Vepra apo Autori

October 13, 2019 15:08

Vepra apo Autori

Nga Çapajev Gjokutaj

 

A mund të vlerësohet vepra letrare e shkëputur nga ai që e ka krijuar Kjo është çështja që qendron në thelb të gjithë kontestimeve kundër dhënies së çmimit ‘Nobel’ shkrimtarit austriak Peter Handke.

Dhe s’janë pak kontestime e s’vijnë vetëm nga Bosnjë-Hercegovina, Prishtina apo Tirana.

1.

Gjithë mediat prestigjoze botërore që njoftonin dhënien e çmimit, vinin në dukje se, në rrafsh politik Handke është figurë kontraverse. Dhe e kishin fjalën për qendrimet që ka mbajtur ndaj Millosheviçit si dhe ndaj spastrimeve etnike gjatë luftrave që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Për nobelistin e sivjetëm Milosheviçi ka qenë e mbetet figurë tragjike, paçka se mbi të bien përgjegjësi të padiskutueshme për vdekjen e gati 200 mijë njerëzve, paçka se këto përgjegjësi nuk mbeten vetëm në rrafsh opinionesh: një tribunal ndërkombëtar e ka gjykuar e gjetur fajtor për krime lufte e genocid.

Qëndrimet kontraversiale të Handkes bëhen edhe më të dëmshme kur përpiqet të relativizojë genocidin serbomadh në Bosnje-Hercegovinë pas sloganit ‘të gjitha palët kryen krime lufte’. Vetëm një tendenciozitet ekstrem shoqëruar me fantazi të çartur mund të të shtyjë të thuash se masakra e Sebrenicës, ku u masakruan 8 mijë burra e djem, është sendërgji e myslimanëve boshnjakë.

Duket qartë se qendrimet e Handkes për këto ngjarje e personazhe janë thellësisht subjektive e larg realitetit. Arsyet mund të jenë të shumta, por ka gjurmë të dukshme që të shtyjnë të besosh se lidhen me qasje shoviniste e raciste.

Dashuria e nobelistit të sivjetëm për serbët dhe Serbinë do të ishte krejt e justifikuar nëse do të buronte nga rrënjët e tij amtare sllovene apo arsye të tjera, qoftë edhe krejt vetjake e subjektive dhe nuk do të ngatërroheshin me simpati e antipati ndaj besimesh fetare që kundërvenë ortodoksizmin serb me myslimanizmin e boshnjakëve a atë të kosovarëve.

Kështu mund të shpjegohej mbase konvertimi i tij në ortodoks, apo dëshira për të milituar nën petka murgu: ‘Hera-herës, citohet të ketë thënë, do të dëshiroja të isha murg ortodoks serb dhe të luftoja për Kosovën’. Më açik shpreh motivime intolerante e raciste në një rast tjetër, kur stigmatizon tribunalin e Hagës që gjykoi Milosheviçin dhe s’përmbahet të shpotisë gjyqtarët, jo nisur nga vlerat dhe aftësitë individuale, por nisur nga përkatësia etnike e raciale, njerin e quan ‘negër xhamajkjan me mjekër të bardhë’, kurse tjetrin ‘jugkoreani i të drejtës së pengut’.

Parë në këtë aspekt nuk e ke lehtë të pranosh se një personalitet i tillë, me shfaqje intolerance etnike, fetare e raciale, mund të vlerësohet në rang botëror, duke i dhënë Nobelin.

Por  një nga anëutarët e jurisë dhe sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze, në përgjigje të kritikave, i tha The New York Times se Handke u zgjodh sipas kritereve letrare dhe estetike dhe sqaroi se “nuk është mandat i Akademisë që të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike.”

Fakti është se nuk ka asnjë reagim kundër nobelistit të sivjetëm që të ketë marrë shkas nga niveli i veprës së tij, përkundrazi pranohet gjerë si një nga shkrimtarët e shquar bashkëkohorë, fitues i një vargu çmimesh ndërkombëtarë, që prej vitesh është përfshirë në listat e çmimit ‘Nobel’. Është fakt i njohur që, i nervozuar nga kjo pritje, pesë vjet më parë u shpreh se ka ardhur koha që ky çmim të mos ekzistojë më.

2.

Duke pohuar vlerat estetike të veprës së Handkes, të njohura dhe të pranuara gjerë, vijmë tek pyetja e fillimit: A mund të ndahet autori nga vepra?

Praktikat e letërsisë botërore në shekuj dëshmojnë se kjo ndarje është jo vetëm e mundshme por, në disa raste edhe e domosdoshme, kurse në shumë të tjera edhe e dobishme.

‘Iliada’ dhe ‘Odiseja’ e Homerit, ashtu si dhe tragjeditë dhe komeditë e Shekspirit janë gurë themeli në ngrehinën e letërsisë botërore por, si ekzistenca e Homerit, ashtu edhe autorësia e Shekspirit janë venë në dyshim.

Sot e kësaj dite nuk mund të thuash me siguri nëse ‘Iliada’ dhe ‘Odiseja’ u krijuan nga gjeniu i verbër antik apo ishin fillimisht cikle këngësh, krijuar e kënduar nga një mori aedësh dhe pastaj mbledhur e redaktuar në dy vepra unike. Kur vjen fjala për çështjet e autorësisë ndër rastet më të njohura përmenden dyshimet e diskutimet nëse korpusin shekspirian e krijoi Shekspiri apo emri i tij u përdor për të fshehur autorësinë e Francis Bekon apo të Kristofor Marlout.

Këto diskutime janë fakte letrare dhe historike, por si leximi i eposeve homerike, ashty dhe ai i  korpusit shekspirian nuk ndikohen fare nga dilemat se kush i shkroi, një aed apo disa; një aktor modest, një filozof i shquar apo një dramaturg aristokrat dhe me emër për kohën.

Autorësia nuk është kusht i domosdoshëm për ekzistencën e veprës letrare, ka me dhjetëra vepra të traditës gojore dhe asaj të shkruar që na vijnë anonime. Por vështirë të thuash se leximi i vedave indiane, i epit të Gilgameshit, apo i miteve klasike greke humbet gjë ngaqë nuk njohim autorët.

Shkëputja e autorit nga vepra rezulton të jetë edhe i dobishëm. Më shumë se gjysmë shekulli më parë Roland Barthes shkruante esenë ‘Vdekja e autorit’ si një grishje që leximi dhe interpretimi i veprës letrare të mos ndikohej nga biografia e autorit, as nga synimet e shpallura prej tij, por të buronte nga marrëdhënia e tekstit me lexuesin. Autori përcakton veprën kur e ka mbi tavolinë, në periudhën e krijimit, por kur kjo publikohet leximet, përjetimet, interpretimet përcaktohen nga lexuesi ose më saktë nga marrëdhenia tekst – lexues.

3.

Parë në prizmin e këtyre fakteve dhe qasjeve, janë të lavdërueshme synimet e jurisë së Nobelit për të vlerësuar veprat, vlerat e tyre estetike e gjuhësore dhe për të injoruar a së paku për të lenë në perferi pikëpamjet politike të autorit.

Por, si në të gjitha punët e të vdekshmëve, është tjetër gjë synimi, e tjetër gjë rezultati. Dhe duket se juria e këtij çmimi prestigjoz bën pjesë në mbretërinë e të vdekshmëve. Për më tepër se politika apo politikat janë këmbëngulëse dhe tinzare, ti mund t’i përzesh nga dera, ato hyjnë nga penxherja.

Janë të padiskutueshme psh vlerat e prozës së Naguib Mahfouz apo Mo Yan, por vështirë të përfytyrosh  se do të fitonin Nobelin nëse do të merreshin thjesht si krijues, dhe jo edhe si përfaqësues të dy kulturave dhe gjuhëve të mëdha, por pothuajse inekzistente në listat e akademisë suedeze. E, po të ikësh pak më thellë në kohë, mund të thuash se prozat historike dhe biografike të Winston Çurçillit kanë vlerat e veta, por vështirë të laureoheshin po qe se do t’u mungonte hija e kryeministrit dhe politikanit të shquar.

