Venezuela kërkon urgjentisht largimin e ambasadores së BE-së, Maduro: Ata që nuk na respektojnë…

June 30, 2020 18:02

Venezuela kërkon urgjentisht largimin e ambasadores së BE-së, Maduro: Ata që nuk na respektojnë…

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi që ambasadorja e Bashkimit Evropian, Isabel Brilhante Pedrosas të largohet nga vendi brenda 72 orësh.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se dëbimi i Isabel Brilhante Pedrosas erdhi disa orë pasi BE-ja vendosi sanksione kundër 11 zyrtarëve të Venezuelës, pasi këta të fundit pretendohet se kanë kryer veprime kundër Asamblesë kombëtare, të kryesuar nga udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido.

Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm vitin e kaluar, por ende nuk ka arritur ta largojë Maduron nga pushteti.

“Nëse ata nuk mund ta respektojnë Venezuelën, atëherë duhet të largohen”, tha Maduro duke folur për zyrtarët e BE-së.

Të hënën, Këshilli Evropian tha se 11 zyrtarë të Venezuelës janë shtuar në listën e të sanksionuarve “për shkak të rolit të tyre në akte dhe vendime që dëmtojnë demokracinë dhe shtetin e ligjit në Venezuelë”.

l.h/ dita

June 30, 2020 18:02
Komento

6 Komente

  1. Nje shqiptar June 30, 19:04

    Eshte Maduro ai qe duhet te kargohet menjehere nga Venezuela. Eshte ai diktatori qe ka shkaterruar tere institucionet e shtetit duke krijuar polici politike qe varet nga partia e tij, duke krijuar Parlament paralel qe varet nga partia e tij, duke krijuar Gjykate te larte qe varet nga partia e tij, duke krijuar sherbimet sekrete qe varen nga partia e tij, duke sjelle me mijra kubane per mbrojtjen personale te tij dhe per te kontrolluar ushtrine. Maduro po pergatitet qe te shkaterroje edhe vete parlamentin , pasi krijoi nje komision qendror te zgjedhjeve jo te ligjeshem, ku bejne pjese 11 personat e sanksionuar nga BE. Keta persona krijuan parlamentin paralel me zgjedhjet fallso 2017 dhe e bene ate president ne 2018. Sot Venezuela eshte ne uri te plote, pa benzine dhe gas edhe pse eshte rezerva me e madhe e botes me hidrokarbure. Sot Venezuela po vuan nga dy virus: MADURO dhe COVID -19. Mjere ai popull qe nuk eshte i zoti te largoje diktatorin Maduro dhe banden e tij.

    Reply to this comment
    • xxx June 30, 20:47

      Guaido i paligjshem grusht shteti nen ndihmen e senatorit nga Florida, Venezuela target sigurimit amerikan. Diversantet amerikane ish-marinsa ne Venezuele qe kapi Maduro se fundmi deshmojne te njejten agresion te felliqur ndaj vendit sic ndiqnin ndaj nesh para ’90es.

      Reply to this comment
    • Arben June 30, 22:18

      Maduro ka fituar zgjedhjet e lira në Venezuelë, ka fituar edhe zëmrën e popullit, jo thjesht votat( siç mbushen kutitë në allbani me bekimin e ambasadorëve

      Reply to this comment
    • titi July 1, 14:47

      Ça të bëjë me ty Maduro?!

      Reply to this comment
  2. Loje e Ndyre PolItike gjithe jeten ! June 30, 19:07

    Nes gjasme te Drejtat e Opozitarit kta shtypin veete me kembet e tyre Te Drejtat e Njeriut
    me te tilla sanksione ,

    si benin dikur me Shqiperine ,

    sepse kto sanksione nuk veprojne aspak ke ky Krimieli

    Maduro ,

    por direkt ke populli i pafajshem . Nuk shiteshin edhe me Shqiperine kta

    Lideret e Principeve dhe Lirive te Njeriut ne Bote

    para se te ndryshohej sistemi komuniste ke ne ?????

    Dhe cfar ben me te ashtuquajturen Demokraci ?

    Sollen nji bombe te padukeshme pokjaliptike qe shkaterroj Shqiperine dhe jeten e shqiptareve , jo

    Sistemi por sepse Kta Te Fortet qe beje Pordhet me te Medha ne Bote ,

    e sabotuan qysh ne lindje ,pra e deshtuan vete ne Shqiperi te ashtuquajturen Demokraci !

    Shiko Shqiperine sot me probleme pafund per popullin
    politike corbe Djalli ,
    papuenesi , s’ka Drejtesi ,shendetesia shkollat arti etj

    institucione jo ashtu si duhet aspak funxionale per shoqerine ,
    por edhe
    per Shtetin dhe pa asnji te ardhme ,por dhe vetkerceuese se na futen Djallin brenda Shqiperise

    duke na e shndruar nee Arabistan ,prishen Industrine

    e gjithcka ku dilir punesoheshin 3-Mio qytetare shqiptare

    brenda nate duke na mashtruar see do ju biem Industri

    te zhvilluar Perendimore dhe e lane
    Shqiperine Toke te Djegur

    dhe shqiptareve i thane – beni cte doni .
    Per ju ne si Te Fortet e Botes,
    kemi paarashikuar qe ju te operoni

    ktej e tutje ne kte jete ” Demokratike “SI kriminele

    kte role i rezervuan shqiptarit kta qe sprucojne helm kudo

    Dhe Maduro e di se kush jane kta dhe cfare duan dhe u jep reston .
    Bote e Djallit s’ka Drejtesi por Monstra

    Reply to this comment
  3. On June 30, 20:53

    Bravo….me ne tallen gjithe diten….kufijte I mbyllen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim