“Venecia” i përgjigjet Kurtit: Për dekretin e Thaçit respekto GJK

May 5, 2020 18:34

“Venecia” i përgjigjet Kurtit: Për dekretin e Thaçit respekto GJK

Qeveria në detyrë e Kosovës bën me dije se Komisioni i Venecias i është përgjigjur kërkesës së Albin Kurtit për dekretin nga Presidenti për qeverinë e re.

Sipas njoftimit, Komisioni i Venecias thotë se duhet pritur vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por qeveria në detyrë nuk hedh poshtë mundësinë që pas këtij vendimi t’i drejtohen prap Komisionit të Venecias.

“Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar. Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 

l.h/ dita

May 5, 2020 18:34
Komento

3 Komente

  1. Gzim Kulufi May 5, 20:13

    Ju lumte, njeri patkoit e tjetri gozhdes. Zgjedhesit shkojne ne votime sa per sport, pastaj presidenti zgjedh kryeminister nje tjeter!

    Reply to this comment
  2. Tana May 5, 21:32

    njeriun e drejte te gjithe e sulmojne . motratqija miniserbeve z. kurti

    Reply to this comment
  3. Kosovari May 6, 12:49

    Kerkesa e Kurtit per Venecian.vertet me ka habitur,si ka mundur aq thjeshte e lehte te gabohet,Kur pa Vendimim e formes se prere Nga Kushtetuesja e shtetit,Kryeminsitri duke shprehur mospermbajtje, degron Kerkese ne Venician.Kjo eshte vertet nje vetekuptim I nivelit jo lakmues, apo pakuptimesi injoruese .Keshtu, nuk ka guxuar te lejoje vet Kryeminsitri,por e dhe nese “rrjedh “gabimi nga kryemistri,Kabineti eshte dashur t’ia ndal “rrjedhen”gabimin.Kjo eshte per keqardhje me shume per nivelin e jashtem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim