Verona shtohet në garën për Bernard Berishën

December 27, 2015 17:42

Verona shtohet në garën për Bernard Berishën

Nuk është më një sekret që Bernard Berisha do të largohet nga Skënderbeu, por mister mbetet destinacioni i tij.

Nëse sulmuesit Peter Olayinka iu dha mundësia e lamtumirës me tifozët korçarë, diçka e tillë nuk ndodhi me mesfushorin nga Peja, që do të largohet nga kampionët pa patur mundësinë të përshëndetet me tifozët e skuadrës. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes për 24-vjeçarin, që jo pak herë gjatë muajve të fundit ka treguar se viti 2016 do ta gjejë larg Shqipërisë dhe Kategorisë Superiore. Pas Anderlechtit, Baselit dhe Lokomotivës së Moskës, tashmë një emër konkret del në skenë.

Verona kërkon shërbimet e numrit 23 të kampionëve tanë dhe diçka e tillë është konfirmuar edhe nga presidenca Skënderbeut që po shqyrton ofertën më të mirë, në mënyrë që të pasurojë akoma më shumë arkën e klubit.

Lajmi për interesimin e klubit veronez e bëjnë mediat italiane, të cilat evidentojnë që afrimi i Berishës është një dëshirë e trajnerit të mirënjohur, Luigi Delneri, 65-vjeçarit që ka marë drejtimin e skuadrës në fillim të muajit Dhjetor. 24-vjeçari i Skënderbeut është ndjekur me vëmendje gjatë fazës së parë të sezonit jo vetëm në kampionat por mbi të gjitha gjatë ecurisë së kampionëve në fazën e grupeve të Europa League, ku është aktivizuar në të gjitha ndeshjet.

December 27, 2015 17:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*