Venezuela në gjendje të jashtëzakonshme
Nga Arkiva
Parlamenti venezueljan i dominuar nga opozita,me në krye Juan Guaidon ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme pas pesëditësh në mungesë të energjisë elektrike.
Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur u akuzua si personi përgjegjës për mungesën elektrike në vend , por kritikët reagua duke u shprehur se ishin mungesa e investimeve prej shumë vitesh në rrjetin kryesor shpërndarë që ka sjellë terrin në Venezuelë.
Në dekretin e dorëzuar nga Juan Guaido, ndër të tjera i bëhet thirrje ndërkombëtarëve për bashkepunim. “Gjendja e jashtëzakonshme u dekretua për të gjithë territorin kombëtar, për shkak të situatës fatkeqe të shkaktuar në vend për shkak të ndërprerjes së elektricitetit”, thuhet në dekret.
l.h/ dita
Ne Venezuele qenka zbatuar plani “i zise” se energjise ne dallim nga Shqiperia ku u zbatua plani i “zise se bukes” Plani Trump”kunder Socializmit ne veprim!