Venecia apo institucione të tjerë të huaj me emra që shtangin dhe hutojnë opinionin publik, nuk ka si t’u përgjigjet pyetjeve që kanë vërtetë rëndësi për ne

December 4, 2020 09:09

Venecia apo institucione të tjerë të huaj me emra që shtangin dhe hutojnë opinionin publik, nuk ka si t’u përgjigjet pyetjeve që kanë vërtetë rëndësi për ne

Shënim i Kryeredaktorit

Ata që munden ende të ndjekin debatet politike të enjteve në TV, mbrëmë kanë dëgjuar shumë për Koalicionet e mundshme të 25 prillit dhe Opinionin e Venecias

Dy fjalë për secilën.

E para, në Kushtetutën e re pas ndryshimeve të korrikut, nuk ekziston më fjala KOALICION. E kanë hequr. Nuk do ketë koalicione në këto zgjedhje. Do shohim më vonë që nuk do ketë regjistrim koalicionesh nga KQZ për 25 prillin. Ndryshe zgjedhjet do jenë antikushtetuese, ose të atakueshme në një Gjykatë të mëvonshme Kushtetuese.

Më poshtë dy faksimile:

Versioni i vjetër kushtetues me të cilin janë bërë zgjedhjet e mëparshme dhe poshtë tij versioni i miratuar nga Kuvendi në Korrik me të cilin do votohet në 25 prill.

Në të vjetrin shkruhet: Kandidatët për deputetë paraqiten nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike si dhe nga zgjedhësit.

Në të riun shkruhet: Kandidatët për deputetë paraqiten nga partitë politike, ose nga zgjedhësit.

Kushtetuta para ndryshimeve të korrikut 2020

Kushtetuta pas ndryshimeve të 2020. Fjala koalicionet është zhdukur

Është e qartë që koalicionet nuk i lejon kushtetuta sado e habitshme të duket kjo. Për këtë shkak, ata që ua kanë marrë dorën marifeteve tani qarkullojnë togfjalëshin “parti udhëheqëse”.

Djalli fshihet në detaje. Pse-ja e heqjes së koalicioneve nga Kushtetuta fsheh fuqizimin e mekanizmave që e transferojnë tek partitë “e mëdha” edhe votën refuzuese të qytetarëve ndaj tyre.

E dyta, rrekja e medias për të zbërthyer gjuhën e drunjtë të Venecias është humbje kohe. Nuk është kjo qasje, përgjigja e shqetësimeve të qytetarit votues në 25 prill. Venecia apo institucione të huaj të tjerë me emra që shtangin dhe hutojnë opinionin publik, nuk ka si t’u përgjigjet pyetjeve që kanë vërtetë rëndësi për ne.

Të tilla si:

Me këtë arnim të ri të Kushtetutës, a ndryshoi më në fund diçka? Pas gjithë kësaj zhurme të re, kohë dhe para të shpenzuara; pas gjithë kësaj energjie të derdhur politike, a jemi më mirë apo më keq? A ka më shumë vlerë se zgjedhjet e shkuara vota e qytetarit? A zgjedh më në fund qytetari apo zgjedh prapë Kryetari? A ka shans me këto ndryshime të shpëtojmë nga të stër-dështuarit e këtyre 30 viteve? Nëse dua të votoj kundër sistemit, kundër gjithë klasës politike, a mundem? A më është dhënë kjo fuqi që ma njeh në teori demokracia? Etj, etj

Përgjigjet janë Jo.

Ndryshimet kushtetuese të realizuara me marrëveshjen PS-PD të vitit 2008 nuk u korrigjuan. Kryetarët e partive do vazhdojnë të kenë të drejtën e monarkut për të hartuar listat e deputetëve. Një nga rrethanat kryesore që për 12 vitet e fundit pengon në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike mbeti e njëjtë. Dhunimi kushtetues që ka krijuar këtë negativitet dhe këtë përfaqësim të nivelit të ulët dhe mediokër të politikës do jetë ende aty edhe në 25 prill. Pasojat e atentatit më të madh që kjo klasë politike i ka bërë demokracisë dhe vetë themeleve të shtetit do vijojnë!

 

(më gjerësisht, mund të lexoni sot në versionin print të gazetës DITA)

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

December 4, 2020 09:09
Komento

31 Komente

  1. Vladimir Dushniku, December 3, 10:37

    Shqiptaret jane mashtruar 30 vjet rresht sikur gjoja kane qene te lire se po votojne njerzit e zgjedhur nga ata vete!
    Kemi qene aq te lire per te zgjedhur, sa kane qene sklleverit dikur!

    Reformat:Shprese apo mashtrim ?

    Kemi 30 vjet rresht, qe nga te gjitha mazhorancat fituese te zgjedhjeve degjojme me shume se çdo per gje fjalen “Reforme”!

    Nese do ishin bere te gjitha reformat sipas pervojave me te mira boterore te pershtatura me realitetin shqiptar, me siguri qe sot nuk do degjonim me justifikime pas çdo deshtimi se, gjoja jemi ne tranzicion, se po bejme reforme ne drejtesi, ne administraten publike,ne sistemin zgjedhor, ne polici, ne pensione, se edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite etj, etj dhe me kaq mbyllen pergjegjesite, qe shkaktuan shkaterrimin e shtetit ligjor, rrenimin e administrates publike, shperdorimin e parave te shtetit ne projektimin dhe zbatimin me kosto super te larta te ndertimeve luksoze, ku sot qeverine askush nuk e kontrollon per asgje, sepse vete firmos e vete vulos etj!

    Te gjithe ankohen per vjedhje te votave ne çdo zgjedhje, kur dalin ne opozite, akuzojne mazhorancen ne pushtet per krime pa fund, ndersa kur i “hipin kalit” te pushtetit, as e degjojne fare opoziten me pretekstin se kete te drejte ua ka dhene sovrani dhe se vetem ai e paska te drejten me vote vetem pas 4 vjeteve te ardhshem t’i gjykoje!

    Te gjithe ankohen per kriminalizimin e Kuvendit, se deputete bandite zghidhen vetem nga kundershtari politik, qe te vjedhin votat ne zonat e tyre te influences, se deputetet jane shit-blere nga mazhorancat sa here u jane dashur numurat etj, etj!

    Te gjithe ankohen per shpenzime marramendase e te pa deklaruara te partive kryesore ne fushatat elektorale,se jane bere lobime me para te pista nga donatore te fshehte, se jane paguar shuma te medha e te padeklaruara ne KQZ, per takime dhe foto me lideret e ndryshem per qellime propagandistike etj, etj!

    Dhe per 30 vjet populli shqiptar,qe ka ndenjur ne pritje te ndertimit te nje shteti ligjor,te nje administrate publike sherbetore te ligjit e qytetareve,te nje demokracie funksionale,qe ta kete qytetarin ne qender te respektit e te vemendjes ndaj tij, ka marre zhgenjimin dhe ka mallkuar veten pse ka lindur ne kete vend përrallor, por me pushtetare perbindesha!

    Qe te ndaloje renia ne humneren vdekjeprurese te vendit duhet te goditet nje here e mire me “Shpaten e Demokleut – NYJA GORDIANE”!

    Te mesuar me propagande mashtruese dhe pazare ne interes te mbajtjes se pushtetit,perfaqesuesit e partive kryesore politike,vazhdojne keto dite shfaqjen e tyre kriminale gjoja ne emer te reformimit te sistemit zgjedhor!

    Ndonese pazaret i kane bere ne kulisa,se asnje prej tyre nuk ka bere transparence ne popull ,se cfare i propozojne kundershtarit , asnje nuk ka zene me goje as ndryshimet Kushtetuese antikemokratike te 2008 dhe as per ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor,por jane marre me cic mice me gjera te vogla, qe kurre nuk mund te cenojne verdiktin e popullit !

    Ne se do ishin te sinqerte, ne respekt te qytetareve shqiptare dhe te bindur se shkaku kryesor i deshtimit katastrofik te demokracise e shtetit ligjor ne Shqiperi ne keto 30 vjet ka qene sistemi aktual zgjedhor, partite politike, ose qofte edhe vetem nje prej partive kryesore duhet te dilte me nje deklarate serioze ku te parashtronte para popullit propozimet e saj lidhur me kete sistem!

    Kjo nuk eshte bere dhe as do te behet, sepse te dy partite kryesore kane interes dhe jane te sigurte ne fitore, ne çdo zgjedhje vetem me “Sistemin proporcional rajonal me lista te mbyllura”!

    Ky sistem garanton humbjen e sigurte te partive te vogla dhe te kandidateve te pavarur,ku fitoren dy partite e medha e sigurojne jo vetem me premtimet mashtruese per punesim ne administrate, por edhe nepermjet aktivizimit te personave te kriminalizuar me influence ne zonat e tyre zgjedhore,qe ne shumice votojne fshatshe nen vezhgimin e cubave te krimit!

    Ketu merr fund jo vetem votimi, por edhe fitorja ne zgjedhje, se per demokracine as qe behet fjale, siç edhe ka ndodhur deri me sot!

    Por si mund te zgjidhet problemi?

    Qe t’u hiqet perfundimisht partive kryesore fitorja ne “tavoline” me sistemin aktual dhe te zhduket deri ne maksimum diktati i kryetareve te partive kryesore per te ndikuar ne hartimin e listes se kandidateve te tyre per deputete dhe aktivizimi i krimineleve per shit-blerjen e votave ne çdo zone, ne çdo qark,rruga e vetme dhe me e sigurte eshte kjo qe propozoj:

    1- Ne zgjedhjet e pergjitheshme te vendoset -SISTEMI MAZHORITAR KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!

    Ketu ia vlen nje arsyetim:

    -Deputetet zgjidhen si ligjvenes dhe si te tille ata ligjet i propozojne dhe miratojne qe t’u sherbejne te gjithe popullit !

    Pra, si te tille deputetet nuk duhet te votohen vetem nga banoret e nje zone elektorale,apo nga banoret e nje qarku,por nga te gjithe votuesit shqiptare!

    Kjo forme do te beje te mundur,qe deputetet te mos ta ndjejne veten si rrogtare te nje partie,si te interesuar dhe te lidhur me interesa korruptive vetem te nje zone elektorale,por do t’u sherbejne te gjithe qytetareve!

    Vetem keshtu mandati i deputetit nuk do jete prone private e tij,por e votuesve shqiptare,pra keshtu do te zhduket edhe shit-blerja edhe deputeteve siç ka ndodhur rendom keto 30 vjet!

    Ne se deputetet do votohen nga te gjithe votuesit e vendit,as partive,por as cubave shit-bleres te votave ne sherbim te tyre nuk do t’u krijohet mundesia as teorike e sidomos praktike qe te blejne te gjithe elektoratin kombetar!

    Nuk do kete parti ne Shqiperi, qe do paguaje per te blere shumicen e elektoratit ne vend, per cdo deputet dhe partite te shpallen fituese ne baze te deputeteve fitues ne rang kombetar te listave te tyre.

    Se keshtu do marre fund edhe roli korruptiv i deputeteve per investime ne zonat e tyre elektorale sepse do te jene ligjvenes i te gjithe shqiptareve e jo antare te pushtetit ekzekutiv!

    Ne kete menyre,do te zhduket edhe ndarja kriminale si deri me sot e te ashtuquajturatve zona influence te nje partive politike, duke ndikuar edhe ne zbutjen e perçarjes ne popull, qe sot eshte nxitur ne mentalitetin e shumices se shqiptareve, e cila ka ndikuar vetem ne favor te banditeve politike!

    2- Goditjen me vdekjeprurese vjedhjes se votave dhe diktatit kriminal te kryetareve te partive kryesore, do t’ua jepnin vecanerisht pjesemarrja ne votime e te gjithe shtetasve shqiptare kudo ne bote!

    Ndryshe nga votuesit partiake brenda vendit,qe jane te indoktrinuar totalisht ne interes te nje vendi pune ne administrate,shqiptaret jashte atdheut nuk jane fare te interesuar ne kete pike!

    Ata interesohen ne radhe te pare per demokracine ne Shqiperi,per shtetin ligjor, per drejtesine, per mireqenien e popullit etj, per me teper, qe duke pare pervojen e qeverisjes atje ku banojne dhe punojne jane me te ndergjegjshem,qe vota e tyre t’i sherbeje te gjithe shqiptareve!

    Per mbi te gjitha votat e tyre kurre nuk mund te blihen nga asnje parti politike duke bere te mundur, qe vota te shkoje atje ku eshte me e mira per vendin!

    Por votat e shqiptareve jashte atdheut do kene vlere maksimale vetem ne se perdoret sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura e jo me sistemin e sotem!

    Jane keto arsyet se pse partite kryesore ne Shqiperi nuk e duan sistemin mazhoritar kombetar me lista te hapura dhe sidomos votimin e shtetasve shqiptare jashte atdheut!

    Ne se ky sistem nuk zbatohet dhe shqiptareve jashte vendit nuk u krijohen mundesite per te votuar,kurre te mos na shkoje ndermend se Shqiperia do u jape shprese shumices se shqiptareve se ky vend mund te behet!

    Vetem nje reagim i forte popullor me mbeshtetje nderkombetare do te detyroje PS dhe PD te detyrohen te pranojne ndryshimin radikal te sistemit zgjedhor ku je jete populli shqiptar ai qe te vendose se kush do ta qeverise!

    Se deri me sot shqiptaret jane thirrur te votojne, por kurrsesi te zgjedhin!

    Reply to this comment
    • Bureto December 4, 16:08

      Nuk kuptohet se çdo të thotë sistem “maxhoritar me lista të hapura”?! Është folur për sistem “propocional kombëtar me lista të hapura”, sepse vetëm kështu kanë kuptim listat e hapura. Maxhoritari vë përballë emrat konkretë që një subjekt politik kërkon të kandidojë në një zonë të caktuar zgjedhore përballë kandidatëve të subjekteve të tjera. Është ky sistem që u zbatua në dy legjislaturat e para postkomuniste. Por po ashtu u provua sistemi i pastër proporcional kombëtar dhe ai i kombinuar, maxhiritar në 100 zona me proporciobal të korrektuar. Asnjëri nuk solli ndonjë ndryshim të madh, as të klasës politike e as të cilësisë së parlamentit e më tej të demokracisë. Ky i sotmi si sistem proporcionsl rajonal me lista të mbyllura si deri më sot, me ndryshimet e fundit, u korrektua në sistem rajonal me lista gjysëm të hapura. Të shohim se çdo sjellë ky, por mendoj dhe ky do do sjellë pothuajse asgjë. Demokratizimi i mëtejshëm i vendit do të vijë vetëm si rezultat, në rradhë të parë i partive politike dhe më tej i emancipimit të mëtejshëm të kulturës politike të elektoratit apo shoqërisë. Populli thotë, ‘nuk bëhen petë byreku me miell misri’. Nuk ka sistem zgjedhor të keq, ka vullnet politik të tillë. Dhe politika lind e zhvillohet në këtë mjedis si i yni.

      Reply to this comment
      • $$$ December 4, 17:03

        Ne kushtet e reja social politike te vendit tone,per 30 vjet rresht u zbatua zgjedhja e deputeteve me zona elektorale te caktuara!
        Pra deputeti quhej i zgjedhur ligjerisht vetem se e kishin votuar shumiva e votuesve te zones se tij dhe me pas pretendohej se ai i sherbente votusve te tij!
        Kjo menyre rezultoi jo vetem e deshtuar,por beri te mundur degradimin e plote te demokracise dhe shtetit ligjor,duke bere te pa vlefshme te drejtat e fituara ne Kushtetuten e RSH-se!
        Mbi te gjitha deputeti eshte perfaqesues i popullit shqiptar e jo i nje grusht njerezish dhe me punen e tij harton dhe voton ligje per te gjithe popullin e jo vetem per zonen e tij elektorale!
        Ne kete menyre , me llogjike duhet qe deputetet duhet te votohen nga i gjithe populli shqiptar,brenda dhe jashte vendit !
        Kjo gje do eleminonte perfundimisht praktiken ,qe deputeti te mos jete ushtar i partise qe e ka propozuar,por te jete i zgjedhur dhe votuar nga i gjithe populli shqiptar!
        Ne kete menyre do zhduket shit blerja e deputeteve sic ka ndodhur deri me sot,qe kalojne nga nje parti ne tjetren sipas interesit te tyre!

        Po keshtu do te zhduket komandimi nga partia e tij,qe te votoje ligjet sipas interesit partiak duke bere te mundur zhdukjen edhe te grupeve parlamentare,qe sot ekzistojne jo per te rritur frymen demokratike,por per te mbajtur ne rresht deputetet!
        Votimi i te gjithe deputeteve nga i gjithe populli shqiptar do bente te mundur qe te gjithe deputetet do tregojne interes per mbrojtjen e te gjithe shtetasve shqiptare duke shporrur perfundimisht zonat e influences partiake,nuk do kete frike se votat mund te vidhen etj,etj!
        Vetem keshtu mund te hidhen poshte manovrat kriminale te derisotme te partive politike,qe e kane sterholluar kodin zgjedhor per ta bere sa me te veshtire per te gjithe!
        Deputet te zgjidhet ai qe merr vota me shume nga i gjithe populli shqiptar dhe nga keta fitues te dale edhe partia fituese ne zgjedhje!
        Boll me shembujt se “keshtu e ka bota”,se “Nuk do dalim ndryshe nga bota ” etj!
        Se po te jete per boten,ajo ka shume gjera me te mira se ne,por qe politikaneve tane nuk ju intereson t’i zbatojne ne Shqiperi!

        Reply to this comment
  2. Nje koke pa lare December 3, 10:39

    Pra,ngado qe te rrotullohen skiptrte “bythen” do ta kene nga mbrapa…!?

    Reply to this comment
  3. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet December 3, 11:29

    Nje gje nuk di dhe nuk kuptoj,gjithe keto komisione europiane,ku ne pyesim e konsultohemi edhe si e kur te shkojme ne banjo e si te rrime ne banjo,a paguhen nga taksat tona sic paguajme 140 kryetar partish dhe per nje foto me presidenta e per lobime?
    Po paguam edhe per keta qenkemi ne rregull me bllokun e lalzit

    Reply to this comment
    • Shpiragu December 3, 13:53

      Pse habitesh,o “luftuam bllokmenet…”,qe keta lapangjoze qe na sundojne prej 30 vjetesh nuk japin llogari para popullit,por para turli lloj nderkombetareve si Venecia etj?
      A te ka quajtur ty se je “bashkeqeverises” dhe as pjerdh fare se je gjalle a vdekur ti?
      A i kemi votuar per te na qeverisur,por ata jo vetem nuk kane qeverisur,por te gjithe pushtetin,sherbimet shteterore dhe bashkiake etj ia kane dhene me PPP privateve,ndersa keta bandite vetem vjelin taksa?
      Ne votojme keta,ndersa keta e shesin pushtetin tek privatet,qe te gjitha i paguajme ne edhe fitimin e privateve,por edhe korrupsionin e pushtetareve!
      A ke degjuar ti ndonje njeri opozitar,jurist,ekonomist etj,qe te shtroje pyetjen se “Pse qeveria ka dhene me PPP te gjitha sherbimet shteterore kur ato duhet t’i kryente vete me administraten e saj te fryre?
      Pra punet i kryejne privatet,fitimin e paguajne qytetaret dhe pushtetaret bashke me administraten militante mbushin xhepat me miliarda ne muaj!?
      Po “bashkeqeverisja…” ku eshte?
      Pse kjo qenka “Shqiperia qe duam”?
      Pse kjo qenka “Bashkia qe duam”?
      Pse keta qenkan “Deputetet qe duam”?
      Po shteti ligjor ku eshte?
      Po ne qytetaret shqiptare,qe Kushtetuta e RSH na konsideron “SOVRANE”,pse ky pushtet na trajton si ZEZAKE te kohes se Ku Klus Klanit dikur ne SHBA?
      Po media gjigande,qe mburret se qenka pushtet i katert,pse ka HESHTUR?
      A di njeri te me thote se ku eshte DEMOKRACIA ne Shqiperi?
      Ku zbatohen Lirite dhe te Drejtat e njeriut ne Shqiperi?
      O POPULL!
      Si nuk e ke kuptuar deri me sot,pas 30 vjetesh,se ne shqiptaret po SHTYPEMI dhe SHFRYTEZOHEMI si ne mesjete dhe i jemi dorezuar propagandes gebelsiane te Rames,qe kercenon se as ne 2009 nuk iken nga pushteti?

      Reply to this comment
      • Luftuam bllokmenet dhe na erdhen saliqenet December 3, 16:26

        O shoku shpirragu une pyes,a paguajme ne ose me mire shteti nga taksat tona komisionet ku ne pyesim se si dhe kur te shkojne politikanet ne hale apo keshillat jane free..
        Dhe ti i bije nga kina gjate e gjate dhe me shpjegon se si po shfrytezohemi nga 140 kryetar partish,nga 140 byro politike(para 90 kishim nje byro sot kemi 140×12) e ppp..
        Kush e di te na e shpjegoj se sa here i ngrefet ilirit ne vend qe te shkoj te mona shkon te komisioni i venecias!!!!!

        Reply to this comment
        • Shpiragu December 3, 16:38

          O ti “Luftuam…”!
          Ne se nuk ke kuptuar cfare kam shkruar,mos vazhdo me se qenke rryp kaishi!
          Shko futi nje dpio me fasule se nuk qenke per kete pune!
          Kompiuterin jepja kalamajve te luajne ndersa ti shko luaj me koqet e dashit!

          Reply to this comment
          • mirel December 4, 17:10

            Po i thuaj PO o Shpiragu. I paguajme ne nga xhepat tane te gjithe. Ne vend qe shteti te bej detyren ne sherbim te qytetarit, per kete paguhet, shteti vjedh qytetarin dhe ben detyren ne sherbim te hajdutit. Qytetari i paguan te dy, dhe shtetin dhe hajdutin.
            Dhe prape, qytetari me bindjen e perjetshme si skllav me kulture, do veje te votoje perseri skllaverimin e tij.
            Meqe nuk ka alternativa, si skene teatri, nuk kupton se ka mjetin me te fuqishem ne duart e tij.
            Protestat. Po nuk e ben populli kete se eshte dembel, dhe ka frike. Keshtu qe vazhdon vjelja me te dyja duart

  4. uskania December 3, 13:55

    Nuk të detyron kush të votosh me zor, e para.
    E dyta, edhe po shkove në zgjedhe, mund të abstenosh, apo të prishësh fletën.
    E treta, partitë dalin me ekipe. Po qe se një kryetar del me ekip të dobët, humb zgjedhjet.
    Ku është HATAJA këtu për disa?

    Reply to this comment
    • Shpiragu December 3, 14:53

      Sipas rradakes tende prej tallashi,o USH-kar,ku qendron ndryshimi midis zgjedhjeve ne kohen e diktatures komuniste me kohen e sotme te diktatures demokratike?
      Ne se ti nuk e ke kuptuar se ku eshte hataja ketu,atehere ti nuk je NJERI,por GOMAR!

      Reply to this comment
  5. edi December 3, 14:16

    Bravo Vladimir .E ke spjeguar aq mire,e ke vene gishtin tamam ne plage por sipas mendimit tim (qofsha i gabuar )ke trokitur ne nje dere te sterizoluar nga zhurmat sa veshtire te te degjoje njeri.

    Reply to this comment
  6. 4 dhjetor 1991= zi kombetare December 4, 18:23

    Nuk e di por keto emra; Venecia..Strassburg..Hage..

    apo derivatet e tyre Veting ..Spak dhe FBI shqiptare

    perhapin nje ere ndyresire dhe me shume duken si ere arkivoli per ta varrosur ate vend pergjithmone..
    .
    Edhe kjo reforma e votimeve qe ka si Kukumjaçkë Venecian eshte me i dhjera nga te gjithe se 3-4 shtete kryesore perendimore kane perfqqsuesit e tyre sic kane ndare dhe Parine e Tiranes
    .
    Ne fakt jane votimet e para ne Shqiperi qe nuk kam asnje lloj emocjoni kush do ti fitoje Rama me impotence kriminale apo Luli I Sales si junte kriminale…
    .
    Do ta quaja idiot te grades fundit cdo shqipfoles qe mendon se marreveshja Sal-Ed e 2008 u be me koken e tyre qe ne fakt eshte (ishte) detyrim percaktim nga dipllomatet qe bejne ligjin ne ate Republike ambasadoriale.
    .
    Edhe sikur te behet ligji me I mire I mundshem per votime ne Shqiperi perseri keq e me keq do shkojne punet..Pse ?
    .
    Nuk mund te mbjellesh fidane te rinj (reforma) ne nje toke me helme kimike ku do vecoja Banden Salilul qe sot duhej te ishte prapa hekurave dhe jot e futej ne votime..
    .
    Pothuaj 3 dekada me pare pra fix ne 4 dhjetor 1991 ndodhi ngjarja me macabre ne keto 30 vjet ajo e PRISHJES QEVERISE STABILITETIT nga Sali Elezbiberishaj..
    .
    Ky veprim satanic ishte si pasoje e prishjes se votimeve te 31 marsit 1991 qe ishin votimet me te mira jo vetem n eShqiperi per te gjithe kohrat por dhe model per vendet e zhvilluara..
    .
    Kujt I kujtohen ULURIMAT E UJQERVE BIBERISHISTE TROPOJES qe kerkonin deri ne oren 12 te asaj date arrestimin e Nexhmijes se kishte bere jete lluksi ne bllok…
    .
    Pra pikerisht ketu jane rrenjet e te keqes qe na ka mberthyer sot.
    .
    Ai qe ulurinte dje per lluksin e Bllokut sot ka pasuri sheiku deri sa paguan dhe “Shefa kuadri “ ne USA –BE qe te sjellin ambasadore tip dele si zrvizu-lu apo kime..
    Pra dhe keto artikujt e Thanos jane mikroskopike ne te miren e tyre ne krahesim me tonelatat e shkaqeve kryesore qe jane Paria e Tiranes qe jane kuislinge e Palo Republikes Ambasadoriale qe eshte mbrapa ketyre lojrave me reforma votimesh apo Spaka leshi
    .
    Le te shkoje nje grup xhirimi ne super vilet e Drakules Berishe dhe krahesoni pasurite e tij perrallore me ate te Bllokut Enverit dhe kujtoni 4 dhjetorin 1991 qe eshte vepra e pare satanike e burrit te shtetit te te ziut arvizi
    .

    Reply to this comment
  7. Shpiragu December 4, 19:53

    Ti,4 dhjetor 1991= zi kombetare,me keto rreshta qe ke hedhur ketu,do te thuash,qe ne shqiptaret duhet te dorezohemi fatit te mjere dhe te mos luftojme per kunder te keqes?
    As vete nuk e kupton,se je mberthyer nga nihilizmi,nga deshperimi dhe pa aftesia per te dale mbi “ujin” e qelbur te tradhetise kombetare!
    Kemi 30 vjet,qe nuk kemi degjuar ASNJE ZE IDEALISTI SHQIPTAR,qe te na ngreje ne kembe per mbrojtjen e te drejtave tona!
    Pse nuk krijohen sindikatat e reja,si kudo ne bote?
    Pse duhet te heshte antaresia e PS-se kur sheh hapur se Edi Rama i ka tradhetuar idealet e LANC-it,ka hedhur balte mbi 28 mije deshmoret dhe 70 mije partizanet heroike ,por kane vene partine mbi Shqiperine ne kembim te nje vendi pune ne administrate?
    Ralle gjen socialist,qe te jete dakort me ty kur i numeron fajet e panumerta te Rames dhe si argument kundershtimi kane llogjiken e gomarit se “Rama te pakten nuk ka vrare njeri”!
    Po as Enver Hoxha nuk vrau njeri me doren e tij,por sot e quajme DIKTATOR!
    As Berisha nuk vrau njeri me doren e tij,por sot quhet KRIMINEL!
    Si nuk paska vrare njeri Edi Rama,kur pas tragjedise se Gerdecit ai i hodhi doren ne sup Berishes dhe HESHTI sikur te mos kishte ndodhur asgje?
    Pra me kete gjest Rama u be bashkefajtor me Berishen ne vrasjen e 26 fshatareve,plagosjen e rreth 400 te tjereve dhe shkaterrimeve te medha te pasurive !
    Si nuk paska vrare Rama,kur HESHTI pas 21 janarit,kur 4 protestues te tij u pushkatuan ne mes te bulevardit ?
    Fakti,qe Rama edhe sot nuk u ka dhene te drejten e demshperblimit te familjeve te tyre,a nuk eshte fajtor ne keto vrasje?
    Cdo vit rregjistrohen mbi 5500 kanceroze te rinj ne vend,se qeveria e Rames nuk ka kontrolluar mishin,bulmetin,frutat,perimet etj qe prodhohen me elemente kanceroze!
    Si nuk paska vrare njeri Rama kur ne 14 gusht 2014 u denoncua ne shtypin shqiptar se mielli qe prodhohej buka ne Shqiperi e qe vinte nga Serbia nepermjet Kosoves ishte kanceroz,por Rama edhe sot ka heshtur ndaj ketij krimi shteteror?
    Si nuk paska vrare njeri Rama,kur izoloi 700 mije pensioniste per 3 muaj nga pandemia dhe nuk u dha asnje sherbim shendetesor,kur dihet se te moshuarit vuajne edhe nga shume semundje te tjera,bile me vdekjeprurese se covid 19-ta?
    Si nuk paska vrare njeri Rama kur ka shperdoruar hovarda leket e shtetit duke i privatizuar te gjitha sherbimet shteterore dhe vendore duke i shkaktuar financave te shtetit deme te medha?
    Si nuk paska vrare njeri Ramna,kur vjet BB raportoi se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37 % e te punesuarve punojne ne te zeze duke i shkaktuar shtetit deme kolosale financiare?
    Po atyre mijra te punesuarve ne te zeze,qe nuk u jane derdhur kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore dhe qe nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas,a nuk jane “VRASJE” nga pushteti i Rames?:
    Se nuk vritesh vetem me plumb,por edhe me menyra te tjera!

    Reply to this comment
  8. 4 dhjetor 1991= zi kombetare December 4, 21:53

    shpirag !

    ule ate shpate o I uruar

    .ne shqiperi sot kemi nje kriminel si berisha me lilin lulin dhe zenin e tij…..nje edi rame qe ka impotence kriminale por mos harro dhe nje hipokrizi po aq te denueshme te miqve tane perendimore.pa perjashtim.
    .
    Nuk jam fatalist por kembengul qe ne 2 prill 1991..ne 4 dhjetor 1991 dhe 22 mars 1992 jane jo vetem rrenjet e berishales dhe ramutit..por dhe xhambasadoret qe na trajtojne si ferme kafshes..kjo eshte e verteta pra semundja qe do ilacin e duhur..pra nuk eshte puna te votimet qe jane aspirina per ta sheruar ate vend
    Por te drejtimi I gishtit KJO KLASE KRIMINALE DUHET LARGOHET ME CDO KUSHT dhe futja ne votime BerishBashMetRame do jete gozhda e fundit te varrezat ne arkivolin e asaj qe ne e quajme Nene Shqiperi

    Reply to this comment
    • Shpiragu December 5, 09:30

      Ti “4 dhjetor…”,ne mos qenke fatalist,me siguri do jesh antishqiptar!
      Per cfare shpate derdellit ti,kur une te them fakte dhe argumente konkrete ndersa ti me derdellit mufka?
      Ne se e mban veten per me te zgjuar,atehere mos llap kot,por na trego se cfare rruge duhet ndjekur qe te shporret kjo klase politike kriminale qe e ka cuar popullin ne mjerim!
      Se cfare eshte bere me perpara dhe kush e ka fajin e dime te gjithe,por tani ka vajtur thika ne palce dhe duhet rruge zgjidhje dhe jo lojra fjalkeshg!
      As mos te shkoje ndermend ty dhe te tjereve qe partite politike kryesore ne Shqiperi do te lejojne me deshire qe te dalin njerez apo parti te tjera qe t’i nxjerrin nga skakiera politike,prandaj se pari duhet krijuar nje klime revolte popullore kunder shtypjes dhe shfrytezimit kriminal,qe pushtetaret i kane bere siustematikisht ketij populli!
      Sot per sot me i rrezikshmi eshte Edi Rama,sepse me nje propagande te sofistikuar ai ka mashtruar antaresine e tij tru shplare,ka shfrytezuar varferine aq sa te punesuarit ne administrate luten se “Po iku Ramna do vije Basha”,pra do ikim nga puna!
      Kaq ka shkuar objektivi i ketyre njerezve!
      Se jo me kot te gjithe sundimtaret ,kudo ne bote kane zbatuar parimin se “Lere nje popull te varfer se e sundon lehte”!
      Dhe Rama kete gje e ka zbatuar me mjeshteri!

      Reply to this comment
  9. NNP December 4, 23:32

    Kur ke tru por s’te ben bytha
    mos llap kot popull mavria
    gomarin e nxjerr nga balta
    fukarai jo zotnia.

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit December 4, 23:34

    “Me këtë arnim të ri të Kushtetutës, a ndryshoi më në fund diçka? Pas gjithë kësaj zhurme të re, kohë dhe para të shpenzuara; pas gjithë kësaj energjie të derdhur politike, a jemi më mirë apo më keq? A ka më shumë vlerë se zgjedhjet e shkuara vota e qytetarit? A zgjedh më në fund qytetari apo zgjedh prapë Kryetari? A ka shans me këto ndryshime të shpëtojmë nga të stër-dështuarit e këtyre 30 viteve? Nëse dua të votoj kundër sistemit, kundër gjithë klasës politike, a mundem? A më është dhënë kjo fuqi që ma njeh në teori demokracia? Etj, etj

    Përgjigjet janë Jo.”

    Ne fakt keto rrjeshta jane ne esencen e ngerçit demokratik. A kane mundesi grupime te reja te atakojne me “arme” te barabarta hegjemonine e partive te medha? Do te duhej nje sforcim titanik, si Podemos ne Spanje,,Syriza ne Greqi apo 5 yjet ne Itali. Do ishin figura nga jashte sistemit, po sa eshte e mundur kjo? Rasti shqiptar, qe pesoi fiasko ishte Kuq e Zi e Spahiut, qe u shfry si tollumbac dhe duket se u sabotua nga marreveshja e fshehte e dy partive te medha. Do bejne marreveshje kurdohere per te sabotuar kedo force qe do vije nga jashte sistemit dhe kane forcen monetare ta bejne, yçklat ligjore per ti penguar dhe mjetet e propagandes per ti dekurajuar. Eshte pothuaj e njejta situate e nje kolonie bananesh qe mbahet ne kembe pse furnizon me banane e papritmas ndokush vendos te organizoje nje revolte per te nxitur kultivimin e domateve. Jo ore mik, aty eshte vendosur te behen banane dhe magazinieret jane zgjedhur ti bejne mire inventaret. Kurioz jam te di si do e zgjidhe rebusin e perfaqesimit LSI. Psh, kur u zgjodh Luli kryetar bashkie, i ndjeri Hysni Milloshi i dha nje 1000 votat e PKSH edhe pse nuk ishin futur ne zgjedhje si aleate. Mund te ndodhe ky marifet kesaj rradhe?

    Reply to this comment
    • Shpiragu December 5, 16:46

      Ti,gjermani i fundit thua se,
      -” Rasti shqiptar, qe pesoi fiasko ishte Kuq e Zi e Spahiut, qe u shfry si tollumbac dhe duket se u sabotua nga marreveshja e fshehte e dy partive te medha”!
      Ashtu ndodhi ne te vertete,por,sic e cileson ti,ajo ishte “parti e Spahiut” e jo e dale nga gjiri i revoltes popullore per liri e te drejta njerezore!
      Para Spahiut u krijuan me dhjetra te ashtuquajtura,por ato sot nuk ua di njeri pse u krijuan!
      Bile edhe dy partite kryesore nuk jetojne si bartese te moralit,qe pretendojne se u perkasin,si te majte e te djathte,por jane thjesht ne BANDA politike,ku lideret e tyre i kane privatizuar ato duke i mashtruar me premtime thjesht per buken e gojes!
      Shembull eshte PS-ja,qe shumica e elektoratit te saj jane trashegimtare te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,por qe kur nderoi kryetari i tyre,kryekuionslingun kriminel M.Frasheri,duke i kercenuar me arrogance keta te flamosur qe te ulin kokat para vepres se tij,ata heshten dhe sot ulurijne se “Po iku Rama do vije Basha”!
      Pra militantet e PS-se nuk e kane hallin e idealeve te tyre,se nuk i bashkon ne ate parti ideali i Luftes Antifashiste dhe gjaku i derdhur nga heronjte e asaj lufte,por thjeshte NJE VEND PUNE NE ADMINISTRATE per te mbushur barkun me buke!

      Trashegimtaret e sotem te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve heroike nuk e meritojne te nderohen,per vepren e tyre sepose ata i kane TRADHETUAR IDEALET per te cilet ata dhane jete!
      Ndersa keta te flamosur peshtyjne gjakun e tyre duke iu nenshtruar nje antishqiptari si Edi Rama,qe i perbuz,tall dhe poshteron ata te gjithe!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit December 5, 23:59

        Shpiragu, ti me kujton ate malin ku ishin tynelet, fiks mbi ate fshatin nga paska origjinen Rama. Po te tregoj si barcalete, ish divizioni u katandis ne nje brigade me dy nenta dhe nje dhjete. Se kush vendosi qe te zhdukeshin ato germa tek vijat e malit, ata nga lart apo shabanet nga poshte, por iu vendos detyre brigades. Iu caktua detyre nje shefi te vjeter qe merrej me xhenjon. Ishte burre I mire I shkreti, me duket se I shpertheu nje bombe nga 97-98 gjate demontimit ,po une s’isha ne Shqiperi. Do niseshin lart me napalm dhe dinamit nje grup me shefin, une Isha shef I nje sektori tjeter dhe tek sheshi perpara, plot me fuksa te PD I them: o A…., do te te mallkoje ai i emrit tek mali. Do te thote, te kam dhene detyre te luftosh armikun, jo mua… Dhe ters I shkoi te shkretit. Tani, mesa kuptoj une ti do kesh qene artiljer. Kjo puna e prishjes se rregullave te lojes e ka klecken se ka plot shtimje, por s’ka top qe to shkrepe. Te tere thone “poshte sistemi dypolar, dmth duopoli “, por do formuar nje front, qofte politik ose, qofte levizje antisistem. Po kush do ta organizoje? Duhet ta pranoje loja demokratike, se ndryshe e arrestojne si thyeres xhamash. Dava vandali. Pse, ti kujton se establishmenti politik ne Amerike apo Evrope perfaqeson vertet ekzigjencen e masave derrmuese? Jo ore, po s’i fshin dot nga skena, se kane mbeshtetje tek tarafet dhe bota e parase.

        Reply to this comment
        • Shpiragu December 6, 12:10

          Bravo,gjerman i fundit,se tani te kuptova se ti dhe paske qene ushtarak,por qe ne shpirtin tend ke patur DISFATEN!
          Kujt i duhen keto nihilizmat e tua,per deri sa nuk ke per te dhene ndonje ide se si mund te dilet nga qorrsokaku i sotem politik?
          Ku ke pare zotrote,qe dikush qe eshte nje pushtet te ta dshuroje ty pushtetin me deshire,qe ti te sundosh mbi ate?
          Po edhe ne familje o kapterr ushtrie disfatist,nuk i jep nena femijes te pije po nuk qau femija e jo me pushtetaret e korruptuar si Rama apo dikur Berisha ,Basha,Meta etj me plot krime?
          Nivelin idiot e shumices se shqiptareve sot e verteton niveli prej “Sanco Panco” i shumices se komentuesve ne kete faqe online,qe nuk shtjellojne me mendimet e tyre idete qe shtron shkrimi kryesor,por grricen me njeri tjetrin!
          Edhe ti ,gjerman,ne vend qe te merresh me mua,lexoje mire ate cfare ka shtruar kryeredaktori me siper dhe si popull,mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet,por arsyeto,se si mund te ndreqet gjendja!
          Nuk i vjen asnje e mire Shqiperise ne se ne komentuesit zihemi e shqyhemi me njeri tjetrin,ndersa ujqit e politikes bejne qejf!
          I gjithe populli,media etj duhet te jete OPOZITE e perjeteshme e te gjitha qeverive,pavaresisht se nje pjese e kane votuar ate!
          Vetem keshtu Rama nuk do guxoje te deklaroje se “Ju,opozita nuk do vini ne pushtet as ne 2029”!
          Por popullit nuk i duhet fare se kush duhet te rrije ne pushtet,por se kush e perdor pushtetin ne sherbim te popullit!
          Dhe kete sherbim une e quaj demokratik kur qeveria dhe bashkia me sherben mua si familje,si individ,si lagje,si fshat etj e jo sic gjykojne ca tru tallashe militante,se Rama apo Veliaj ka punuar se ka zbukuruar sheshin Skenderbej,ka shtruar bulevardin Zogolli,do hape tunelin e Llogarase etj,etj!
          Jo more tru tallashe!
          Nuk jetojme ne socializem,ku interesi i pergjithshem ishte ne plan te pare!
          Sot jemi ne kapitalizem ku ne PLAN TE PARE ESHTE INTERESI PERSONAL!
          Para tenderave,koncesioneve,PPP-ve pa numer qe ka dhene dhe jep Rama,mua me intereson,qe kur ngrihem ne mengjes te shkel kemba ne asfalt ose cimento e jo ne balte,qe mengjesi ta gjej lagjen te pastruar gjate nates,qe bashkia te kete hapur cerdhe,kopshte,shkolla shteterore,te vendose stola dhe tavolina per te pushuar pensionistet dhe femijet,te kete kende lojrash dhe sportive,lulishte,ndricim rrugor etj,meqenese banoret paguajne miliona leke ne muaj per taksat vendore!
          Dhe te gjitha keto te ndertohen jo ku i intereson imazhit fallco te pushtetit,por ne perpjestim te drejte me sasine dhe dendesine e popullsise per m/2!
          Jo te mbushe qendren e Tiranes me zbulurime dhe modernizime,ndersa periferite,3 km larg qendres jetojne si ne GETO!
          Ulu ne toke,gjerman,se po e mban veten sikur je princ i Dubait!
          Se keto mend qe ke ti,i ka edhe Rama,prandaj u nis per ne SHBA,duke shpenzuar qindra mijra dollare gjoja per vaksinat,kur BE dhe OBSH deklarojne se do t’i japin Shqiperise vaksinat FALAS!
          Te keshilloj te zberthesh kete fjalen popullore se,

          -“Une ZOT,ti ZOT,po gomarin kush e kullot”?

          Duhet kullotur gomari,AGA e jo pordhet e Rames!

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit December 6, 14:26

            O Shpirag, une jam ulur. Kam ikur fare. Ulu me kembet ne toke edhe ti. Si I thone, Ulu mal te shikoj fshane… Ulu Shpirag te shikoj Mbreshtanin. Keto qe thua ti jane evidentime, I gjen ne fejsbuk me tonelate. Kryeredaktori qe thua ti ka marre kater rreshtat e ndryshimit kushtetues dhe po na thote qe i gjithe ky Teater me komisione, bisedime, deklarata, etj paska qene fshirja e nje fjale te vetme, koalicionit. Ashtu si une po thote edhe ai qe duopoli s’po le shteg per forca te tjera qe te mundet ti konkurrojne.

  11. NNP December 4, 23:35

    KUR KE TRU POR S’TE BEN BYTHA
    MOS LLAP KOT POPULL MAVRIA
    GOMARIN E NXJERR NGA BALTA
    FUKARAJA JO PARTIA

    Reply to this comment
  12. Tori December 5, 09:22

    4 dhjetor 91 = zi kombetare.Ne me zi kombetare kemi qe me 29 nentor 44 dhe s?kemi per te dale kurre nga kjo zi derisa te jemi simpatizante te flakte partish dhe te mos mendojme kurre per jeten tone.

    Reply to this comment
    • Bertrand December 5, 09:51

      Ndersa me njerez si ty,o Tori,do jemi ne ZI kombetare sa here qe te mos jete ne pushtet RRACA JOTE ballisto zogiste,bashkepuntore me pushtuesit!

      Reply to this comment
  13. 4 dhjetor 1991=zi kombetare December 5, 22:47

    Zoti Shpiragu !

    Me beri pershtypje kjo fjali e juaj me poshte ku shpreheni:
    .

    <<<<<>>
    .
    Me lejoni nje spjegim te thjeshte:
    .
    Qe te sherohet nje semundje ne fillim
    gjendet virusi ( virusaliu)
    dhe pastaj te jepet receta per sherim:
    .
    Mbasi po diskutojme votimet jane pikerisht prishja e votimeve e 31 marsit 1991 nga nje eskorte antishqiptare..sepse ishin dhe do te mbeten votimet me te mira ne Shqiperi per te gjithe kohrat;
    .
    Shkojme me thelle akoma:

    Ne deponimet e tij Izet Haxhia jep deshmi lemeritese duke thene se

    Ne 1 prill 1991 arriti ne seline e PD Elez Biberaj me dy “kompetente”amerikane dhe urdheroi te mos njihen votimet duke udhezuar Azem Hajdari te merrte ca terroriste me vehte per I ti vene zjarrin Shkodres dhe gjithe Shqiperise si u be me te vertete ne 2 prill 1991.
    .
    Pra rruga e vetme dhe me e thjeshte qe te rregullohet ai vend eshte qe ‘Shpiraget” te kerkojne qe shteti amerikan dhe ai shqiptar ne nisin investigimin per masakren e prishjes se votimeve te 31 marsit 1991..prishjen e qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 dhe marrjen pjese te Rajersonit ne votimet e shkurt marsit 1992 qe shenoi “de fakto “ renien e sovranitetit te Shqiperise qe vazhdon dhe sot me kete Republike Ambasadoriale.
    .
    Nuk kam asnje dyshim se Paria e Tiranes jane kuislinge ne kete Republike Ambasadoriale qe e pershkruan sakte Fatos Nano para arrestimin nga Billat dhe Hillat ( sot eshte shperfyteruar) ne gusht 1993 ku thote;<<<Nuk eshte problem se u arrestua shefi I opozites majte..problemi eshte se nga sot Shqiperia nuk do qeverisat nga shqiptaret dhe per shqiptaret..
    .
    Shembulli me lemerites jane votimet e 8 majit 2011 kur edhe pse I ftoi Rama ndodhi e pabesueshmja me Arvizune qe beri nje DIRTY JOB te pa pare ne historine e dipllomacise amerikane duke perveshur menget dhe beri trukun e votive te gabuara ne kutite e arvizuara..biles qe te behej dhe me spektakel moren dhe votat e komunistit Hysni Milloshi..
    .
    Prandaj dhe keto perralla me Venecie apo shakate e Thanos me kualicjone jane per humor..
    .
    Nese “shpiraget” nuk protestojne per te kerkuar falje shteti amerikan dhe bashkimi europjan per invazionin electoral 31 mars 1991….22 mars 1992 ai vend do ta pesoje si ne shekullin e 15-te..
    .
    Nese besoni ne zot apo nder mos u merrni me zgjedhen e zgjedhjeve me keto gallate me kualicjone te Thanos..
    .
    Nuk pretendoj shume vecse te kthehemi nga skllever votues te neveritshem ne skllever votues dinjitoze..

