Veting politik, apo djegie mandatesh?!

December 7, 2018 13:09

Veting politik, apo djegie mandatesh?!

 

 

Veting-politika,

s’ka pikë ndërlikimi,

mund të retushohet,

dekriminalizimi!

 

Dhe Venecia vetë,

gjen rrugë më të buta,

kërkon të mos preket,

aspak Kushtetuta

 

Ka qenë shumë e qartë,

për ne gjithë kjo “dramë”,

dhe që në Shtator,

Lulashit ja thamë!

 

Dhe jo se Lulashi,

është fare idiot,

por donte një shkak,

të bënte   bojkot!.

 

U bënë katër muaj,

që vijon bojkoti,

edhe siç po shihet,

vijon kot së koti!

 

Zakonisht Venecia,

nuk del fare hapur,

synon që çdo palë,

të jetë e kënaqur!

 

Ashtu po ka bërë,

edhe këtë herë,

po Lulashit barrën,

ja ka lënë në derë!

 

I thotë pa konsensus,

veting s’bëhet dot,

po Lulash mavria,

është me bojkot!

 

Qëllimit të tij,

Luli që t’ja mbërrijë,

duhet në Kuvend,

menjëherë të hyjë!

 

Tani do kuptohet,

po sosin afatet,

nëse kanë synuar,

të djegin mandatet!

 

Pika referimi,

them se s’kemi fare,

dhe s’dimë nëse “djegia”,

është shpikje shqiptare!

 

Është shpikje shqiptare,

e mortjes Sali,

se ç’ndodh paskëtaj,

nuk e di njeri?!

 

S’e dimë ç’drejtim,

do marri kopeja,

nëse do shkojë vendi,

në zgjedhje të reja!

 

E ka thënë Monika,

m’u këtu ku jemi,

se dy palë zgjedhjesh,

në një ditë do kemi!

 

Tani del zbuluar,

shoku Lulëzim,

se ka pasë bojkoti,

një tjetër qëllim!

 

Dhe nëse vetingu,

ka qënë prej vërteti,

tani do të dalë,

me tamam sekreti!

 

Me tamam do dalë sekreti,

do të dali me gjithë mënd,

se vetingu s’mund të bëhet,

po nuk hytë në Kuvend!

 

Po dhe në Kuvënd po s’hytë,

s’bëhet hataja këtu,

si të jini-të mos jini,

punon Edvini për ju!

 

Në udhëkryqe të gjithë jemi,

me pozitë e opozitë,

dhe s’e dimë kush do të ketë,

dy gëzime në një ditë!

 

A.DUKA

December 7, 2018 13:09
Komento

2 Komente

  1. shqipe-pelivani December 7, 20:50

    Shqiptaret e mire!

    te gjithe ne udhekryq!
    Ulur kembekryq,
    Bejne dhe kryq
    Dhe hane fjalekryq!…

    Reply to this comment
  2. Kris 1 December 8, 10:30

    Ke plotesisht te drejte.Edvini punon e nuk ndalon per Saliun,Lulin,Vishon,Bregun,Boden,Topallin dhe per Like floririn qe bredh i shoqeruar me gazetore maje me maje.Vetingu ne drejtesi ,nje sukses i papare,pune qershish te shurosura.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim