VENDIMI /  Ja sa rriten pensionet e pleqërisë për çdo kategori

June 1, 2016 18:19

VENDIMI /  Ja sa rriten pensionet e pleqërisë për çdo kategori

 Një nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së sotme të qeverisë është dhe ngushtimi i diferencave në masën e pensioneve.

Në mbledhjen e drejtuar nga zv. Kryeministri Niko Pleshi, është vendosur që pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993, me masë pensioni në këtë periudhë nga 1 401 lekë deri në 2 474 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 085 lekë deri në 23 640 lekë në muaj;

 Ndërsa pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 175  lekë deri në 3 840  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088  lekë deri në 23 640  lekë në muaj.

 Vendimi përcakton që pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 492 (dy mijë e katërqind e nëntëdhjetë e dy) lekë deri në 4 400 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 087  lekë deri në 23 640  lekë në muaj.

 Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 741  lekë deri në 4 400  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 086  lekë deri në 23 640  lekë në muaj;

 Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 070  lekë deri në 5 420  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088  lekë deri në 23 640  lekë në muaj;

 Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, 5 420 lekë në muaj, shtohen me shumë fikse, duke arritur në masën 23 640  lekë në muaj.

 Pensionet për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas nenit 40, të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Mbi sigurimet shoqërore shtetërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilat, sipas nenit 88, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kalojnë në masën 70% të pagës që i është llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë, të caktuar në ligj, pavarësisht kohës kur kanë kaluar me 70% të pagës, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara deri në datën 30.9.1993, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar këtij pensioni me 70% të pagës.

 Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.1.1995 – 1.1.1997, përfshirë edhe rritjen në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni. / DITA

June 1, 2016 18:19
Komento

5 Komente

  1. Arber June 1, 21:46

    Pensionistet jane thembra e Akilit per cdo pushtetar qe deshiron te ruaje votat qe ka marre. Pensionet ne Shqiperi jane per te vene duart ne koke, sepse per ta nuk ka nje Gjykate Europiane, sic ka per pronaret feudale ushtarake osmane ne Strsburg.

    Reply to this comment
  2. prej leshit June 1, 22:46

    me nje fjale rriten pensionet vetem per pensionistet qe kane vdekur.te na rroje niko prej leshi.turp e faqe e zeze.

    Reply to this comment
  3. Arjan June 2, 09:12

    Nuk kuptohet asnje gje nga ky shkrim, sa u riten pensionet, 100, 300, apo 500 leke nga periudha para rritjes, kete sqaroni , keni bere 2 faqe shkrin qe nuk e kupton njeri se sa eshte realisht kjo rritje nese ka rritje apo ideksim inflacioni???

    Reply to this comment
  4. normali June 2, 10:08

    Cili eshte pensioni me i ulet sot ne Shqiperi? Se nuk eshte pension te marrish 50, 60, apo 70 euro, por nje lemosh qe na e la Saliu. Atehere qeveria e sotme duhet te vendos qe pensioni minimal ne Shqiperi p.sh. nuk duhet te jete me i vogel se 15 000 leke apo 110 euro e larte. Te punosh nje jete, me gjithe ato sakrifica dhe te plakesh e te marresh nje pension te tille, kur ne vendet e BE vetem mbeshtetja sociale, pa pune per persona qe jane vetem marrin mbi 800 euro ne muaj, kjo eshte qe te ngrihesh e ti vrasesh te gjitha ata qe kane qeverisur ate vend prej 25 vjetesh. Te qeverisish , te besh gjithe ato krime , te vrasesh, te vjedhesh, te shesish vendin tend dhe sot prape te dalesh para atyre njerzeve duke birbiluar, eshte shkuar krimit dhe duket qe keta politikane apo ish kryeministra i mbron dora e krimit dhe hajdutelleqeve. Duhet te ngrihen ne kembe shqiptaret per jeten e tyre, jo me ato shoqata qorrash apo altingoxhash qe jane maskarenj, por me njerez dinjitoz, te kerkojne te drejta e te mos tunden deri sa ti marrin. Pension 80 e 90 euro! Krim per at qe e japin, nenshtrim per ata qe e marrin, skllaveri. Vete sa marrin zoterinjte ?

    Reply to this comment
  5. Spartaku June 8, 20:11

    Jemi shume te pakenaqur ne pensionista qe kemi dale ne vitet 91 dhe 92 me 60% per shkak te vendeve te punes per te rinjet.Pse qeveria na ka shmangur? Ne kemi pensionet me te ulta,dhe qeveria nuk e ka marre ne konsiderate.Shume keq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*