Vendoret, Ndoka e Gjinushi: Jemi drejt një poli të tretë për 21 qershorin

March 18, 2015 22:00

Vendoret, Ndoka e Gjinushi: Jemi drejt një poli të tretë për 21 qershorin

Në prag të zgjedhjeve vendore dhe në një kohë që ka nisur ndarja e bashkive, partitë e vogla kërcënojnë të mëdhenjtë se do të dalin më vete. Partitë e vogla deklarojnë se po shohin mundësitë e daljes në këto zgjedhje në grupime të reja, jo si ato tradicionale në koalicion me PD-në apo me PS-në. Të majtë dhe të djathtë, deklarojnë se po shikojnë mundësinë e krijimit të një poli të tretë.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kritikoi qëndrimet mbajtura nga PS-sa ndaj PSD-së. Gjinushi i quajti jo të sinqerta raportet që PS-ja ka mbajtur ndaj partisë që ai drejton. “Partitë e vogla ecin prap me këmbët e veta, e madhja përfiton nga partitë e vogla dhe jo e kundërta. Jemi të hapur për të bashkëpunuar, por prirjet janë për bashkëpunim me partitë që janë më të ngjashme me partitë si ne”, tha Gjinushi për Ora News.

Në intervistën e tij, Gjinushi komentoi edhe takimin e përfolur në media pak ditë më parë me Dritan Priftin.  “Dritan Prifti hyn tek elektronet e lira. Ka shfaqur interesin për rikthim në politikë. Jemi takuar siç takoi dhe Nardi Edi Ramën. Ai ka shfaqur interes, por në lokale nuk kontribuon personalisht sepse nuk kandidon dot për kryetar Bashkie apo këshilla, por kjo mbetet për t’u vlerësuar”,-deklaroi Gjinushi.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka pranoi zhvillimin e negociatave me përfaqësues të dy partive të mëdha në vend, ndërsa foli për mundësinë e krijimit të një skeme të re ku të garojnë së bashku parti të cilat nuk do të jenë në koalicion me dy partitë e mëdha.

“Forma klasike është me kandidatë të përbashkët bashkisë, por kjo nuk është diskutuar ende, por vërejmë një PD të ngurtësuar. Ka pasur luhatje edhe për shkak të çamëve. Ndaj edhe ne jemi të përgatitur për të marrë masat tona që si do që të jetë vendimi i PD-së ne të jemi të përgatitur. Jemi një parti opozitare paçka vërejtjeve. Kontaktet nuk mungojnë me çdo koalicion politik. PDK ka bashkëpunuar edhe me PS-në”, tha Ndoka.

Nga ana e tij drejtuesi i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se ende nuk ka pasur kontakte nga PD-ja për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa shtoi se do të garojë në koalicion të rreshtuar krah partive opozitare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

March 18, 2015 22:00
Komento

9 Komente

  1. ARGITA March 18, 22:49

    ESHTE I DOMOSDOSHEM KRIJIMI I POLIT TE TRETE

    Reply to this comment
    • tepo cobani March 19, 05:14

      ME 200 PETRITA
      ‘KAPITALISTO+KOMUNISTA=KAPITANISTA’ LULE,
      RRIPET E GJALLE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET
      EDHE PAS HISTORISE SE KUQE !!!!!

      Reply to this comment
  2. Ballist i PENDUAR. March 18, 22:51

    Ne nje vende ku
    mbreteron Analfabetizmi Ekonomik ,
    nuk munde te kete rruge Dalje ,
    vetem me nje Sforco Kollektiv ,
    tu tregosh masave te Njohin [[[[ çdo njeri sa mundet ]]
    Materien ekonomike,
    dhe te behet e Detyrueshme ne shkolla , te te gjitha niveleve ..

    Keshtu politikanet nuk
    do te Tallin bythen
    me delet Rose e blu ,
    Ashtu siç e kane Tallur keto 25 vjete .

    Reply to this comment
  3. Aua :) March 18, 23:53

    Tani e kuptuam mesazhin “naço paço” nga Kuba, te filozof Ndokes! 😉

    Reply to this comment
  4. skifteri March 19, 08:54

    *****….Me duket se keni ngelur pa para korrupsioni ne gjepe ju te polit trete ?!..,Ju ishit ne pushtet dhe nuk bete asnje gje,perse duhet te ju besojme perseri tani pas 24 vjet shkatrrim ,vjedhje,vrasje ,baterdi ne prona ,shitje teritori shqiptar,me gjykata te korruptuara ku ju keni pjesen tuaj te krimit mbi pasurit dhe jeten qytetarve e ketije vendi,tani doni me u krehe mbi germadha te djegura si ajo kurva me nje mashtrim e shkelqim te [email protected]@@@@@@@

    Reply to this comment
  5. LORA March 19, 09:30

    Keto partite e vogla, qe kane qene ne politike si shushunja te votes se te medhave , do te jete shume mire qe te dalin e te ballafaqohen me njerzit,ne menyre te drejteperdrejte,,,,dhe po t’a shohin njerzit te arsyeshme le te jetesohen si pol i trete.
    Nuk kuptoj dot,nga lajmi I mesiperm,perse u dashka qe keto te kercenojne ,,,,apo keshtu ja u do kurvlliku I tyre I stazhonuar per dy dekada ????
    S’ka fare nevoje per kercenime zgjyrash te konsumuara,,,eshte vota dhe vetem ajo qe mund te vendose perfundimisht fatin e ketij takemi cvates te parase dhe pasurive publike.

    Reply to this comment
  6. alice March 19, 09:47

    Vetem ne qoftese futen disa kokrrosha ne polin e trete se per ju te 2 s’ka per te pas efekt poli i trete kurre.Nje vrime qe oqean dhe asgja tjeter.

    Reply to this comment
  7. gegetoske March 19, 14:10

    hahahahaha sa kam qeshur! Ne nje llogore Profesori me hidro-mekanikun! Absurditet !

    Reply to this comment
  8. Gimi March 19, 14:31

    Ky Gjinushi Gjinua cfare i ka dhene atdheut ne keto 25 vjet??? PErvecse ka marre fonde per partine e tij, mban te uzurpuar nje prone te tjeterkujt dhe llomotit neper TV.

    Pol te trete duhet te kete patjeter, por ferrat dhe parate e pista te PD, LSI ePS-se nuk do i lene te eci para poli i trete, sado i paster te jete. Keta jane specialiste per te ndytje. PEr me teper keta te vegjlin nga vete komentet jane ‘ku te fryje era’.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim