Vera e freskët dhe e shkurtër

July 19, 2018 17:40

Vera e freskët dhe e shkurtër

Po përjetojmë vëren më të freskët dhe më të shkurtër të viteve të fundit. Temperaturat në stinën e nxehtë nuk pritet të arrijnë vlerat 40 gradë celsius.

Madje edhe kjo fundjavë që nga sinoptikanët parashikohet të jetë e nxehtë, termometri nuk do të shënojë më shumë se 35 gradë.

Ndërsa pas vapës së të dielës, java e fundit e korrikut nis me temperatura pranverore dhe me një ulje të ndjeshme prej 8 gradësh.

Sipas meteorologëve, korriku do të mbyllet i freskët e po  kështu parashikohet edhe muaji gusht.

Në periudhën e mbetur të verës nuk përjashtohen shirat sporadik dhe kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe natës.

o.j/dita

July 19, 2018 17:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*