Mund ta shpallësh parimin ‘çmojmë vlerat estetike’ por, jo gjithmonë ia arrin sepse nga të thenët në të bërë shtrihen hapsira të tëra ujore, sidomos kur ke të bësh me vlerësime estetike dhe shije. Jo rallë psh fituesit e çmimit Nobel janë parë me dyshim dhe kanë ngjallur diskutime të gjera, nëse janë ose jo në nivelet që ka shënuar përzgjedhja mbi njëshekullore e këtij institucioni prestigjoz. Për t’u bindur mjafton të kujtojmë laureimin e Dario Fo, Bob Dylan etj.

Synimi për të ndarë vlerat estetike nga ato politike vështirësohet edhe nga vetë praktikat që ka ndjekur vit pas viti juria suedeze. Autorë të ndryshëm janë laureuar jo vetëm për vepra të mirëfillta letrare si romane, drama, poezi por edhe për tekste publicistike që jo rrallë, për vetë natyrën e tyre janë më pranë politikës sesa estetikës. Mjafton të kujtojme se në vitin 2015, Nobeli iu dha gazetares Svetlana Alexievich për gjini të tilla si ese dhe histori.

Kjo të kujton se shumë nga pikëpamjet nacionaliste e shoviniste laureati i sivjetëm i ka shprehur jo vetëm në intervista e fjalime, por edhe në esenë ‘Udhëtim mes lumenjve: Drejtësi për Serbinë’, vepër që ka ngjallur reagime të ashpra për relativizimin dhe pastaj marrjen në mbrojtje të genocidit serbomadh.

Bota e sotme po kaplohet nga intoleranca etnike, fetare e raciale. Të ngresh në piedestalin e vlerave të shquara humane autorë që me veprën dhe qendrimet e tyre i kanë fryrë zjarrit të intolerancës ngjan, në mos si pandjeshmëri, të paktën si luks i tepruar.

*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
October 13, 2019 15:08
Komento

9 Komente

  1. Biometri October 13, 15:10

    Jepjani gjeniut te Surelit

    Qe kur vjen puna te Mitati na thote qe duhet pare vetem vepra letrare

    Ndersa per kete pijetarin e Nobelit thote se ndjen peshtirosje

    Dyfytyresia eshte tipari me i neveritur i Rilindjes qe ndyu dhe emrin e bukur te Rilindjes

    Reply to this comment
  2. ETHEM LALAJ October 13, 16:07

    SHUME SAKTE.
    -ENVER HOXHA ISHTE UDHEGEQS DHE FITUESI I LNÇ DUKE U BASHKUAR ME KUALICIONIN ANTIFASHIST BOTEROR.
    1-DHE PER KETE KA MERITEN TE QENDROI NE PIEDESTAL,PAVARSISHT SE ÇTHON BALLISTET,LEGALISTET,ZOGISTET E KO..!
    2-PAS LUFTE NEDERTOI VENDIN ME FORCAT E VETA,QE PAS 1992 ATO VEPRA TE MEDHA U SHKATERRUANE NGA PINJOLLET E SHTYRE NGA UDB+KGB+ASFALIA..
    3-DUHET DENUARE PER ASHPERSIMIN E LUFTES SE KLASAVE DERI ELIMINIMIN E SHOKEVE TE TIJ.
    4-VEPRA E E.HOXHES TE PASQYROHET NE MUZE,NDERSA BUSTI TIJ TE LARTESOHET NE GJIROKASTEREN KU LINDI.
    5-BUSTI A.ZOGUT TE DERGOHET NE BURGAJET DHE HISTORIA E TIJ TE NGJYROSET NE MUZE.
    -DHE KESHTU TE VEPROHET PER TE GJITHE DREJTUESIT QE KANE DREJTUAR KETE VEND PER 107 VJET.DHE TE THUHET E ZEZA MBI TE BARDHE..”S.BERISHA URDHEROI VRASJEN E 4 PROTESTUESVE NE 21 JANAR 2011..”ETJ.PIKE.

    Reply to this comment
    • nje qytetar October 14, 08:48

      O Lala Teme, perderisa thua se Enveri duhet denuar per ashpersim kufte klasash deri dhe eleminim te shokeve, c’ha marmallate kot o torollak e vazhdo dhe e larteso ate bajge? Jo per gje po tregohesh tamam budalla asgje me teper.

      Reply to this comment
  3. Limani October 13, 16:43

    Ne anonimët këtu flasim edhe plot pallavra dhe punë e madhe , anonimë jemi , por , një njeri publik si Çapajevi , të cilin unë s’e njoh fare , duhet t’i mendojë llafet kur i hedh në letër sepse , siç ka thënë latini- scripta manent, verba volant !
    Një tribunal nderkombëtar e ka gjykuar e gjetur fajtor Miloshevicin , për krime lufte e genocid , thotë Gjokutaj !
    Kjo nuk është e vërtetë , nuk ka një vendim gjykate te tillë , për të qenë patriotë s’kemi pse gënjejmë .
    Ky austriaku , siç duket , është antiamerikan dhe kap anët formale, që Jugosllavia u sulmua nga NATO pa vendim të Këshillit të Sigurimit apo që Kosova u shkëput pa një referendum popullor …….
    Do ishte me interes që një gazetar i yni t’a intervistonte këtë kontrovers që guxon të eci kunder rrymës .
    Apo pikerisht se ecën kunder rrymës , e shpërblyen me çmimin e madh ?!

    Reply to this comment
  4. Tre$hi maÇ October 13, 21:27

    Bejani dopjo ketij, po thuaji te pije rakine jo mende, Handkerchief me qyra!

    Reply to this comment
  5. misteri October 14, 05:32

    I nderuari Capajev, cili eshte perfundimi juaj? Vepra , apo autori? Se nuk mund ta shpjegosh se si Kadareja ja kushtoi veprat e tij me voluminoze e kryesore nje diktatori si Enver Hoxha???? Ai u mahnit nga personaliteti i Enver Hoxhes , kur e takoi???? A nuk eshte e njejta gje ne parim ? Kadareja nuk e kuptoi dot se pse ky autor ushqente simpati per Milloshevicin, se nuk e shpjegon dot se si e dogji vehten duke shkruar per Enverin. Ka shume cudira ne kete bote….

    Reply to this comment
  6. levend osmani October 14, 07:18

    Analiza e Capajev Gjokutaj eshte e pambaruar. Pse eshte e tille,prandaj dhe redaksia e gazetes e ka plotesuar me shenimin ne balline, duke e nxjerre Edi Ramen jo me dy por me dyzet fytyra. Ky pervers po merr ne qafe shqiperine dhe shqiptaret lajne fytyren me peshtymat e tij. Jemi popull, a cfare qeniesh te gjalla jemi qe e votojme kete te pafytyre?!

    Reply to this comment
  7. agon October 14, 09:10

    Me kujtohet nje thenie e nje historiani turk qe thoshte, lutjuni zotit te mos behen te vetdijshem per ate qe kan qene, fliste per shqiptaret(arbereshet, iliret)! Pastaj me kujtohet ngulmimi dhe perkushtimi qe i ka kushtuar europa duke filluar nga Rusia e pastaj me rradhe shume te tjere qe ta ndanin kombin shqiptar(ilir) duke i dhene perkatesi fetare dhe gjuhe te tjera dhe shof sot se si gjykon Hollanda dhe Franca lidhur me hapjen e negociatava per shqiperin dhe maqedonin e veriut ku me shume se gjysma e popullsis eshte ilire dhe pastaj degjoj edhe per kete nobel qe i jepet nje shkrimtari racist shovinist kunder shqiptareve! Sepse neqoftese nuk e dini komplet ishulli ilirik i riquajtur ballkanik ne studimet e fundit qe jane bere mbi ADN e banuesve te tij na dilka se mbi 80% e popullsise ka te njejten preardhje ate ilirike, qe do te thote edhe pse flasin gjuhe te ndryshme edhe pse kane perkatesi fetare te ndryshme qenkemi po ne… Nuk e di ne kjo do na ndergjegjesoi apo jo ndonjehere por di qe gjithmone jemi vrare me njeri tjetrin sepse kemi pare shtrember njeri tjetrin… pastaj per inat kemi nderruar fene e gjuhen dhe tani jemi ketu ku jemi te copetuar me keq se nje pjate frutash e quajtur maqedonia…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim