Vendimi për faturat e energjisë, çfarë përfitojnë njerëzit në nevojë

February 5, 2019 14:43

Vendimi për faturat e energjisë, çfarë përfitojnë njerëzit në nevojë

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar sot rregulloren mbi kushtet specifike për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të klientëve në nevojë.

Të gjitha familjet në nevojë që s’kanë mundësi të paguajnë në kohë faturat e energjisë elektrike, nuk do t’u ndërpritet më furnizimi me energji.

Kjo rregullore përcakton se në këtë rast OSHEE, nuk mund të ndërpresë energjinë elektrike për kategorinë e njerëzve në nevojë, përveçse kur brenda 1 viti kalendarik, abonenti nuk ka pranuar asnjë nga programet apo planet e pagesës që i është ofruar nga furnizuesi, apo kur në 4 muajt e fundit ai nuk ka pranuar të paguajë energjinë elektrike sipas planit të rënë më parë dakord.

Detyrimet e OSHEE

Enti Rregullator i Energjisë, ka përcaktuar edhe detyrat specifike të furnizuesit të energjisë:

  1. OSHEE nuk mund të ndërpresë furnizimin për mospagesë kur një abonent përfiton nga statusi i klientit në nevojë, përveçse kur në 12 muajit e mëparshëm, ofruesi i shërbimit (furnizuesi), i ka ofruar dy herë një plan pagese që përshtatet me të ardhurat e klientit ose asistencë pagese, në kuadër të statusit si klient në nevojë dhe është refuzuar prej tij. Furnizimi me energji elektrike nuk mund të ndërpritet edhe në rastet kur klienti ka paraqitur dhe është në proces trajtimi të kërkesës së tij, për t’u klasifikuar si klient në nevojë, si edhe kur klienti ose një prej familjarëve të tij përdorin pajisje për mbështetjen e jetës, të cilat funksionojnë me energji elektrike dhe ka njoftuar paraprakisht me shkrim për këtë situatë.
  2. Nuk mund të ndërpritet furnizimi me energji elektrike në ditët kur furnizuesi nuk realizon shërbimin për klientët në qendrat e kujdesit ndaj klientit, ose kur klienti është duke respektuar një plan pagese formale, ose kur klienti ka paraqitur një ankesë.

f.h/dita

February 5, 2019 14:43
Komento

1 Koment

  1. kampaçurreta February 5, 19:11

    Mashtrime ,mashtrime e politike ashtu sikurse Saliserbi edhe Ramushi ( Edi). ata po shesin energjine e Enver Hoxhes te cilin ai e shiste me 2 lek dhe keta po grabisin popullin ne menyren me te kriminalizuar me çmimin 135 ose 67.5 here me te larte. duke i genjyer shqipetaret me 95 lek por pa i shtuar vleren e transportit dhe te shitjes qe e marrin skifteret. kjo ishte “rilindja” e fanshme qe nuk ka asnje ndryshim me kriminelet e qeverisjes se kaluar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*