Vera e kuqe, pija më e dëmshme për shëndetin e lekurës

July 8, 2018 19:05

Vera e kuqe, pija më e dëmshme për shëndetin e lekurës

Është thënë shumë herë që alkooli, në përgjithësi, nuk sjell asnjë të mirë, sidomos kur teprohet me sasinë e konsumit.

Mirëpo, specifikisht, vera e kuqe, kur vjen fjala për lëkurën e fytyrës, shkakton probleme edhe më të shumta nga ato që janë përmendur deri sot.

Ka pasur studime të shumta në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por realisht, pirja me sasi të mëdha mund të rrisë edhe rrezikun e sëmundjeve mendore dhe të shkaktojë inflamacion, gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Vera e kuqe mund të jetë pija më e keqe për lëkurën sipas mjekes naturopatike, Dr Isabel Sharkar.

Duke folur për Popsugar, Dr Sharkar zbuloi se lëngu i rrushit i fermentuar pa filtër mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni një gjendje të tillë si rosacea.

“Sheqeri në verën e kuqe është pjesërisht fajtor. Mbingarkon mëlçinë dhe, si rezultat e dërgon atë si sheqer të papërpunuar në gjak ose e kthen direkt në dhjamë shumë të vështirë për t’u djegur.

l.h/ dita

July 8, 2018 19:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*