“Vendoseni dorën në gjoks dhe numëroni…”, Mjeku Pipero tregon ‘testin’ që duhet të bëni

March 26, 2020 09:19

“Vendoseni dorën në gjoks dhe numëroni…”, Mjeku Pipero tregon ‘testin’ që duhet të bëni

Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” ka thënë se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Sipas Piperos një nga gjërat që i dallon është vështirësia në frymëmarrje, dhe ai ka treguar se pikërisht kjo në shumë raste ngatërrohet dhe me ankthin që kanë njerëzit.

Sipas Piperos në rast se kalohet shifra prej 30 frymëmarrjesh në minutë, atëherë tregohet se mushkëria ka mungesë të oksigjenit.

“Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën. Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth. U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen.“ – tha Pipero.

o.j/dita

March 26, 2020 09:19
Komento

4 Komente

  1. Beti March 26, 09:44

    Atehere e zgjidhem punen e testeve, dhe se sa semure jemi( dmth se ne cfare derexheje jemi) !!
    Testet duhen, ashtu sic duhet edhe mjeku per rastet e renduara, jo detyrimisht per ventilatore, por qe nese semundja nuk kontrollohet, mund te degjeneroje ne reanimacion.
    Vertet eshte virus, por semundja pershkallezohet ne pneumoni dhe per te qene ne anen e sigurt, te semurit duhet ti jepet antibiotike, kur mushkerite jane ne fazen qe kane filliar te mbledhin uje. Po u mbushen komplet cfare u kuptua!

    Reply to this comment
  2. Mjek veteriner March 26, 11:59

    Pse nuk praktikohen protokollet mjekesore qe jane dhjetra e dhjetra vjecare per nje Terapi Simptomatike me synimin per te “perthare” ; ose me mire te themi per te ndalur “kullimin” e lengut mukoz neper rruget e frymemarjes , pra per te normalizuar lageshtine ne rruget e frymemarjes ?
    Va…. Da..
    Ish mjek veteriner

    Reply to this comment
    • Andia March 26, 12:26

      Bravo, me keto qe thua. Lufte, luftë, por duhen edhe armet. Bashkohem me mendimin tend. Ne kete beteje, mjeket e perghithshem jane ata qe do kursejne lengimet e gjata, duke nderhyre me vizita dhe mjekime. Spitali, spital eshte dhe ai qe shkon eshte i agravuar, MIRE ESHTE TE MOS ARRIHET DERI ATY!

      Reply to this comment
  3. Shefqet Cela March 26, 12:44

    Përshëndes mjekun Pipero.
    Dikur kam pasur opinion negativ për të, me që ishte i përzier në politikë.
    Paskam qënë i gabuar!
    E falënderoj nga zemra për preokupimin në luftimin e kësaj murtaje.
    O zot sa larg janë nga ky mjek Berisha, që është bërë FERRË NËPËR KËMBË me që u mbjell ZI në shpirt qytetarëve, në vënd që të punojë edhe ai në zanat. Të paktën të mbyllë buçen. Le pastaj pseudo mjeku Vasili që është bërë i neveritshëm me
    “politikën e vdekjeve” dhe të shpifjeve në kohën e kolerës. E kuptoj që nuk ka mundësi të bëjë mjekun me diplomë false, por të paktën t’a mbylli kapakun e wc.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim