Vendimi: Tamponi për COVID-19 tani mund të bëhet edhe në laboratorët privatë, por vetëm për efekt dokumentacioni

July 23, 2020 20:04

Vendimi: Tamponi për COVID-19 tani mund të bëhet edhe në laboratorët privatë, por vetëm për efekt dokumentacioni

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që përveç testimeve serologjike, tek laboratorët privatë të bëhet dhe testi PCR i koronavirusit, (tamponi), për të parë nese je i infektuar me koronavirus apo jo.

Vendimi është publikuar ditën e sotme ku argumentohet se vlen për një kategori: për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Ministria e Shëndetit do të bëjë njohjen e laboratorëve jopublikë sipas procedurave, të cilët e kanë detyrim të njoftojnë nëse rastet dalin pozitive.

Njoftimi i plotë: 

Komiteti teknik ka vendosur procedurën e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative.

Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të rregjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera. Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet positive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.

Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurimimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

 

l.h/ dita

July 23, 2020 20:04
Komento

3 Komente

  1. Adi July 23, 21:15

    Bravo, tani mund te bejne lek. Dhe kush ka hall per te ikur, do e masi mire koken aty. Ka shtet jo llafe.

    Reply to this comment
  2. Drenova July 24, 07:30

    Bravo,ky eshte kapitalizmi demokratik!
    Pse cfare e kujtuat ju se tani do jete vertet shendetesia falas?
    Jo more!
    Po pse mos eshte e vertete drejtesia per te gjithe?
    Mos eshte “bashkeqeverisja me qytetaret”?
    Mos eshte uji qe shet UKT i pijshem por eshte i pa pijshem dhe ti e paguan 8 here me shtrenjte se dritat?
    Mos eshte pushteti vendor per te qare hallet e qytetareve?
    Ha ha ha,por kjo ishte loja o njerez!
    Tani sghterngoni sumen se nuk keni cfare beni me!

    Reply to this comment
  3. vlora1 July 24, 09:12

    Z ministre .Te pakten u vini nje tavan per cmimin se keta do shfrytezojne nevojen e hallexhinjve dhe do u q.ne nenen e babane.Mos u beni te pashpirt mendoni per popullin qe u mban

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim