VENDIMI/ Rama i jep zyrë Nishanit

September 15, 2017 13:25

VENDIMI/ Rama i jep zyrë Nishanit

 

Sikundër ka vepruar me ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’i japë një zyrë ish-presidentit Nishani.

Këtë lajm e ka përcjellë vetë kryeministri Rama, në emisionin “Top Story” dhe më pas është zbuluar edhe vendimi në fjalë.

“Sa i takon Bujar Nishanit, ne kemi vendosur një standard që shërbimet qeveritare u ofrojnë një shërbim minimal ish-presidentëve të Republikës. Ata kanë një godinë pranë ish-Zërit të Popullit dhe prej kohësh këtë shërbim minimal që shteti u ofron, qoftë Moisiut dhe Meidanit e kanë. Këtë ja kemi ofruar edhe ish-presidentit Nishani. Këtu përfundon historia”, tha Rama.

V E N D I M

PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT (AKKSHI), TE DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE, TË PRONËS SË PALUAJTSHME SHTETËRORE, APARTAMENTET NR.15, NR.16, NR.17, NR.18, TË NDODHURA NË GODINËN NR.57, NË BULEVARDIN “ZOGU I”, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 901 e vijues të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

  1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), te Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, të pronës së paluajtshme shtetërore, apartamentet nr.15, nr.16, nr.17, nr.18, të ndodhura në godinën nr.57, në bulevardin “Zogu I”, Tiranë, sipas planimetrive bashkëlidhur këtij vendimi, për t’ua dhënë në përdorim dhe pa shpërblim, si mjedise pune, ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë.
  2. Pronat e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, shtohen në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të DSHQ-së, miratuar me vendimin nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
  3. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
September 15, 2017 13:25
Komento

6 Komente

  1. alphade September 15, 13:59

    Shenim : Pse zoti K/minister kishe frike se do te mbeste pa zyre ” zoteria e tij” ,ish- president Nishani ,i cili sa kohe ndenji ne kolltukun e presidentit asnjehere te vetme
    nuk e ushtroje ate per te miren e Shqiperise dhe shqipta-
    reve por vetem ne interes te familjes se vet dhe te PD se
    Vicidolit, qe si kapter i rreshtit te fundit nuk la gje pa bere
    kunder socialisteve dhe ju “nashti” u turret me vrap per
    t’i gjetur nje zyre ish-it . Me mire do te benit t’i gjenit nje
    strehe nje fukarai dhe jo ketyre qe plus vilave qe kane
    bere u jepni dhe zyra ?! Na zhgenjen .zoti K/minister me
    keto veprime ! Dhe nje pyetje te fundit qe duke u nisur nga vetje them se jam njeri nga 650 mije pensionistet e
    ketij vendi : vrapove dhe i gjete zyrave ish-eve ,po per
    pensionin tim a te shkoi mendja valle ? Kam punuar 35
    vjet,me tre diplloma,bile edhe me fakultet jasht vendi dhe
    me kete qe them per veten time nuk dua t’ i ngjaj Belulit
    sepse koha ime ka ” perenduar” por thjeshte per te treguar se marr nje pension prej 137.200 leke te vjetra !
    Si thoni ju zoti K/minister ,a te ben zemra Ty qe te turresh per t’i dhene zyra ish-ve dhe per njerezit e zakon-
    shem ju nxirrni nje mije pretekste per te mos u rritni pen-
    sionet !? Argumentat tuaja nuk kane vlere dhe a e dini ju,
    zoti K/minister si thote populli : qeveritaret punojne vetem
    per qeveritaret per ata qe iken dhe per ata qe do te vijne.
    I keni rregulluar ligjet ne menyre te atille qe te mbroni kudo veten dhe rusjtjen e pasurise suaj dhe kur themi
    tuajen e kam fjalen per te gjithe pushtetaret te djeshem
    dhe te sotem ! Nuk pergjigjet Sali Berisha per malin me
    krime qe rendon mbi te . Pse ? Ligji ! Imuniteti ! Te gjithe
    qytetarer e zakonshem kllapen sa hap e mbyll syte pergundojne ne burg ,ndersa Saliu dhe banda e tij jo
    vetem nuk i hyn gjemb ne kembe por edhe mbajne nje
    qendrim ekstremist agresiv kushdo qe u del perpara. Arro
    ganca dhe prepotenca e vicidolasit eshte e pakoncptu-
    shme per nje deputet . Kaq kusha per sot ! Si gjithmone
    stafit te “DITES” uroj nje dite te kendeshme ! F L M !

    Reply to this comment
  2. Idjoti Bathores September 15, 14:03

    KUR DO MARESH VENDIMIN TE JAPESH DOREHEQJE KUR SHQIPETARET E FUNDIT PO KERKOJNE STREHIM NE ANGLI E TI STREHON NJE ANTISHQIPETAR MILIONER ME NISHAN!?

    Reply to this comment
  3. betixho September 15, 16:57

    Kështu bëjnë BURRAT e shtetit dhe njerëzit fisnik.
    Ju kujtohen mësimet e të moçmëve:Zonja fisnike i çonte lule te porta e shtëpisë përballë një telendareje që ja linte mbeturinat e veta zonjës në fjalë, te pragu i shtëpisë së saj ç’do mëngjez.
    Natyrisht u deshën shumë kohë që ajo telendare të kuptonte mirësinë e një njeriu ndryshe.

    Reply to this comment
    • Lisi September 15, 19:59

      Betixho !
      Po të qe burrë shteti do tua merrte edhe atyre ishë-ve të tjerë dhe të strehonte hallexhinjtë . Këto qoka bëhen në kurriz të popullit . Shqipëria është vëndi më I mjerë në Evropë dhe në kurriz të tij Rama tallet !
      Rama , me të drejtë i fitoi zgjedhjet por , siç duket , na ka gënjyer për shumë gjëra .
      Po do I fitonte , përballë Berishes ( Lulit ) !

      Reply to this comment
  4. demo September 15, 19:10

    Ja keto lloj “bamiresish” nuk me pelqejne.Pas tyre vjen dicka edhe me e keqe.Te ishte Nishani ne vendin tend nuk te jepte as nje kolibe qeni.

    Reply to this comment
  5. Asd September 16, 08:45

    Rama me keto qendrime shpreh hapur friken e thelle personale qe ka nga Berisha. Keto shtrirje dore jane vecse premtime mafioze ndaj mafiozeve te grupit tjeter; Rrini te qete se nuk do tju prekim. Bile edhe pushtetin do tua kthejme prape … sa te kryejme edhe ne pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*