“Vendos Zotin të parin!” Fjalimi inspirues i Denzel Washingtonit

December 26, 2017 21:19

“Vendos Zotin të parin!” Fjalimi inspirues i Denzel Washingtonit

Nga Denzel Washington

Së pari, vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.

42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë.

Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha: “Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.

Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.

Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar.

Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.

Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.

Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…

Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni.

Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?

Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.

Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.

Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.

Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!

December 26, 2017 21:19
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 December 27, 08:50

    ok,ok,ok,ok!!!!!!
    ke fituar llotarinë dhe ke të drejtë të flasësh kështu!!
    të gjithë njerzit,kanë bërë atë që ke bërë ti,mbështetur më pak o më shumë,o fare tek zoti,por në fund të fundit kanë bërë jetën e tyre!kanë pasur sukseset dhe dështimet e tyre!diku më shumë e diku më pak,pak a shumë njëlloj si ti!!
    pra me një fjalë të gjithë kanë LUAJTUR LLOTARINË E JETËS!!
    POR JOOOOOOO TË GJITHË MUND TA FITOJNË ATË!!!
    prandaj o njerii mirë,gëzo ato që të ka dhënë fati sepse janë të financuara nga të gjithë të tjerët që NUK KANË FITUAR!!
    pa financimin e të gjithë DËSHTIMEVE të të tjerëve!?
    TI NUK DO TË FLISJE KËSHTU!!
    ti ke meritat e tua,por pa financimin tonë,pa “dështimin”tonë(i barabartë me sukses të bill gejts, e të asaj përqindje minimale të popullsisë që zotëron 95% të pasurisë botërore)!?
    barazohen me zero!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali December 27, 10:17

    Je bere si plakat ziliqare o anticensura budallaqe,

    Denzel Uashingtoni eshte nje nga emblemat e kinematografise boterore dhe nuk ka pasur perkrahjen e Partise se Punes ne karrieren e tij si artistet dru me pre te Milkanit dhe te Anagnostit te Realizmit Enverist.

    prandaj:

    Edhe arritjet e tij ne skenen boterore ja dedikon Zotit dhe jo Partise.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 27, 12:21

      nastro debili!!
      ta kam thënë dhe herë të tjera!
      të kesh mësuar një gjuhë të huaj,të jep mundësinë për të pasur një horizont më të madh dijesh,por nuk të bën të zgjuar!!
      ti o plakush karabush,edhe sikur në hapsirë të ishe!?
      horizonti tënd do të ishte vetëm një pikë!!
      nastro debili,përmënda,e krahasova me llotarinë,vetëm e vetëm për një arsye!!
      “fituesi” i llotarisë është nuk është gjë tjetër veçse karremi,për të tërhequr humbësit!
      FITUESI i vërtetë i llotarisë është krijuesi i saj!!
      po ta kesh lexuar komnetin tim,or idiot,do të shohësh se unë e respektoj këtë aktor të madh!hyn në listën time të të MËDHENJVE.kur shkruaj”ti ke meritat e tua”do të thotë se e vlersoj,por mos harro se sa denzela të tjerë,në krah të tij,paguhen për bukën e gojës!!se ata që financojnë filmat e tij fitojnë shumë shumëfishin!!
      ky dhe disa koka të tjera janë rreklama që tërheq një “popull” të tërë aktorësh!njëlloj si në çdo fushë tjetër!!
      pra debil nastro,këta merren si shëmbuj,përdoren si rreklama për të pjerdhur mëndjet e të tjerëve!njerëzve si ti,psh!!
      përse nuk flitet për ata që shfrytëzohen deri në palcë!për ata që rropaten dhe nuk mbushin dot barkun me bukë,që nuk e dinë se ç’janë festat,ose maksimumi kanë diçka të hanë vetëm për festa?
      ps:nastro debili,për informacionin tënd!!
      prej natyre!?
      nuk jam ziliqar!
      prej punës time!?
      kam një jetë jashtëzakonisht të sigurtë!!
      nastroooo,mos kërko të mbulosh vrimën tënde duke ulëritur “ta pashë moj dele ta pashë”,dhe më e keqja është ti bërtet kur i ke sytë e mbyllura!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*