Vendimi/ Mbrojtje e veçantë punonjësit të policisë ushtarake kur kërcënohet

September 30, 2015 19:42

Vendimi/ Mbrojtje e veçantë punonjësit të policisë ushtarake kur kërcënohet

Qeveria ka miratuar kushtet dhe mënyrën e mbrojtjes së veçantë të punonjësit të policisë ushtarake në forcat e Armatosura kur, për shkak të detyrës, i kërcënohen jeta, familja dhe prona.

Sipas  vendimit, punonjësi i kërcënuar paraqet kërkesë me shkrim për mbrojtje të veçantë të shoqëruar, sipas rastit, me certifikatën familjare. Për të përfituar mbrojtje të veçantë, duhet të ekzistojnë dy kushte: a) Ekzistenca e rrethanave që rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit; b) Ekzistenca e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave dhe ushtrimit të detyrës nga punonjësi.

Komisioni duhet të mblidhet jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës për mbrojtje të veçantë, ku vendos pranimin ose jo të kërkesës dhe marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar jetën, familjen ose pronën e punonjësit, sipas rastit. Në vendim përcaktohen, sipas rastit, masat konkrete të mbrojtjes së veçantë, afati brenda të cilit sigurohet mbrojtja si dhe masa të tjera të nevojshme.

Masat konkrete për mënyrën e mbrojtjes së veçantë janë: ruajtja fizike; ruajtja e banesës ose e pronës; transferimi i punonjësit; dërgimi jashtë shtetit i punonjësit; masa të tjera, në varësi të çështjes.

 

September 30, 2015 19:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*