Venezuelë, Maduro fiton mandatin e dytë presidencial

May 21, 2018 08:59

Venezuelë, Maduro fiton mandatin e dytë presidencial

Presidenti Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar në Venezuelë.

Megjithatë, procesi zgjedhor është shoqëruar me bojkot të opozitës dhe pretendime për manipulime të votave.

Kandidati kryesor opozitar Henri Falcon e ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne nuk e konsiderojmë të vlefshëm këtë proces zgjedhor, na duhet të mbajmë zgjedhje tjera në Venezuelë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Shefja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, ka thënë se pas numërimit të më shumë se 90 përqind të votave, Maduro ka fituar 67.7 përqind apo 5.8 milionë vota dhe Falcon ka fituar 21.2 përqind apo 1.8 milion vota.

Maduro para mbështetësve të tij jashtë pallatit presidencial në Karakas është shprehur: “Ata më kanë nënvlerësuar”.

Në të njëjtën linjë qëndrimi me opozitën e vendit, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Twitter, misioni amerikan në Kombet e Bashkuara e ka cilësuar procesin si “fyerje ndaj demokracisë”.

s.a/dita

 

May 21, 2018 08:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*