Venezuela nxjerr në qarkullim bolivarin e ri “Soberano”

August 21, 2018 17:18

Venezuela nxjerr në qarkullim bolivarin e ri “Soberano”

Venezuela sapo ka hedhur në qarkullim monedhën e re “Soberano”, e cila vlen sa 100 mijë bolivarë të vjetër.

Presidenti Nicolas Maduro po përpiqet që në këtë mënyrë t’i japë një shtysë ekonomisë së rrënuar.

Monedha e re vjen në një kohë kur mijëra venezuelianë vazhdojnë të kalojnë kufijtë, duke u larguar drejt vendeve fqinje, për shkak të mungesës drastike të ushqimeve dhe ilaçeve, ngërçeve politike dhe rritjes së nivelit të kriminalitetit.

Në mesin e trazirave sociale, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se inflacioni mund të mbërrijë këtë vit në një milion për qind.

Ilustrimin më të mirë të gjendjes në vend e bënë disa foto të hedhura pak ditë më parë në internet, të cilat tregonin në mënyrë satirike se në çfarë nivelesh kishte mbërritur zhvlerësimi i monedhës në vend.

Në to tregohej se për një letër higjienike duheshin paguar 2.6 milionë bolivarë, për një pulë 2.4 kilogramëshe 14.6 milionë bolivarë dhe për 1 kg karrota 3 milionë bolivarë.

s.a/dita

 

August 21, 2018 17:18
Komento

2 Komente

  1. info analitike August 21, 20:11

    Shoke ja ku e keni nje tjeter sukses socialist ne bote. Si nuk pame askend nga vendet kapotaliste te vrapoje drejt ndonje vendi socialist por vetem te kunderten. Aman vec mos e quani ceshtje superioriteti se i mbetet qejfi shokeve te partise qe u rriten me perralla me fanare ndricues e carje bllokadash me armiq imagjinare. .

    Reply to this comment
  2. demo August 21, 21:32

    Venezuela eshte qendra e botes ekonomike,,e telenovelave,e shkrimtareve te mira mexit,..Pa Venezuelen globi rrotullohet ndryshe.E bete si ai skeci me koop.e Macukullit
    Po lini mor halete e botes te zhgrryhen ne llumin e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim