Vendimi i SHBA për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Balla i drejtohet PD dhe LSI: Kërkoni ndjesë për seancën e 18-dhjetorit

February 15, 2018 21:58

Vendimi i SHBA për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Balla i drejtohet PD dhe LSI: Kërkoni ndjesë për seancën e 18-dhjetorit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi sot se PD dhe LSI duhet të kërkojnë ndjesë për seancën e 18 dhjetorit, lidhur me situatën e krijuar në sallën e parlamentit për kundërshtimin e zgjedhjes së prokurores së përgjithshme të përkohshme.

“Seanca e kaluar ishte një seancë si një garë me vrapues se kush e do më shumë Amerikën. Një garë e shprehjes së dashurisë së pafund për ne shqiptarët, si partneri më i rëndësishëm strategjik bashkë me BE dhe një ndër mbështetësit kryesorë të demokracisë dhe zhvillimit të Shqipërisë prej 1990 e mbrapa. Si ka mundësi kush ua mbylli gojën sot Partisë Demokratike për të mos thënë asnjë fjalë për njoftimin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit që ka të bëjë me Shqipërinë. A nuk do kishte qenë normale sot që PD dhe LSI të kërkonin ndjesë për gjithçka bëtë më 18 dhjetor në këtë sallë. A ka mundësi të ketë pak dinjitet në qëndrimin politik të një opozite të kërkojë ndjesë për çizmet për letrat dhe bidonët e hedhur më 18 dhjetor, kur sot SHBA-të kanë treguar qartë që ne paskemi bërë gjënë e duhur në 18-dhjetor, nuk po hyj fare për personin, por po ju them që kërkesa është që personi të qëndronte në detyrë.

Si ka mundësi mungon dinjiteti i kësaj opozite për të kërkuar ndjesë për diçka që sot Rex Tillerson ua ka bërë shumë të qartë. Si nuk ju vjen pak turp për vlerat që duhet të mbartin forcat tuaja politike edhe në marrëdhënie me aleatin tonë strategjik SHBA.

Si ka mundësi që asnjëri prej jush, Saliun e mirëkuptoj që nuk mund të fliste për këtë punë. Lulin po aq e mirëkuptoj që sot ka shkuar të shkojë tek Orbani në Budapest, për të mos qëndruar këtu. Po ju të tjerët nuk gjetët një që të thoni: Po, ne si aleatë të SHBA e përshëndesim…”, deklaroi Balla.

February 15, 2018 21:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*