Vendimi për negociatat me Shqipërinë dhe MV merret në maj të 2020-s?

November 12, 2019 18:36

Vendimi për negociatat me Shqipërinë dhe MV merret në maj të 2020-s?

 

Sipas Presidentit të Maqedonisë së Veriut Pendarovski, Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ‘Metodologjia e re e zgjerimit të BE, do të jetë gati deri në mars të vitit 2020’.

Stevo Pendarovski, pas takimit që zhvilloi me Macron, tha se: Presidenti francez shpreson që reformimi i metodologjisë të bëhet deri në mars të vitit 2020, në mënyrë që në Samitin e Zagrebit, më 6 maj 2020, të mund të merret një vendim lidhur me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Stevo Pendarovski tha se “Franca tashmë ka paraqitur një propozim joformal për vendet anëtare të BE-së që parasheh reformimin e metodologjisë së negociatave të pranimit, një reformë që Macron po kërkon të miratohet përpara se të japë dritën e gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas Pendarovskit, “Në parim, Macron mendon se metodologjia duhet të miratohet më së voni deri në muajin mars. Ai më ka thënë saktësisht se kurrë nuk ka qenë qëllimi i tij që të na rekomandojë ndonjë alternativë tjetër, në vend të anëtarësimit në BE. Macron thjesht dëshiron të përmirësojë procesin, që mos të prodhojë burokracira dhe dështime thelbësore”.

Macron prej kohësh kërkon një reformim të vetë BE-së dhe rregullave se si ajo do të zgjerohet më të ardhmen. Franca ishte një ndër vendet që më 18 tetor bllokoi procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me arsyetimin se fillimisht Unioni duhet të vetëreformohet dhe të mos shkaktojë më dështime si BREX-it apo probleme të tjera të brendshme.

 

o.j/dita

November 12, 2019 18:36
Komento

3 Komente

  1. Gzim Kulufi November 12, 19:37

    Kenga e Mukjes vazhdon!

    Reply to this comment
  2. fteri November 13, 04:52

    Pordhi kali në derë të hanit ,përshëndet çirjo Makaronin !
    Po -jo ,jo- po ,po -jo,jo -po,po -jo jo..jo,joooooooooooooo!

    Reply to this comment
  3. Lili November 13, 05:26

    Si te behemi republika e serbise , behet kjo pune?! Ky eshte pazari qe Rama ka pranuar per mos me u duke deshtaki n1 te te gjitha koherave ne Shqiperi?! Me gjithe tepsine e ka humbur busollen! Se Tepsia ishte busolla e tij e asgje tjeter!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim