Vera “e pakëndshme”

August 12, 2017 21:37

Vera “e pakëndshme”

Kjo e sivjetshmja po rezulton një verë vërtet e pakëndshme, e për këtë fajin kryesor e ka “Luciferi”, siç është pagëzuar vala e të nxehtit që mbërtheu Europën.

Mediat italiane shkruajnë se vapa përvëluese ka rritur tendencën e sjelljeve jokorrekte, ndër të cilat përmendet mbajtja gjithnjë e më pak e veshjeve në trup, madje edhe nëpër kisha.

Një çift është fotografuar teksa hynte në kishën Madonna di Portosalvo në Çliento me kostume banjoje.

Edhe klasa politike ka dhënë “kontributin” e saj, me kryebashkiakun e lokalitetit Viarexho, që mbron të drejtën për të hyrë me pantallona të shkurtra në lokale luksi.

Ndërkohë, vendas e turistë përdorin shatërvanet si pishina, monumentet kulturore si lojëra, ndërsa urat e rrugët, shkruan “Corriere della Sera”, janë shndërruar në shtrate ku bëhet seks, pasi siç thotë, bashkë me të nxehtin shtohen edhe impulset ekzibicioniste.

Ndërsa rrjetet sociale kontribuojnë në shpërndarjen e imazheve të pahijshme, duke i ngulitur ato në kujtesën kolektive.

August 12, 2017 21:37
Komento

1 Koment

  1. MH August 13, 13:41

    Ku ka mberritur “emancipimi”.Te hyhet ne Kishe me nji cope bez mbuluar zogun e gufatur me komplet shalet per jashta.
    Neser do kthehet edhe shtrat i domosdoshem si ato te urave dhe rrugave sot.Emancipimi drejt civilizimit bythejasht,cullak.Vendet intimi jane te mbulara me asortiment leshi sic di vetem Zoti qe krijoj boten me keto krijesa me shul dhe kllef.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*