Vendoset dita e takimit historik Trump-Kim Jong un
Nga Arkiva
Ditën e sotme u përfol se vendi ku liderët Trump dhe Kim Jong-un do të takoheshin do të ishte Singapori, dhe nuk vonoi shumë të raportohej edhe përcaktimi i datës se kur do të mbahet ky takim historik.
12 qershori është data e dakordësuar për takimin e shumëpërfolur, datë e cila u përcaktua pas vizitës së Mike Pompeo në Korenë e Veriut,për të vendosur temat e takimit mes dy liderëve.
Më herët, mediat e Koresë së Jugut paralajmëruan për takimin e liderëve të SHBA-së dhe Koresë së Veriut që do të zhvillohej në Singapor në javën e tretë të qershorit, duke menduar se do të shmangnin përplasjen me takimin e G7-ës që do të zhvillohet në 8-9 qershor në Kanada, por negociatorët kanë konfirmuar zyrtarisht datën 12 qeshor.
s.a/dita