    Epilog:

    Pra zoti “shpirag” qe te shporret kjo klase politike kriminale duhet drejtuar gishti te invadoret elektorale 31 mars 1991-22 mars 1992 ku 4 dhjetori 1991 u kthye ne nje dite te zeze pasojat e te cilit ja kalojne nga demet kombetare dhe 7 prillit 1939
    .
    Ju uroj nje jave te kendeshme dhe te kujtoj se jam nder komentuesit e pare ne Dita qe nje dite pas fitores se 23 qershorit e kam quajtur ate “Pallosh 2 Metrosh..” per fjalimin pervers qe mbajti ne 24 QERSHOR 2013 dhe pak kush e kuptoi qe ishte nje fare “Pal Melyshi” I miqve invadore elektorale te 1991-1992-it

    Reply to this comment
  14. Shpiragu December 6, 09:18

    I shkreti “4 dhjetor 1991=zi kombetare”,qe mendon si Don Kishoti i Mances ,qe luftonte me mullinjte e eres!
    Sipas teje,ne shqiptaret ,per te rregulluar punet tona, te mos merremi me veten,por t’i hapim “lufte” gjithe botes!
    Ne repliken tende me siper i ke dhene te gjitha shenjat se do jeshe o nen mjekimin e ndonje semundjeje sikike,ose nje antishqiptar!
    Per respekt te lexuesve,e jo tendin,po jap arsyetimet e mija!
    E keqja jone fillon e mbaron tek ne shqiptaret!Te gjitha ata qe na kane sunduar prej 30 vjetesh i kemi votuar ne e jo te tjeret!
    Berishen e votuan shqiptaret bile me ulurimat se.
    Berisha ti je bota”!
    Edhe Ramen e votojne shqiptaret,qe ndonese nuk ka bere asgje per elektoratin e majte qe e ka votuiar,ata mjerane akoma gjykojne se “Po iku Rama do vije Basha”!
    Dhe kete e bejne vetem se duan te ruajne vendin e punes ne administrate!
    Pra shesin Shqiperine dhe mbrojne partine!
    Ne kete mjedis mjeran,perfitojne njerez si Edi Rama,qe e ka te sigurte fitoren ne zgjedhjet e ardheshme!
    Atehere kush e ka fajin?
    Per mua fajin e pare,me te madh e ka antaresia socialiste,qe ka heshtur para krimeve te Rames!
    Po Rama nuk ka vrare njeri-do thone socialistet!
    Rama ka VRARE shtetin ligjor,demokracine,ndersa ka nxjerre jashte loje administraten publike!
    Rama i ka mbyllur gojen te 4 milion shqiptareve qe te ankohen,sepse i ka grumbulluar ankesat vetem ne kryeministri!
    Rama ka blere kreret e sindikatave,qe ka bere te mos kete protesta ne vend!
    Rama e ka kthyer shtetin kapitalist ne feudalizem,se te gjitha sherbimet shteterore ua ka dhene privateve,kur ne kemi votuar kete qeveri per te qeverisur,por jo qe ajo te perdore pushtetin duke caktuar “nenkontraktore” private!
    Te gjitha keto kane VRARE BESIMIN E SHUMICES SE SHQIPTAREVE SE KY VEND MUND TE BEHET,prandaj te gjithe mendojne te largohen perfundimisht!
    A nuk jane KRIME keto te Rames?
    Per mua Rama sot eshte fatkeqesia me e madhe e shqiptareve,por opozita e jone nuk eshte kurresesi nje alternative e besueshme per te marre pushtetin!
    E gjithe klasa politike e ketyre 30 vjeteve ka deshtuar duke e cuar vendin 100 vjet prapa duke percare popullin pa kthim!
    Vetem forca te reja atdhetare,jo te djathta apo te majta,por SHQIPTARE mund te marrin ne dore fatet e vendit!
    Por deri me sot NUK KA DALE ASNJE SHKENDIJE sepse te gjithe mendojne per buken e gojes,ndersa Shqiperia u eshte lene lukunise se UJQVE per ta shqyer!
    PS. Me njerez qe kane mendime si ty,o 4 dhjetor,mund te shkohet jo me larg,se wc-ja!
    Nuk ndizen dritat kur nuk ka korent!
    E ti nuk ke korent!

    Reply to this comment
    • asnjeansi December 6, 13:07

      Ore Shpiragu , se po na çan koken si shume ti . Dashke te gjesh menyren per te zhdukur kete klase politike ? Eshte fare e thjeshte dhe nuk do gjithe keto çarçafe me ujra e fjale boshe qe shkruan ti , madje duke qene edhe brenda kornizave demokratike . Zoteri i dashur , mblidh 300 firma , krijo nje levizje anti PD , PS e LSI dhe po pate perkrahje te madhe popullore , ne votimet e rradhes , fito dhe ja ku u permbys klasa e sotme politike . Rruge te tjera nuk njeh demokracia ; neqoftese nuk je i zoti te besh kete , atehere te mbetet mekanizmi tjeter akoma me demokratik : vota jote kunder te gjitheve , ose bojkotimi . Llafet e tjera jane te kota , sa per t’u gjetur ne pune ( neper komente , desha te them) . Nje keshille te vockel po te jap : Mos humb kohen me komente te sterzgjatura e pa buke , se na merzite .

      Reply to this comment
      • Shpiragu December 6, 13:57

        Me fal,asnjanes,qe nuk te kam marre leje ty,qe te komentoj shkurt ,bile edhe se cfare te komentoj!
        Nuk e kam ditur,qe paskemi patur ne Shqiperi njerez kaq filozofe,qe t’u japin mend te tjereve qe sa te shkruajne dhe cfare te shkruajne!
        Me siguri do jesh ndonje militant kellire i rilindjes se dhjere,nga ata qe u sulen cdo komentuesi qe kritikon qeverine!
        Do ta kem parasysh kercenimin tend,por sidoqofte te prewmtoj qe nuk do ha kaq shume…mut si ty!
        Hyyyyy,plehre e ndyre!
        Akoma nuk e ke marre vesh o kellire,se cdo njeri ka te drejten e fjales ta thote ku te doje e si te doje?
        Po ti ku e gjen kete te drejte te me cash trapin mua per sa komentoj?
        Kjo qe ben ti eshte e njejte me ate qe bente dikur Ku Klus Klani ne SHBA kunder zezakeve!
        Se ti vete e pranon ,o kalbesire,kur me kercenon mua ,kur me thua se,
        -” Dashke te gjesh menyren per te zhdukur kete klase politike “!
        Po ti,o kellire cfare kerkon qe me kundervihesh mua?
        Te kane plasur syte qe nuk shikon,qe shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane,gjysma kane marre arratine neper bote,ndersa ketu kane mbetur ca bythelepires si puna jote qe u bejne temena sundimtareve?
        PLEHRE militante e diktatorit antishqiptar Rama!

        Reply to this comment
      • Shpiragu December 6, 18:04

        Za i mencur qenke,o asnjeanes,por po te vesh edhe nje samar,do t’i ngjash gomarit tim!

        Reply to this comment
        • VLONJATI December 7, 13:41

          Ooooo Shpiragu , po pate nge’ , merr nje brisk te mire , ka sa ta duash tani , dhe ia ruaj Rames lart e poshte e poshte e lart , hajt vafsh ne te sat’eme . Nuk ka shqiptar qe nuk ka buke te haje , more idiot .

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim