Veprimet që neglizhojmë por që janë me rëndësi për shëndetin

March 13, 2018 14:23

Veprimet që neglizhojmë por që janë me rëndësi për shëndetin

 

Pavarësisht përpjekjeve për të qenë sa më të pastër e të kujdesshëm për higjenën, ne sërish bëjmë gabime nga mos dija ose për ndonjë arsye tjetër.

Më poshtë iu rendisim disa nga gabimet më të zakonshme higjienike që duhet të zgjidhim menjëherë:

Kafshojmë thonjtë kur jemi në stres.

Ky zakon i keq i higjienës mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor. Thonjtë i kafshojmë në mënyrë të pavetëdijshme. Nën thonj gjenden baktere, të cilat seriozisht mund të rrezikojnë shëndetin tonë.

Mos larja e duarve pasi shkojmë në banjë

Sipas hulumtimit, pak njerëz lajnë duart pas përdorimit të tualetit. Shumica e njerëzve mendojnë se nuk është aq e rëndësishme dhe është humbje kohe. Larja e duarve është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të ndryshme.

Pastrimi i veshëve me shkopinj pambuku

Shumica prej nesh mendojnë se pambuku pastron dyllin e tepërt nga veshët. Megjithatë, ne bëjmë kryesisht të kundërtën! Me një shkop, ne shtyjmë dyllin më thellë në vesh, që mund të rrezikojë shëndetin tonë, të dëmtojë timpanin dhe të shkaktojë humbje dëgjimi.

Përdorimi për një kohë të gjatë i furçës së dhëmbëve

Furça e lagësht mbledh baktere të dëmshme për shëndetin tonë. Dentistët rekomandojnë ndërrimin e furçës çdo 2 deri në 3 muaj. Përdorimi më i gjatë i së njëjtës furçë mund të shkaktojë zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës.

Pastrojmë dhëmbët në mënyrë të gabuar

Larja e dhëmbëve është bërë rutinë dhe ne as nuk mendojmë për atë gjatë procesit. Rekomandohet që dhëmbët duhet pastruar për dy minuta, me lëvizje të buta në të gjitha drejtimet. Nuk duhet të harrojmë mishin dhe gjuhën. Shumë probleme të zemrës fillojnë me higjienë të gabuar orale.

Nuk i pastrojmë objektet që përdorim në përditshmëri

Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje pastrimit të kapakut, tastierës, çelësave, telekomandës dhe telefonave celularë.

Përdorim jastëk pambuku

Pambuku mund të shkaktojë rrudha dhe lëkurë të thatë. Në vend të pambukut, përdorni mëndafshin.

Prerja e tepërt e thonjve të këmbës

Nëse pritni gjer në rrëzë thonjtë dhe mbani çorape, ecja mund të bëhet një problem real. Presioni mbi këmbën ose gishtat bën që të ecësh më me vështirësi se sa zakonisht.

l.h/ dita

March 13, 2018 14:23
Komento

2 Komente

  1. MH March 13, 20:30

    Oj.Shkence!
    Po per ato malesor qe gjithe jeten paten jastek kercunin e drunit ne mbeshtetje te kokes.Qe kur i shikoje te ngjanin jo ma pak se 10 vjet ma te ri.Cfar i thuhet keti fenomenit.Keti rrealitetit.
    Ohu,sa ka difekte shkenca me turfullimet e saja.
    Kam plot shembuj,argumente te pa tundeshme qe bien ndesh me eksperimentet e tezave te shkences.Qe per mendimin tem e fus ne grupin e llafazanve shkecore.

    Reply to this comment
  2. Tz March 14, 17:31

    Por dhe nj gje tjeter, pse duhen lare duart mbasi ti ke shkuar ne banjo dhe nuk ke prekur asnje gje me dore pervec se veglat e tuaja?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*