Nga “tubi” te 40 mijë € rrogë në muaj, TEC i Vlorës, zhvatje pa fund

January 3, 2019 18:00

Nga “tubi” te 40 mijë € rrogë në muaj, TEC i Vlorës, zhvatje pa fund

Qeveria ka nënshkruar ditën e ndërrimit të viteve një tjetër koncesion.

Bëhet fjalë për TEC-in e Vlorës, një vepër ikonë e shpërdorimit të fondeve publike, të cilat edhe më keq, në këtë rast janë marrë borxh, një borxh që vijon e paguhet sot e kësaj dite.

Më poshtë mund të lexoni një historik të TEC-it të famshëm të Vlorës përgatitur nga sektori ekonomik në Dita.

*****

Ideja për të ndërtuar një termocentral me naftë të importuar lindi në vitin 2002 nga një studim i kryer nga një konsorcium me pesë kompani të njohura ndërkombëtare, të cilat u punësuan nga një projekt i Bankës Botërore për të analizuar krizën elektroenergjetike shqiptare të asaj kohe si dhe për të propozuar zgjidhjet e mundshme.

Në atë kohë (2002), ekonomia e Shqipërisë po rritej me 6 deri të 7 për qind në vit, gjë që nënkuptonte se konsumi i energjisë elektrike do rritej, por Shqipëria po vuante një nga krizat më të rënda elektroenergjetike në histori, krizë e shkaktuar nga rënia e papritur e prodhimit në hidrocentrale dhe mungesës së linjave të transmetimit dhe kostove të larta të importit të energjisë elektrike.

Vendi përballej me dy alternativa: ndërtimin e lidhjeve të interkonjeksionit me vendet fqinje për të importuar rreth 30-40 për qind të energjisë së konsumuar çdo vit ose ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Sa shumë lekë, sa shumë vite!

Projekti me titullin premtues “Ristrukturimi dhe Gjenerimi i Prodhimit të Energjisë” nisi përgatitjet në vitin 2003, bazuar në studimet e kryera nga një projekt i mëparshëm i Bankës Botërore, i cili qe mbyllur pa sukses.

Fillimisht, projekti parashikonte ndërtimin e një termocentrali me fuqi të instaluar prej rreth 100 MW, i cili do të shërbente për të mbuluar një pjesë të deficitit të energjisë elektrike të vendit, do të stabilizonte rrjetin dhe do të rriste eficencën e e furnizimit me energji në zonën turistike të bregdetit të jugut.

Termocentrali u vlerësua fillimisht të kushtonte 113 milionë dollarë dhe parashikohej të përfundonte në vitin 2008. Në fakt kushtoi në total 130 milionë dhe u mbyll në vitin 2012.

Megjithë kohën dhe paratë që mori, termocentrali rezultoi difektoz, me kosto tepër të lartë dhe praktikisht i papërdorshëm.

Në fund, Banka Botërore e shpalli projektin në një vlerësim të vetin me rezultat “relativisht të pakënaqshëm”, ndërsa shqiptarët aktualisht vazhdojnë paguajnë 130 milionë dollarët e marrë hua për ndërtimin e tij.

Ironike është që termocentrali i Vlorës u mendua si një zgjidhje emergjente për shkak se ndërtimi mund të kryhej brenda një viti ndërsa ndërtimi i linjave të interkonjeksionit me vendet fqinje kërkonte shumë më tepër kohë.

Në fakt, termocentrali kërkoi tetë vjet që të ndërtohej, përfshirë gjashtë vite procedura prokurimi të tejzgjatura, ndërsa linja e interkonjeksionit me Malin e Zi, e cila arriti ta çlirojë Shqipërinë nga kufizimet në import, u realizua pothuajse në të njëjtën kohë – gjithashtu pas vonesave të shumta.

Berisha në TEC-in e Vlorës, qershor 2008

Shifra që askush nuk i llogariti përpara ndërtimit?!

Në vitin 2009, Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri kreu një studim për të parë koston e prodhimit të energjisë nga ky termocentral.

Sipas llogaritjeve të ERE, termocentrali kërkonte 136 mijë tonë naftë në vit. Me çmimin e naftës që në atë kohë ishte 86 dollarë për fuçi, kostoja finale rezultonte rreth 19 cent të dollarit për kWh, ose rreth 21 lekë.

Nëse do të përdorej gaz natyror, gjë që aktualisht është e pamundur, kostoja do të zbriste në 12 cent të dollarit për kWh. Ky është një çmim shumë i lartë në krahasim me çmimin e importit të energjisë elektrike, i cili, në atë kohë ishte rreth 9 cent të dollarit për kWh.

Bazuar në këtë vlerësim, Enti Rregullator i Energjisë i akordoi KESH një çmim prej 21 lekësh për kWh për energjinë e prodhuar nga ky termocentral. Aktualisht, çmimi final i shitjes së energjisë për konsumatorët është gati dy herë më i ulët se kaq.

Diferenca shumë e lartë mes çmimit të energjisë së importit dhe kostos së energjisë së termocentralit të Vlorës lidhet me faktin se pjesa dërrmuese e energjisë elektrike që Shqipëria importon, prodhohet në termocentrale qymyri në vendet e tjera të Ballkanit dhe qymyri është një lëndë fosile shumë më e lirë se sa nafta.

Çfarë ka thënë Banka Botërore për dështimin

Në vitin 2016 në përgjigje të një shkrimi investigativ mbi arsyet e dwshtimit tw njw projekti kaq tw kushtueshwm Banka Botërore ia faturoi përgjegjësinë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KESH.

“Përgjegjësia për zbatimin e projektit, si dhe për dhënien dhe administrimin e kontratave në projekt është e huamarrësit,” tha Banka në një përgjigje me shkrim. “Banka nga ana e saj sigurohet që çdo kredi që jep të përdoret për arsyet që është marrë, përqendruar te ekonomia dhe eficenca dhe pa asnjë konsideratë politike dhe jo ekonomike,” shtoi BB.

Ndërsa KESH tha se “kishte akoma shpresa për ta rivënë në punë”.

“Përpjekjet e vazhdueshme të Koporatës Elektroenergjitike Shqiptare janë tregues i vullnetit për të rivënë në punë TEC-in e Vlorës,” tha KESH nëpërmjet një deklarate të shkruar në qershor 2016.

Dhe në fakt, KESH vijoi të shpenzojë këto vite para për ta mbajtur termocentralin “në konservim” duke vazhduar here pas here “të kryejë studime” shumëmilionëshe se si mund të vihet TEC-i në punë.

Sipas KESH tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që kreu ndërtimin e termocentralit, i kryer sipas procedurave të Bankës Botërore, bazohej në koncepte të gabuara, të cilat nxorën fituese kompaninë italiane Tecnimonti, e cila, përveçse shtyu afatin e përfundimit të punimeve me mbi një vit, u detyrua të ndërtojë dy herë tubin e marrjes së ujit në det dhe në fund, iku ndërsa tubi vijon të jetë i prishur.

Gjiknuri në Vlorë

Historia e “tubit” dhe rroga 40 mijë euro në muaj

Pra problemi me kostot është vetëm një pjesë e telashit. Aktualisht, termocentrali i Vlorës konsiderohet “në konservim” që nga viti 2011, kur tubi i marrjes së ujit në det pësoi një defekt.

Termocentrali është dizenjuar që të ftohet duke marrë ujë në det në një distancë prej rreth 600 metrash nga bregu.

KESH deklaroi se u fut në procedura ligjore kundër kompanisë ndërtuese duke pretenduar se defekti është pasojë e një konceptimi inxhinjerik të gabuar, gjë që e ka nxjerrë impiantin 130 milionë dollarësh efektivisht jashtë funksioni.

Sipas KESH defekti i parë ndodhi më ndodhi më 13 tetor 2009, pas një stuhie në gjirin e Vlorës.

“Defekti shkaktoi hapjen e tubit në një distancë rreth 270 metra nga bregu i detit dhe mbushjen e tij me rërë. Ky defekt u riparua nga kompania kontraktore TCM. dhe punimet përfunduan në korrik të vitit 2011”, thotë KESH.

Por pak muaj më vonë, një defekt tjetër ndodhi. Sipas KESH, më 7 janar 2012, sistemi i ftohjes ndaloi papritmas së funksionuari.

Një mosmarrëveshje lindi mbi shkakun e defektit. Sipas KESH, defekti duhej të riparohej nga kompania Tecnimont, e cila pati fituar tenderin dhe ndërtuar termocentralin. Por kompania refuzoi të kryejë riparimin.

Sipas KESH, ajo deklaroi se defekti është shkaktuar nga një gabim në operimin e impiantit. KESH reagoi duke bllokuar një garanci prej 5 për qind. Kompania iu përgjigj duke iu drejtuar gjykatës së arbitrazhit. Në fund, gjykata e arbitrazhit i dha TCM të drejtë dhe e shpalli KESH-in fajtor.

Që nga ajo kohë, deri tani, KESH thotë se ka bërë disa përpjekje për të gjetur një kompani tjetër që duhet ta riparojë defektin, por pa sukses.

Përgjatë 5 viteve të fundit Dita ka botuar disa investigime lidhur me situatën e TEC-it të Vlorës.

Në një prej tyre, botuar në tetor 2015 u mësua se megjithëse jashtë funksionit, TEC rezultonte me 62 persona të punësuar, ndërsa një inxhinier i huaj për mirëmbajtjen merrte afërisht 40 mijë euro rrogë mujore.

****

Materiali është një përmbledhje e shkrimeve të botuara në BIRN dhe Dita. Titujt dhe nëntitujt janë të redaksisë

January 3, 2019 18:00
Komento

36 Komente

  1. deti October 23, 14:23

    Dhe kjo qeveri plot me karagjoze doli.
    Te pa afte.

    Reply to this comment
    • Tarrasi October 23, 14:44

      RILINDJA = RIBERJA NJE VRIME NE UJE?

      Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... January 4, 01:19

      Jo vetem te paafte por edhe te etur per qyl!!

      Enver hoxha i tredhte te jashtem e te vendit kur vinte puna per sabotazh e korrupsion.

      Megjithe neverine qe kame prej shume nga kujtimet e kohes se xhaxhit e them me ndergjegje se ka ardhur koha qe mundesise per instalimin e demokracise ligjore ne shtetin shqiptar ti kontrollohet pulsi, – une them se ajo perfundimisht ka vdekur.

      Reply to this comment
  2. front October 23, 14:32

    E ka fajin super fuqia e “vogel” energjetike! Berisha nuk la fushe pa vjedhur! Deri kur ,Zoti do te na degjoje ,te denoje kete kriminel?!

    Reply to this comment
    • mirel January 3, 18:38

      Berishes I lumte, se shqiptaret e lane te ndertoje Tecin me qesharak ne bote, dhe vazhdojne ti japin hajduteve te punesuar nga Ramuti Akoma 40 mije euro ne muaj..
      Ju kujtohen studentet e Vlores qe protestuan per kete TEC? Asnje nuk I perkrahu. Ja kostoja. Shqitparet paguajne deficencen mendore te tyre. She mire tu behet. Le te mbajne horrat ne pushtet.
      Me e bukura eshte se TECI eshte I destinuar te deshtoje, por koncesioni I ri eshte planifikuar per ti vjedhur shtetit dhe 58 milione euro te tjera. Kompania qe ka fituar koncesionin do kete kushte kontrate qe si TMC do konsideroje shtetin fajtor dhe do rrjepi 58 milione nga buxheti.
      Nqs shqiptaret jane pak te zgjuar duhet te ndalojne punimet per TEC urgjentisht.
      Qeveria e RAmutit te paren gje qe duhet te kishte bere duhet te kishte proceduar publikisht autoret e kesaj Mega vjedhjeje, por ndodh e kunderta, qeveria vazhdon financon horra dhe qorrat paguajne.

      Reply to this comment
      • Genti January 4, 11:38

        Nuk e ndertoi e planifikoi Berisha TEC-in e Vlores, mos ja fusni kot. Marreveshja e kredise me BB-ne dhe kontratat e ndertimit me kompanite Italiane, u firmosen e vulosen nga qeveria e Fatos Nanos. Po nuk e dini germoni se do ta gjeni. Per mua te gjithe politikanet nje mut jane se xhepin e tyre shikojne, por e verteta duhet thene. TEC-i i Vlores eshte firmosur qe ne 2002-in nga qeveria Shqiptare.

        Reply to this comment
  3. yy le October 23, 16:29

    jo jo. me ke tallni karin juve. po ishte tec ne fier s’kish nevoje te ndertonit te ri, perse nuk arrestohen moterqiret italiane qe kane mashtruar shtetin shqiptare ne kete menyre, po moterqiret shqiptare qe ua dhane kontraten moterqireve italiane perse nuk arrestohen. po ky 40 mije eurshi c’merita dhe kompetenca te medha na paska, kur per mirmbajtjen krejt elementare te atij gjoja tec te vlores ka ne shqiperi sh inxhiniere te zote qe enden rrugeve per buken e gojes dhe jane katandisur si dreqi, qe ate pune do ta benin me sh here me pak leke pa le me euro. kush ishte azgani qe e coi tec ne vlore nderkohe qe ishte tec ne fier dhe fare mire mund te riparohej e te rivihej ne pune e me kalimin e kohes te behej krejt i ri. u hodhen ne mes te rruges plot hallexhinj qe mbanin familjte me buke ne tec e fierit qe te na fusnin loqen ne bythe keta mashtruesit nga italia. duke cuar tec ne vlore kur fieri patozi dhe balshi ishin qytetet inxhinieresh (ata qe kane mbetur pas baterdise se madhe)

    Reply to this comment
  4. yy le October 23, 16:31

    dhe si sh te tjere nga fieri ndoshta ka mundesi qe notin e ke mesuar te kullat e ftohjes, pikerisht brenda tec-it te fierit

    Reply to this comment
  5. Arben October 23, 16:41

    TE GJITHE PARA PARLAMENTIT, TI DJEGIM KRIMINELAT TE GJALLE.

    Reply to this comment
  6. Teci October 23, 17:35

    I hengshi mutin shtetit te Enver Hoxhes. Kur ishte ai ne punonim dite -nate. Erdhet ju qe rrinit pas bythes se drejtuesve komunist, e i pordhet te gjitha nga industria e bujqesia ,arsimi e shendetesia. Thot mire nje komentues ,ju duheni djegur per se gjalli,sidomos kete opozite qe per 8 vjet vodhi e vodhi e tani del e bejne po ata qe vodhene vran gam ,gam si qeni.

    Reply to this comment
  7. Eni October 23, 18:46

    Saliu as kryeministrine nuk e administronte dot,jo se jo as spitalet qe i ktheu ne hale dhe me tendera cdo 2 vjet qe fituesit e tenderave ne ujdi me mirembajtesit e spitaleve prishnin instalimet qe te behej ndonje tender i ri…e jo me tecin.e Vlores. Per mua Edi Rama duhet se pari te denoje ata qe jane fajtor ne kete katraure dhe pastaj mund te aktivizohet TEC-i kur te vije gazi natyror…..Dhe shperthimi ne Gerdec tregon sa e afte ka qene administrata e Saliut….
    Horat ende vjedhin ate pasuri qe na la parademokracia qe na mbajti e na mban dhe sot gjalle….Lulit qe i dhemb varferia e popullit i kerkoj qe ata para 230 mil.euro plus ato qe vazhdon te vjedhe ne forma te kamufluara tua jape fermereve si ndihme solidare qe te lehtesohet nga penalitete e veprave antipopullore e anti shqipetare….qe ka kryer…

    Reply to this comment
    • mirel January 3, 18:41

      Po he pra si do I ktheje luli ato milione? Duke I dhene dhe 14 milione te tjera sic ja dha Ramuti?
      Ke dhe ndonje keshille tjeter per qeverine e Ramiut?
      Meqe I ka mbajtur me petulla deri tani dhe Berishen dhe Lulin thua tju kthehet mendja dhe I cojne ne burg?
      Po Bashkim Ulen si do ta lene, me Berishen apo me Ramen?

      Reply to this comment
      • s.g. January 3, 21:11

        Abolimin e Salih Berishës Fotos Nano dhe PS e atëhershme e bani mjafton të shikosh disa të garniturës së vjeter se si u kooptunë ma vonë në PD mos harrohet destruktiviteti i grupit Meta unë mendoj se Rama e ringriti PS- ën

        Reply to this comment
  8. katarakti October 23, 18:59

    Ky inxhinjeri i huaj po te ishte ne vendin e tij, as 3000 euro ne muaj nuk do merrte. por ka gjetur Shqiperine dhe ben palle. Kemi pasur me pare inxhinjere, mjeke, profesore, shkencetare siç i kishte edhe bota. Por sot ata kane ngelur rrugeve ose jane zevendesuar nga ata te Kristalit dhe kompani ose nga mashtruesit dhe perfituesit e huaj! TEC-in e Fierit e vume ne pune per bukuri qe me 1970-ten dhe tani qe ishim rrote me rrote me Gjermanine, nuk mirembajme dot nje TEC, qe na e kane ngritur te huajt! Hajde Afrike hajde. Dhe te me fali Afrika qe po e ul kaq shume pa te drejte. Duhet te thonja :”Hajde Viçidol hajde. E beme te gjithe Shqiperine si ty”!

    Reply to this comment
    • mirel January 3, 18:59

      katarakto. keto 40 mije euro jane rroga qe vjedh horri Ramut dhe Gjiknuri. Nuk ka naiv te japi rrogen 40 mije euro kur Teci nuk funksionon dhe nuk gjeneron te ardhura. Eshte kontrate me inxhinierin si ata futbollistet nga Brazili. U caktohen mijera euro rroga, dhe ndahen me Ramutin dhe Gjiknurin. Ashtu “paguhen” dhe futbollistet, vidhet buxheti I bashkive nga pronaret e klubeve. E njejta skeme ne permasa me te vogla
      Vjedhje sistematike e gjithe vendit ne cdo nivel te pushtetit. Ashtu dhe gjyqesori
      Po nuk u ngriten njerezit me keq do perfundojne

      Reply to this comment
  9. T-HECI October 23, 20:37

    Ka punuar ndonje dite ky TEC-i ? Une e di qe jo. Ne artikull thuhet qe ka punuar 3 vite (2009-2012).Kete pune e di LSI-ja qe ka patur ministra nga 2009 deri ne 2013 Dritan PRIFTIN, Nasip NACON dhe Edmond HAXHINASTON. Sot kjo pune eshte “HARRUAR” ???

    Reply to this comment
  10. petraq October 23, 20:42

    ne borxhet e ish qaeverise berisha ne se ben pjese teci i vlores i cili nuk ka punuar asnje dite dhe a eshte mare ne dorezim nga qeveria socialiste,vetem per kete tec ish kryeministri te shkoje ne litar.

    Reply to this comment
  11. emigranti gjermanise October 23, 22:10

    ec aty minister malok gramshi, ec ec tec, gri sallate qe te mos e lesh thate.
    turp, gjithe ata leke qe mer si rroge minister per te bere nje mal me mut.

    Reply to this comment
  12. mirel October 24, 12:56

    Ti merrni te keqen Berishes te gjithe dhe gjithe larove te tij, me Ramiun bashke
    Njerez indiferente qe dine vetem te pine kafe dhe te shikojne futboll
    Ku eshte patriotizmi kur vendi vidhet me qindramiliona?
    Hani fara luledielli

    Reply to this comment
    • I papuni (Msc ing elekt) April 12, 10:05

      Te lumte goja Mirel. Ne jemi pergjegjesit kryesore per vjedhjen e vendit. Ne e dime qe patriotizmi eshte te shash greket e serbet, por nuk e dime qe patriotizem eshte ta duash vendin tend dhe ta mbrosh edhe nga keta pushtat qe na qeverisin….
      Dicka me habit mua! Per cfare duhet gjith ai personel, nderkohe qe tec nuk punon? Aty duhet ndonje roje. Ca duhet ing 40 mij eurosh!!???

      Reply to this comment
    • prizem January 4, 00:43

      Duhet degjuar ky mirel se ka ardh nga gopi i semes, dicka di dhe duket qe nuk ha mut kot…

      Reply to this comment
  13. V,Duka October 24, 12:56

    Rendesi ka te behen reformat; c’ rendesi kane per Shqiperine parat apo evorote !!!!!
    …..populli ka plot bare per te ngrene e shtruar per te fjetur.

    Me respekt te madhe per reformuesit. V.Duka.

    Reply to this comment
  14. shpatar October 24, 16:14

    Pse egziston ky TEC pyesni Saliun qe e miratoje dhe Ramen qe e mban si dopio 6 ne dore. Rama nuk ka cte beje.Mbas TECit fshihet nje nga skandalet e firmave Piramide te ngritura per pastrim parash .Vetem dalja para gjyqit e Berishes do te nxjerri zorret e pleksura te Shqiperise nga 93 e deri tani .Ne keto ceshtje, si nendecia 105, fshihen te gjitha poshtersite qe jane bere ne kurizin e popullit shqiptare .Nuk jane vetem politikanet tane te lyer ne to por dhe shume perfaqsues anonim te Aleatve qe kane perfituar nga idiotizmat e politikanve shqiptare.
    Jemi miq ,ju duam e dim qe na doni .Kapitalizmi keshtu ka qene dhe keshtu do funksjonoi dhe per ju .Me kete formule ,qe te luash, duhesh te jesh shqiptare patriot e jo vegel e shitur. Ndryshe ketij populli laku nga fyti kurre ska per tju hequr . Sic kerkon Rita ,ne Kosove, te hiqen politikanet egzistues,keshtu do te kerkoja dhe une per te Shqiperise .Por e di qe kjo eshte e pa realizueshme .E kesaj i thon :Pirt.. te shfryesh se te bene mire .
    Ky TEC dhe gjithe bemat e demokracise shqiptare kane lene pasojat e tyre ne popull .Ne kohen e Diktatures 30 % e popullsise ishin psikopate e te stresuar .Tani 80 % jane te tille sa qe nuk arrijne dhe Aleatet te kuptojne pse ndodh keshtu me shqiptaret ne Shqiperi e Kosove. Fenomeni, nga nje shtypje ne zgjidhjen e oshkurit sigurishte qe do te linte, nga pas per popullin shqiptare, keto fenomene qe do te na duhet kohe te marim formen qe duam .Dy breza nga sot jane pak .Dhente Zoti e nderrofte stomakun e shqiptarve .

    Reply to this comment
  15. Maili te dalime.. January 3, 19:09

    Nuk ka ilic tjeter per Shqiperine:
    Populli duhet t’i beje thirrje ENVERIT te ngrihet vetem 24 ore per ta shpronesuar kete klase te ndyre politike!
    Vetem nje si ai mund ta cbeje kete lesh-e-li 30-vjecare.

    Reply to this comment
  16. Maili te dalime.. January 3, 19:09

    Nuk ka ilic tjeter per Shqiperine:
    Populli duhet t’i beje thirrje ENVERIT te ngrihet vetem 24 ore per ta shpronesuar kete klase te ndyre politike!
    Vetem nje si ai mund ta cbeje kete lesh-e-li 30-vjecare.
    Vetem nje si AI!

    Reply to this comment
  17. Niku January 3, 19:20

    Kjo eshte nje tjeter GROPE qe Saliu i la kessj Qeverie

    Reply to this comment
  18. Vito Kermilli, shoku i Nikos qe mashtroi me kultivimin e kermillit January 3, 20:26

    Personi qe eshte marre me kete projekt nja dita zero deri ne ndertimin e plote te tij eshte “ylli i politikes” shqiptare : Gjergj Bojaxhiu.

    Reply to this comment
  19. MarkoBollano January 3, 20:42

    Pse jepet me koncesion? Pas 130 milioneve per ndertimin dhe shpenzimeve qe behen per konservimin qe jane mbi 50mije euro ne muaj, do duhen edh 58 milione nga koncensionari por ne fakt mw shume nga taksapaguesit. Kur mendon qeveria se ky TEC do te prodhoje energji? TAP-i perfundon ne v. 2020 kurse gazi nga Fieri ne Vlore (TEC) besoj se nuk shkon para v. 2025. Prandaj mendoj se me mire eshte te mbyllet ky muhabet se kur te veje gazi ne Tec ky do te jete amortizuar jo vetem moralisht por edhe fizikisht se do te do kete 14 vjet qe eshte ndertuar dhe nuk ka punuar as 14 ore. Po ashtu do te dalin shume defekte gjate venies ne pune. U bene gjithato shoenzime, te mos behen te tjera.

    Reply to this comment
    • mirel January 3, 21:16

      o Marko, kane planifikuar te vjedhin dhe 58 milione te tjera, TEci nuk ka asnje gjase te japi fitimi. Jane vetem skema vjedhjeje pa fund. Preteksi eshte si ti vene ne pune 130 milione eurot e shpenzuara, por nuk vlen me asgje, leket iken dhe do ikin te tjera

      Reply to this comment
  20. drita January 4, 00:22

    Hileqaret e spekullatoret italiane kane pergjegjsi penale e financiare per kete tec te deshtuar.Nuk e kuptoj si kane ikur pa u lagur nga ligjet.Keshtu kane bere me shume ndermarrje tek ne..

    Reply to this comment
  21. Adih January 4, 02:47

    Dreqi ta marre .Nuk ka opozite fare ketu ne shqiperi te vertete tamam ti cjerre masken ketyre hajduteve pa cipe te PS .Rroga e nje ing me 40000 euro ne muaj ,ja kalon edhe MERKELIT ne Gjermeni ,ajo mer me pak ,ju siguroj …A jeni ne terezi .Kush e ha kete ,pisllek . Nje ing ,perendimor merr roge neto afersisht 3500 euro ne muaj Mire ju thone ndonjehere juve dele qorre ,edhe pak e kini o popull i dhjere ,qe i lini banditet te vjedhin midis dite neper diell.

    Reply to this comment
  22. shaban January 4, 08:32

    Zgjidhja per ramistet eshte gjetur; fajin e ka Saliu dhe me kaq mbaron cdo gje.Edhe se diskutohet qe kane mbi 5 vjet qe 62 punetore marrin rrogen,edhe se diskutohet qe inxhinieri merr mbi 5 vjet nje page 40000 £ ne muaj,edhe se keto mbi 5 vjet drejton Rama fajin e ka Saliu,edhe se kjo ngritja e TEC-it u miratua nga Nano dhe 130 mil£ iken per lesh fajin e ka Saliu.Eshte nje gje qe nuk kuptoj;kur do thoni qe fajin e ka Rama qe pallatin e Bashes megjithse me leje nga kryebashkiaku socialist e prish me buje te madhe dhe me pas i pagoi leket,pse nuk diskutohet qe fajin e ka Rama qe premtoi se plehrat e Italise nuk hyjne ne Shqiperi dhe beri cmos qe ato te vijne sepse ndihmojne ne pasurimin e Shalsit dhe te Rames ne te njejten kohe ,pse nuk diskutohet qe fajin per varferine qe na ka pllakosur dhe ikjet ne mase te popullit e ka fajin Rama qe rri duke u mburrur per mireqenien qe na ka sjelle por akoma e ka fajin Saliu dhe e fundit perse nuk diskuton njeri per borxhin publik qe Rama ngeli duke u ankuar se e ka lene Saliu dhe qe ky po e lante shkoi nga 68% ne 72%.

    Reply to this comment
  23. Toni January 4, 08:46

    A shikoni njeri te dale rrugeve dhe te protestoje per vjedhjet e pafund, derisa burgjet te mbushen plot?! Atehere, mire te na behet!

    Reply to this comment
  24. Zzzzzz January 4, 09:21

    BERISHA E LA MUTIN QE BERI NE 2013 DHE TANI FILLON DHE E NGACMON QE TI MARE ERE….

    Reply to this comment
  25. s.h. January 4, 12:55

    Asnje fjale per protesten disavjecare te ambjentalisteve – Aleanca per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores – kunder ndertimit te tecit – kerkesa per referendum etj. gjithcka e harruar packa se ishte nje levizje qytetare shembullore.

    Reply to this comment
  26. Babale January 5, 20:39

    E lexova me kujdes shkrimin por, nuk e morra vesh shkrimi eshte i Dites apo i Birn me Kesh, nuk kuptova se cfare donit te thoni mjerre ne cfare Tec na ka lene Saliu apo cfare koncesioni do na lere Edi, a marrin 62 persona 40 mije euro rroge apo njeri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*