Vendimi i qeverisë për pragun e ri: Sa duhet të jetë paga minimale

December 26, 2018 18:22

Vendimi i qeverisë për pragun e ri: Sa duhet të jetë paga minimale

Paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të reja. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar pragun e ri të pagës minimale në vend, duke e rritur atë me rreth 4 mijë lekë të rinj.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që një orë punë do të paguhet minimalisht me rreth 150 lekë të rinj.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

PËRCAKTIMI I PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.
  2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
  3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.
  4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
  5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019

 

v.l/ Dita

December 26, 2018 18:22
Komento

3 Komente

  1. olimpia December 26, 19:34

    Paga minimale duhet bere menjehere 400 000 leke te vjetra .Ne nje vend ku kapitali privat ka fuqi financiare per investime qindramilionesh ne vepra te rendesise strategjike infrastrukturore ,ku rritja ekonomike e deklaruar eshte 4 perqind ,do te thote qe ka mundesi per rritjen e rrogave minimale .rAMA DUHET TE KUPTOJE SENE sHQIPERI QARKULLON NJE SASI GJIGANDE PARASH NE MENYRE INFORMALE ,JASHTE QARKULLIMIT MONETRAR FORMAL Shteti qe ka te gjithe mekanizmat e kontrollit dhe ka mundesine qe te zbuloje pjesen derrmuese te parase qe qarkullon ne rruge te paligjeshme .Duhet te marre fund hiperliberalizmi qe favorizon nje grusht njerezish .Ne se PS nuk kthehet plotesisht drejt se majtes ,brenda pak muajsh mund te humbase shumicen e elektoratit dhe votat te shkojne ose drejt nje te majte te re qe duket se eshte ne prag te formimit ose te mos shkojne asgjekundi dhe Rama ,si aventurieri Nano ti dorezoje BERISHES PUSHTETIN NE NJE PIATE TE ARGJENTE .

    Reply to this comment
  2. Po mër po, besa po... December 26, 19:50

    Cmimet kacafiu, jo ralle bile dhe me te larta se ne Evrope, kurse ora e punes vetem 1 Euro?

    Pfffffffffffff. Kete lloj lemoshe edhe sklleverit moderne do e kishin refuzuar.

    Aspak cudi kur gjate eksodit degjoje refugjatet siriane dhe irakiane te thonin, se po te jete per te kerkuar azil ne Shqiperi, Maqedoni etj. ata me mire do preferonin t’i nenshtroheshin pasojave te luftes ne vendet e tyre.

    Reply to this comment
  3. Rrena December 27, 22:05

    Ky eshte mashtrim i hapur dhd hipokrizi kriminale anti njerezore!
    Rama si i pa afte por edhe harbut nuk e kupton se shkaku i largimit ne mase te shqiptareve eshte varferia dhe pa barazia shoqerore!
    Fillimi i zgjidhjes serioze do jete vetem studimi dhe percaktimi shkencor i MINIMUMIT JETIK TE NJERIUT NE SHQIPERI qe do hedhe poshte te gjithe piramiden antinjerezore te pagave dhe pensioneve!
    Paga minimale me pagen e Enver Hoxhes diktator ishte 1 me 5 ndersa sot eshte 1 me 10!
    Ja kjo eshte mireqenia qe na u trumbetua ne 90-ten se do na e sillte shkerdhatokracia pas 6 muajsh!
    Beni qejf o popull me buke e domate se Rama thote qe shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes, as ne mesjete!
    Ky eshte kryeministri yne me i sukseseshem i ketyre 100 vjeteve te fundit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim