VENDIMI / Parlamenti miraton standardin e të bërtiturës së re shqipe

July 23, 2018 11:04

VENDIMI / Parlamenti miraton standardin e të bërtiturës së re shqipe

Shqipja e re standarde është vendosur: Parlamenti shqiptar ka miratuar sot me shumicë votash, që të bërtiturat me kuptim në dialekte dhe nëndialekte të ndryshme, do të mblidhen dhe përshtaten nga një komision gjuhësor në një shkrirje të bërtiturash pa kuptim, që do të përbëjnë standardin e shqipes së re.

Çuditërisht, propozimi i mbledhjes se fundit para pushimeve u miratua me ulërima nga një shumicë parlamentarësh nga gjithë spektri politik.

“Një sekondë, mor zotërie”, bërtiti deputeti Sabile Risha, “unë të siguroj tye se kjo formë e shqipes, pra qeveria demokratike… unë kur isha president… po po, ta dish mirë ti…”.

Ai u ndërpre nga timbri i mprehtë i deputetit Erion Braçe, i cili tundte disa letra në dorë dhe doli në foltore:

“Këto dokumente tregojnë më së miri se ju… pushteti i përçudnuar që shqiptarët e rrëzuan me votë… i ka shkruar vetë gjuhëtari Çabej…por koha më në fund ka ardhur…se Divjaka dhe Lushnja…”.

Pastaj ulërimën e morën me rradhë edhe deputetë të tjerë, që bërtitën se çështja duhet studiuar më me qetësi, edhe pse parimisht ata ishin dakord për përcaktimin e një të bërtiture unike duke respektuar ulërimat dialektore.

Ndërkaq, pati edhe ulërima që ofruan një kënd tjetër të bërtiturash. Deputeti Edi Palosja u çorr se nuk kishte kuptim të ligjërohej diçka që ishte fakt i kryer prej vitesh:

“Ne ulërathim normalitht prej viteth mor dhotëri. Ky tathmë ëthtë fakt”, u ngjir Palosja, “ndaj më duhet e tepërt të miratojmë faktin. Por unë thugjeroj që të ftojmë edhe ulëritëth nga thqiptarët e Kothovës dhe Maqedonithë….”.

Të bërtiturat standarde të sallës bënë që ai të mos dëgjohej më.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike bërtitore multi-dialektore

July 23, 2018 11:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*