Vendoset data, ja kur fillon viti i shkollor

June 29, 2020 12:23

Vendoset data, ja kur fillon viti i shkollor

Pas mbylljes së këtij viti shkollor online për sistemin parauniversitar, veç maturantëve, Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.

Shkollat do të hapin dyert më 14 shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të përshtatet rregullorja e institucioneve arsimore të ndikuar nga situata e Covid-19.

Cikli 9-vjeçar, mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor. Ne vendimin e ministrisë përcaktohet se gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë,  në 15 qershor.

Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

o.j/dita

June 29, 2020 12:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim