Venezuelë, liderit të opozitës i ndalohet të lërë vendin

May 19, 2017 14:01

Venezuelë, liderit të opozitës i ndalohet të lërë vendin

Lideri i opozitës në Venezuelë, Henrique Capriles tha se nuk u lejua që të largohej nga vendi drejt Nju Jorkut, për tu takuar me zyrtarë të OKB-së.

Ndërsa në kryeqytetin Karakas vazhdojnë protestat kundër qeverisë së majtë, Capriles tha se i sekuestruan pasaportën në aeroport dhe se nuk do t’ia kthejnë deri në vitin 2020.

“Unë nuk udhëtova dot dhe nuk do të marr pjesë në takimin me komisionerin e lartë për të drejtat e njeriut. Ata më vodhën pasaportën, pasi nuk di si ta përshkruaj ndryshe”, deklaroi Capriles, i cili shtoi se nuk ka arsye logjike për sekuestrimin e pasaportës së tij.

Capriles konsiderohet si shpresa më e mirë e opozitës për të mposhtur Presidentin Nicolas Maduro në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm, megjithëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme. Capriles tha se do të kthehet mes protestuesve për të demonstruar kundër kësaj qeverie, që po mban vendin peng, sipas tij. Opozita në Venezuelë akuzon qeverinë për keqmanaxhimin e rëndë dhe për krizën e thellë ekonomike në vend, ndërsa ekzekutivi i Maduros vazhdon t’i shohë fajtorët në radhët e opozitës dhe armiqve të jashtëm.

Por, protesta masive popullore që vazhdojnë prej javësh, edhe me mjaft viktima, tregojnë se populli tashmë e ka identifikuar fajtorin dhe kërkon largimin e Maduros e shpurës së tij nga pushteti.

May 19, 2017 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*