësore

December 30, 2017 17:25

Vendimi i qeverisë, 28 institucione verifikojnë online për gjendjet gjyqësore

Qeveria i hapi rrugë 28 institucioneve që të kenë akses në verifikim online të gjendjes gjyqësore për individët që duhen të pajisen me këtë shërbim.

Ky vendim u mor të premten duke u botuar edhe në fletoren Zyrtare. Institucionet që kanë akses janë zyra e presidentit të Republikës, Kuvendi, Kryeministria, të gjitha prokurorië dhe gjykata, Banka e Shqipërisë si edhe misionet diplomatike.

Po kështu, do të operohet edhe me institucionet e tjera shtetërore, ku duhet të paraqiten pranë ministrisë së Drejtësisë e më pas do të pajisen me kodet përkatëse të regjistrimit Elktronik të gjendjes gjyqësore.

Kjo formë e re e marrjes së kohë të shpejtë të gjendjes gjyqësore do të ndihmojë ndjeshëm në uljen e kohës së aplikimi dhe që merrej vetëm te ministria e Drejtësisë dhe në drejtoronë e përgjithshme të burgjeve.

December 30, 2017 17:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*