“Një lajm shumë i mirë që duhet shoqëruar me protokollet e sigurisë”

April 22, 2020 21:22

“Një lajm shumë i mirë që duhet shoqëruar me protokollet e sigurisë”

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor ku nga 27 Prilli pritet që Gjykatat të rifillojnë normalisht punë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist përshëndet këtë vendimmarrje, duke sugjeruar që të merren pasat për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

“Vendimi për rifillimin e punës në Gjykata është një lajm shumë i mirë. Qytetarët presin shërbimin e drejtësisë. Shpresoj të shoqërohet me masat e duhura, me protokollet e sigurisë që KLGJ duhet t’i udhëzojë për mjediset e gjykatës, gjyqtarët, stafin e tyre dhe për avokatët e qytetarët”, shprehet Xhafaj i cili shton se:

“KLGJ ka rol kyç në ringritjen e sistemit. Integriteti e profesionalizmi i anëtarëve të saj garanci e rëndësishme. KLGJ duhet të shtojë ritmin dhe autoritetin aktiv në sistem. Disa vendimmarrje të saj japin besim për më tej, në reformimin e gjyqësorit dhe rritjen e besimit të qytetarëve”, nënvizon Xhafaj.

Vendimi i KLGJ, vjen pak ditë pasi Xhafaj rekomandoi se sistemi i drejtësisë nuk mund të karantinohet pasi nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.

e.k. / dita

April 22, 2020 21:22
Komento

7 Komente

  1. Shefqet Cela April 22, 21:41

    Të kishin shumë shtetarë si Xhafaj, do të kishim tjetër pamje të shtetit dhe humor të Miletit!
    Presim gjithmonë pjesëmarrje aktive në politikë dhe ligjshmëri.
    FALEMINDERIT!

    Reply to this comment
  2. Tirona April 22, 22:09

    Opa filloi prerja e kokave te globalisteve

    Reply to this comment
  3. S- New York April 23, 02:31

    Z.Xhafa,kemi nevoje per informacione te tilla.Jeni shume I besushem dhe I devotshem,vendi ka nevoj per njerz si Ju.Por pak besim kemi tek drejtesija.Po nuk filluan nga peshqit e medhej,nuk eshte bere asgje.

    Reply to this comment
  4. Adih April 23, 02:39

    Para dy diteve Serbet dhane lajm se ne shqiperi ishin arrestuar politikane te rangjeve te larta . Ne fillim u gezova ,por ???Por ishte fatkeqesisht genjeshter . Nuk e di dhe se kuptoj kete lajm genjeshter nga Serbet .
    Por zoti Xafa faleminderit per keto lajme ,por ne kokpalaret kemi pasur “drejtesi ” perhere ne kete tranzicionin post komunist dhe dihet , ne llum kemi perfunduar . Po presim SPAK e BKH o zoti Xhafa.
    Keto jane shpresa e jone e fundit se per ndryshe , duhet per te hikur nga syte kembet nga shqiperia.

    PS:: Zoti Xhafa , ne sna i ka fain kjo kohe e Virusit per dy a tre muaj ,por fai eshte i te gjithe Katovicareve kryeministra te gjithe njelloj si kori i bretkocave , qe shkelin kushtetuten sidom nenin 181 te saj ne te gjithe keto tre dekatat e fundit ,mos harojme po njelloj edhe diktaturen komuniste ,pra qe nga 45 e deri me sot ne 2020 dhe ju z Xhafa po na habisni , ju vika keq se ne nuk paten cdrejtesi keto dy muaj nga korona virusi ..
    ,Na kernaqe o z Xhafa. ??.

    Reply to this comment
  5. Genta April 23, 06:07

    Cfare eshte ky mo cfare!
    Zyre tek etc me cfare e ka blere?
    Makinen te shtrejte me cfare e ka blere?
    Cfare eshte ky qe ben gjynafqari sikur eshte i drejti dhe i pa korroptuar…o z. Xhafa po ty njeh mbare vlora, se kush je? Bashk me ate artur malaj, shkelqim ganaj i ildkpki apo ministren e drejtesise qe ke shoqe, apo vasilika hysi…ku han keto degla e [email protected] ti duhet te jesh burg….ti ke ven plag ketij vendi dhe don qe plagen ta njellosisish me bandat qe rrethojne duke u dhene urdhera nga zyra juaj tek Etc…ja cfare je ti? Duke udhezuar genta tafa bungo per shkarkim te njerezve drejtesise dhe per te mbajtur ato qe pelqen ty per te rujt bandat….spaku duhet te hetoj mennjeher ty dhe bandat e tua kriminale qe te largohi njejer e pergjithmon nga ky skrupull qe ke katadise vendin ne emer reformes duke zevendesuar reforma kriminale e bandave drejtesise me te korroptuarin shkelqim ganaj, genta tafa bungo lidhje me vellain tuaj…yllka banushi njeriu juaj per inflencim tek omn…ja pra kush eshte reforma jote..ik mor spordhjak dhe langarac se do jesh ne burg bashke me ato tjere…ketu ka faj edi rama ashtu si te flaku rruge duhet te kishe futur burg bashke me shkelqim ganaj, genta tafa bungo, e shok qe rrethon ty duke mbrojt krimin dhe korrupsionin tuaj…turp turp

    Reply to this comment
    • blerimi April 23, 11:44

      Kemi shume besim ne drejtesine e re Z. Xhafa!!!
      Reforma ishte shume e domosdoshme per tu bere. Kishte ardhur aty ku nuk mbante me…. Por sigurisht te korruptuarve qe jane prekur apo qe jane ne grahmat e fundit nuk i vjen fare mire se ishin mesuar te benin ligjin mbi kurrizin e popullit te ndershem e ne favor te atyre qe jepnin rryshfetin pa ju prekur qimja e flokut, rrjedhimisht keta nuk do reshtin kurre se vjelli lloj lloj shpifjesh e gjerash te paqena per Ju.
      Ju dhe puna juaj eshte shpresa e re per Shqiperine, prandaj mos u zemeroni me fjalet e zeza te disa te te pandershmeve dhe injoranteve qe induktohen prej tyre! Kujtoni se ka nje numer shume me te madh personash qe ju vleresojne e kane besim tek ju!
      Zoti ju bekofte!

      Reply to this comment
  6. Kliton April 23, 11:10

    Z. Xhafa! Ju jeni nder politikanet me me integritet e profesionalizem qe njeh ky komb! Kontributi juaj i pacmuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi do te jape frutet e veta ne te ardhmen! Atehere do te vije koha kur shume qytetare te cileve u jane veshur syte nga mllefet dhe shpifjef e politikes se vjeter do te kuptojne dhe shijojne te mirat qe reforma do te sjelle. Ju i keni bere dhuraten me te madhe politike deri tani ketij kombi!
    Respekte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim